Policia holandeze arrestoi në Roterdam shtetasin shqiptar, Hektor Mahmutaj, i kërkuar nga Interpoli dhe i dënuar me 25 vjet burg për vrasje.
Tashmë pritet kërkesa nga pala shqiptare për të bërë ekstradimin e tij, ku pritet të vuajë dënimin për vrasjen e një bariu në një fshat të Fierit.
Në momentin e arrestimit në Holandë, Mahmutaj ishte duke i dhënë një makine të vjedhur dhe gjatë kontrollit ka rezultuar edhe me letra false greke.
Hektor Mahmutaj prej disa vitesh jetonte duke u fshehur në Angli, por u zbulua pas denoncimit të ish-gruas për një armë pa leje.
Në atë kohë ai mundi të shmangë ekstradimin. Në vitin 2007 Mahmutaj ishte në Liverpool, ku u dënua me 2.5 vjet burg për armëmbajtje pa leje. /tesheshi.com/