Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ironia: kërkimi i eshtrave greke në fshatin e Pëllumb Xhufit dhe a do e kërcejë Kotzias “devolliçen” në Korçë?

by te Sheshi
20/01/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Ironia: kërkimi i eshtrave greke në fshatin e Pëllumb Xhufit dhe a do e kërcejë Kotzias “devolliçen” në Korçë?

Nga Ylli Pata

Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias do të mbyllen për tre ditë në Korçë, siç bënë në Kretë para dy muajsh, për të vazhduar atë që lanë përgjysëm në ishullin grek.

Siç mësohet, axhenda kryesore e bisedimeve do të jetë konkretizimi i paktit të varrezave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës me italianët, që u krye në territorin shqiptar, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Takimi i Kretës, përveçse u mbyll me demonstrimin e aftësive plastike të Ditmir Bushatit për “Zorba”-n, vallen simbol të Greqisë, solli si pasojë zhbllokimin e pakteve ndërmjet dy vendeve, që edhe pse ishin miratuar prej vitesh, ende nuk ishin venë në zbatim.

E para dhe më e bujshme ishte Marrëveshja e Varrezave. E miratuar në 2009 nga qeveritë “Berisha” dhe “Karamanlis”, ajo jo vetëm që nisi të zbatohet pjesërisht, por edhe u keqpërdor, pasi nisën të kërkohen eshtra ushtarësh grekë në vende ku nuk ishte bërë asnjë luftim apo fushim i armatës helenike.

Kulmi arriti në Kosinë të Përmetit dhe Boboshticë të Korçës, ku me kërkimin e eshtrave u morën  klerikët ortodoksë të Kishës Autoqefale Shqiptare që drejtohet nga Anastas Janullatosi.

Ata gjetën kocka njerëzish që nuk ikën nga kjo bote prej luftimesh e që s’kishin asnjë lidhje me italianët, duke i konvertuar përsëvdekuri në ish-ushtarë.

Pas takimit të Kretës, qeveria e Edi Ramës miratoi që të nisë një proces i gjerë kërkimi, ndërtimi dhe sistemimi i dy varrezave monumentale për ushtarët grekë të rënë në territorin shqiptar, në Luftën e Dytë Botërore.

Financimin e procesit do ta bëjë qeveria shqiptare, ndërkohë që e reja dhe fakti më i rëndësishëm në këtë proces, është se një amerikan, ekspert i famshëm në fushën antropologjike, do të drejtojë kërkimin e eshtrave.

Ky element është dhe risia e të gjithë procesit, që siç duket është shtyrë dhe mbështetur nga qeveria e SHBA dhe që sipas të gjitha gjasave është rënë dakord në bisedën telefonike Rama-Tillerson në gushtin e këtij viti.

Metafora e “Gjeneralit” mitik të Kadaresë do të rimishërohet si legjendat indiane, kësaj radhe jo në spaletat e një ushtaraku në pension nga Italia, por një amerikani veteran që do të nisë kërkimet për eshtra grekësh që u vranë nga italianët e Duçes në tokën shqiptare; një skenë e lakmueshme për këdo shkrimtar apo aspirues letërsie, por që nuk duket aspak një mekanizëm i diplomacisë që shtyn para marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Kërkimet për eshtra do të bëhen në Dragot të Tepelenës, pak pranë Progonatit, fshatit të profesor Pëllumb Xhufit, historianit diplomat, që ishte ndër të parët që demaskoi parodinë e eshtrave para disa vitesh, parodi që fakteqësisht u kthye sërish sot.

Gjetja dhe nderimi i ushtarëve të vrarë në Shqipëri është thjesht një gjest humanitar, padyshim i domosdoshëm. Por mund të bëhet thjesht me komisione teknikësh, pa pasur nevojën e diplomacisë.

Nuk janë varrezat e ushtarëve që ndikojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por çështjet e pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Dhe çështjet e pazgjidhura dihen: heqja e Ligjit të Luftës, që shkrin nga akulli 70-vjeçar, një mal gjigand padrejtësish për mijëra shqiptarë që u dëbuan mizorisht nga shtëpitë e tyre në Çamëri, por edhe Kostur, Selanik apo shumë qytete greke, ku shqiptarët kishin jetuar në paqe gjithmonë.

Më pas është njohja e asaj që quhet “Çështja Çame”. Pra genocidi, masakra, dhuna ndaj shqiptarëve  e kryer jo nga një individ apo disa, por nga shteti grek.

Pas njohjes nis zgjidhja, e cila ka njëmijë e një rrugë që diplomatët mund t’i gjejnë më mirë. Pastaj duhet zgjidhur përfundimisht dhe sa më mirë çështja e minoritetit grek në Shqipëri: ku jeton, sa janë, kush janë dhe ç’farë të drejtash kanë.

Më vonë radhën e ka diskutimi i Zonës Ekonomike në Detin Jon dhe normalisht gjëra të tjera, ku normalisht rëndësi primare kanë integrimi me dinjitet i emigrantëve shqiptarë në Greqi pa pasur nevojë të tjetërsojnë identitete dhe gjeneralitete.

Nuk kemi arritur ende në kohën e Enver Hoxhës dhe Andreas Papandreut, kur realisht u bë një hap i madh në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Tirana e Athina, nga “armiq” u bënë “dy popuj miq” që hapnin pika të reja kufitare dhe shkrinë marrëdhëniet. Si hap i parë, ishte gjigand pas asaj që kishte ndodhur në pragun e shekullit 20 ku “Megalidhea” e “Vorio-Epiri” ishin jo propagandë, por opsione politike.

Por për 27 vjet, Shqipëria dhe Greqia nuk bënë as sa Enver Hoxha, por ecën prapa duke nxjerrë nga dollapet skeletet e frikshme të propagandës së urrejtjes dhe përplasjes.

Ditmir Bushati ka ftuar në Korçë homologun e tij grek Kortzias për tre ditë negociata, ku padyshim do të dalë një konçension politik. Natyrisht për Athinën, pasi Tsipras, ka nevojë të tregohet “kokoroçi” që “zbuti” Edi Ramën dhe ky i fundit ka nevojë për izmën greke në BE.

Por këto janë vetëm arritje për konsum të brendshëm dhe nuk avancojnë aspak realitetin e marrëdhënieve shqiptaro-greke; as varrezat, që për të gjithë janë një remake surrogate  e kryeveprës së Ismail Kadaresë, e ekranizuar madhërisht nga Dhimitër Anagnosti.

Megjithatë, Ditmir Bushatit, të cilin miku i tij Niko Kotzias, i kërkoi të kërcejë Zorbën në Kretë dhe që për “lapsus” para ca kohësh e quajti “Dhimitër” në Tiranë, i takon ta ftojë homologun në një serenatë korçare poshtë dritares së Shkollës së Parë Shqipe.

Në mos, edhe te Pazari i vjetër i qytetit të lozë Devolliçen…/tesheshi.com/

Related Posts

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin
Politikë

Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Akuza e fortë nga Beogradi për Moskën: vrasja e Oliver Ivanoviçit i shërben Rusisë

Akuza e fortë nga Beogradi për Moskën: vrasja e Oliver Ivanoviçit i shërben Rusisë

Shqipja gati të votohet përsëdyti në Kuvendin maqedonas, Zaev i bindur se ligji nuk ka mangësi

Shqipja gati të votohet përsëdyti në Kuvendin maqedonas, Zaev i bindur se ligji nuk ka mangësi

Video që të lë pa frymë, kokëkrisuri udhëton me makinë mbi urën e shkatërruar

Video që të lë pa frymë, kokëkrisuri udhëton me makinë mbi urën e shkatërruar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025
Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni