Sportisti kazak Vladimir Sedov është gjetur i vdekur në një fshat të Kazakistanit dhe sipas dëshmive të të afërmve, peshëngritësi 35-vjeçar ka kryer vetëvrasje.
Federata e Peshëngritjes së Kazakistanit konfirmoi vdekjen e atletit.
“Një natë më parë ndërroi jetë peshëngritësi me përvojë, Vladimir Sedov. Mjeshtër i nderuar i sportit i Republikës së Kazakistanit, pjesëmarrës i Lojërave Olimpike të vitit 2008, kampion i shumëfishtë dhe rekordmen i Kazakistanit, i është përkushtuar sportit që në fëmijëri dhe është vlerësuar me çmime speciale për arritje të spikatura sportive”, thuhet në njoftimin e federatës.
Në vitin 2009, Sedov fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror, por në vitin 2016, ai doli pozitiv për substanca të ndaluara, prandaj rezultatet e tij nga viti 2008 deri në vitin 2016 u anuluan në vitin 2019. /tesheshi.com/