Në Iran, një biznesmen u ekzekutua me vdekje me akuzën për krime ekonomike, njoftoi TV shtetëror.
Fjala është për Hamid Reza Bagheri Derman, i cili ishte dënuar për “përhapje korrupsioni”, e cila është shkelja më e rëndë e ligjit në Iran.
Në nëntor, Irani ekzekutoi dhe dy biznesmenë, prej të cilëve një tregtar i quajtur “Sultan i monedhave”, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në masë në tregtinë e arit me vlerë qindra miliona dollarë, prej së cilës kishin përfituar nga kriza e monedhës iraniane, njoftoi agjencia Mizan.
Irani nuk publikon statistika zyrtare mbi ekzekutimet. /tesheshi.com/