Franco Frattini, presidenti i Këshillit të Shtetit Italian dhe ish-ministër i Jashtëm i qeverisë së Berlusconit, vdiq dje në moshën 65-vjeçare.
Siç raportojnë mediat italiane, Frattini dha frymën e fundit në spitalin Gemelli në Romë pasditen e së shtunës, ku po trajtohej teksa po luftonte me kancerin.
Ai ishte president i Këshillit të Shtetit dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Punëve Publike në dy qeveritë e Silvio Berlusconit.
Ai kishte shërbyer si Ministër i Punëve të Jashtme (2002-2004 dhe 2008-2011) dhe Ministër i Administratës Publike (1995-1996 dhe 2001-2002), ndërsa nga viti 2004 deri në 2008 ishte Komisioner për Drejtësinë gjatë presidencës Barroso në Komision.
Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi shprehu pikëllimin e tij për humbjen e Franko Frattinit përmes Instagramit, duke theksuar se ai u shërbeu qytetarëve me besnikëri nga cilido pozicion që do t’i caktohej: “Unë do ta kujtoj gjithmonë aftësinë e tij të madhe për të përballuar problemet komplekse me një buzëqeshje. Do të më mungojë, ashtu si ata që patën fatin të punonin me të”. /tesheshi.com/