Pas qëndrimit zyrtar të opozitës iraniane, ka qenë një tjetër që ka akuzuar sërish Top Channel, pas sulmit që iu është bërë muxhahidinëve dhe ka paralajmëruar se Teherani, nëpërmjet grupeve të shërbimit sekret do të sulmojë bazën e MEK në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Robert Torricellin, ish-senatorin dhe ish-kongresmenin e SHBA. Torricelli është përfaqësues zyrtar i opozitës iraniane MEK.
Ai, në një deklaratë zyrtare, Torricelli ka akuzuar Top Channel se po mban anën e “një regjimi që kthyen krime”.
“Duhet të shqetësojë të gjithë shqiptarët fakti që agjentët e MOIS arritën të përfitonin nga shtypi i lirë. Këto përpjekje për të helmuar debatin e lirë të kombeve demokratike nuk janë të reja. Kjo ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Kur anëtarët e MEK-ut ishin në Irak, agjentët e regjimit iranian përdorën të njëjtën propaganda. Përmes mediave në Irak u përgatit skenari i sulmeve terroriste në Kampin Ashraf. Gjatë këtyre sulmeve, 140 persona u vranë dhe mbi një mijë u plagosën”. Kështu deklaron senatori Torriceli, i cili deklaroi se opozita iraniane mbështetet nga SHBA.
Në vitin 2014 në Shqipëri erdhën 4 mijë pjesëtarë të opozitës iraniane.
“Ekziston një shqetësim gjithnjë në rritje në SHBA, madje edhe mes anëtarëve të Kongresit, mbi aktivitetet keqdashëse në rritje të regjimit iranian në Ballkan. Opozita iraniane NCRI zbuloi javën e kaluar se regjimi iranian ka emëruar kohët e fundit Mostafa Roodaki-n, një agjent veteran të MOIS-it, si sekretar të parë të ambasadës së regjimit në Shqipëri. Për më tepër pohoi se, “duke paguar para, Roodaki përdor ish-anëtarë për të kryer komplotet e MOIS-it kundër PMOI / MEK”, deklaroi Torriceli. /tesheshi.com/