Autoritetet irakiane kanë miratuar një vendim për të rihapur kalimin kufitar Yamima me Arabinë Saudite pas 30 vjetësh.
“Hapja e kalimit kufitar Yamima u pranua pasi pala saudite ra dakord të hapte anën e saj të terminalit dhe të përgatiste të gjithë infrastrukturën,” tha Shërbimi Kufitar Irakian në një deklaratë.
Deklarata nuk përmendi një datë specifike për rihapjen e kalimit kufitar.
Kalimi kufitar Yamima, i përdorur nga udhëtarët, pelegrinët dhe tregtarët që udhëtonin midis dy vendeve të pasura me naftë, u mbyll në 1991 pas Luftës së Dytë të Gjirit.
Iraku dhe Arabia Saudite rinovuan marrëdhëniet e tyre diplomatike në vitin 2015, të cilat u ndërprenë pas pushtimit irakian të Kuvajtit në 1990. /tesheshi.com/