Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

    Shënjestra e Izraelit te rezervat natyrore në Bregun Perëndimor

    Shënjestra e Izraelit te rezervat natyrore në Bregun Perëndimor

    Pamje: Veriu trazohet sërish, KFOR me “gisht në këmbëz”

    Pamje: Veriu trazohet sërish, KFOR me “gisht në këmbëz”

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Bojaxhi: Koha për t`jua hequr Tiranën partive politike

Nga te Sheshi
09/04/2015
në Artikuj të përzgjedhur, Intervista, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Bojaxhi: Koha për t`jua  hequr Tiranën partive politike

Nga Eva Gjura

Gjergj Bojaxhi i riu nga Tirana i lindur më  28 mars 1974 i shkolluar në Shqipëri dhe ne SHBA ka vendosur të garojë si i pavarur për postin e Kryetarit të Bashkisë së  Tiranës. Pa shpalljes së kandidaturës së tij ne i kërkuam një intervistë për të mësuar më shumë rreth projektit të tij për kryeqytetin. Kërkesë që z. Bojaxhi e pranoi më kënaqësi.

Z.Bojaxhi i është pjesë e një grupi intelektual të quajtur “Ne, Tirana” të cilët sëbashku kanë marrë përsipër përgatitjen e platformës së tij për qeverisjen e Tiranës.  Siç na tha dhe z. Bojaxhi kjo platformë do të paraqitet publikisht gjatë fushatës zgjedhore.  Gjatë kësaj interviste z. Bojaxhi shpalos disa nga piket kryesore të fushatës së tij dhe shpreh bindjen se të gjithë bashkë mund tu japim fund abuzimeve dhe keqmenaxhimit që i është bërë kryeqytetit ndër vite.

Bojaxhi, tashmë jeni kandidati i parë i vetëshpallur për garën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Mund të na thoni pse e morët këtë vendim?

Po unë e kam shpallur publikisht tashme kandidaturën time. Dhe e them me bindje se ky vendim nuk është marrë lehtë. Shkak për marrjen e këtij vendimi ka qenë  situata që ne kemi në vend, mënyra se si ne bëjmë politikë, shqetësimet tona si qytetarë që nuk zgjidhen, e bëjnë shumë të lehtë të marrësh vendime të tilla. Nuk po e gjejmë më veten as të përfaqësuar nga partitë politike, në të gjithë spektrin e tyre. Mendoj se ka ardhur koha që të fillojmë të kuptojmë se partitë politike nuk janë më zgjidhje për problemin që ne kemi qoftë më Tiranë qoftë në përgjithësi në Shqipëri, por kanë filluar të bëhen problem që ne kemi. Dhe ka ardhur koha që ne të fillojmë të gjejmë zgjidhje të tjera, dhe ky kandidim i mbështetur nga një grup qytetarësh është pikërisht një hap i tillë. Unë e di që kjo është një sfidë e vështirë. Gjithashtu është e vërtetë edhe fakti që ne kemi një vend që ka varfëri, që nuk ka një perspektivë për zhvillim ekonomik, për punësim për të rinjtë. Një vend i cili nuk po na zgjidh më problemet që ne kemi.  Duhet të angazhohemi ne me punën dhe seriozitetin tone t’i japim fund  varfërisë, keqmenaxhimit dhe  abuzimit me hapësirat publike.

Ndryshe nga sa ka ndodhur deri me sot ju e shpallët kandidaturën në një vend të hapur dhe ishit i shoqëruar nga disa të rinj, pse kjo zgjedhje?

Simbolika është shumë e qartë. Ne po e bëjmë këtë për t’ia marrë Tiranën, partive politike. Ato janë shkaku që ne kemi sot këtë qytet, që kemi këto problematika. Dhe ka ardhur koha të tregojmë se gjërat mund të bëhen ndryshe dhe mund të jenë të suksesshme duke i bërë ndryshe. Po unë shoqërohesha nga një grup të rinjsh, por ata nuk janë vetëm kaq.  Janë një grup qytetarësh. Profesionistë të cilët janë secili  në punën e tyre në fushën e tyre. Njerëz që nuk kanë nevojë as për punësime në shtet, apo për tendera në shtet.

Është normale se ju keni bërë një analizë të problemeve kryesore para se të shpallnit kandidaturën për Tiranën, mund të na thoni cilat janë problemet më kryesore që ka sot kryeqyteti?

Unë do të thoja që nëse do të përpiqeshim të diskutonim teknikisht, problemet kryesore janë padyshim transporti, trafiku, ajri i ndotur, mungesa e hapësirave të gjelbërta, mungesa e shkollave, ne e dimë që shumica e tyre janë me dy turne. Në këtë këndvështrim duket sikur problemet janë teknike. Ne mendojmë që problemet janë thellësisht politike. Klasa politike e ka përdorur Tiranën si një mandat për të abuzuar, për t’i shërbyer interesave klienteliste dhe kjo është Tirana që ne kemi sot. Ne nuk kemi një qytet pa trotuare e pa rrugë se nuk kemi urbanistë që nuk dinë projekte. Por kemi një qytet pa trotuare e pa rrugë të asfaltuara sepse klasa politike e përdor Tiranën për të kënaqur grupe të ngushta interesi dhe jo për t’i shërbyer qytetit”ë.

Ju mendoni se mund t`i ndryshoni të gjitha këto kur dhe ju vete vini nga politika?

Unë e konsideroj një përvojë politike të nevojshme në mënyrë që të jem sot një kandidat i mirë, i prezantuar përpara qytetarëve të Tiranës. Unë mendoj se nuk do të isha një kandidat i mirë nëse nuk do t’a kisha patur atë përvojë administrative dhe politike.

Të gjithë e dimë që në garë futesh  për të fituar, nëse ju nuk arrini objektivin e vënë, çfarë do të ndodhë me projektin që ju do të shpallni për kryeqytetin?

E para nuk është projekti im. Është projekti i një grupi njerëzish. Unë jam thjesht kandidatura e përzgjedhur për ta përfaqësuar këtë projekt. Dhe përsa kohë qytetarët e Tiranës japin një mesazh të qartë që e duan këtë lloj ndryshimi, e duan një qeverisje tjetër, një qeverisje ndryshe, ne nuk do e ndalojmë punën tonë derisa kjo të bëhet realitet, në Tiranë dhe në Shqipëri, pse jo.  Unë besoj në fitore sepse qytetarët shqiptarë, dhe ata të Tiranës në veçanti, e kanë parë gjithnjë Gjergj Bojaxhiun, si një njeri, si një individ, si një administrator i cili kudo ku ka qenë ka bërë një punë dhe ka punuar për interesin publik. Unë nuk kam bërë kurrë militantin dhe nuk kam mbrojtur kurrë me pathos dikë apo diçka që është e padrejtë. Dhe për këtë kam marrë kudo vlerësimin e qytetarëve të Tiranës, kudo ku kam qenë.

Faleminderit dhe suksese!

                                                                                                                                                             /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Kurti i kujton SHBA-së: Njohët zgjedhjet në veri, po tani?
Politikë

Kurti i kujton SHBA-së: Njohët zgjedhjet në veri, po tani?

30/05/2023
Me ç’probleme përballet Erdogan pas fitores së zgjedhjeve?
Politikë

Me ç’probleme përballet Erdogan pas fitores së zgjedhjeve?

30/05/2023
Basha: PD sot, më keq së dje!
Politikë

Basha: PD sot, më keq së dje!

29/05/2023
Lajme të tjera
Konsumoni çokollatë, ja cilat janë përfitimet që do të keni

Konsumoni çokollatë, ja cilat janë përfitimet që do të keni

Mustafa në Kuvend: Si po e bëjmë “bashkimin” ekonomik me Shqipërinë

Mustafa në Kuvend: Si po e bëjmë "bashkimin" ekonomik me Shqipërinë

Rama takohet për koalicionin me Topin, nisin marrëveshjet e para për zgjedhjet

Rama takohet për koalicionin me Topin, nisin marrëveshjet e para për zgjedhjet

TË FUNDIT

Kurti i kujton SHBA-së: Njohët zgjedhjet në veri, po tani?

Kurti i kujton SHBA-së: Njohët zgjedhjet në veri, po tani?

4 orë Më parë
Dashuria e vërtetë: Davidi kujdeset për gruan e tij “të vdekur”

Dashuria e vërtetë: Davidi kujdeset për gruan e tij “të vdekur”

5 orë Më parë
Tetë gjëra që duhet të dini për blerjen e një Ferrari

Tetë gjëra që duhet të dini për blerjen e një Ferrari

9 orë Më parë
Metrat e fundit të një tuneli

Metrat e fundit të një tuneli

10 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

30/05/2023
Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

30/05/2023
Me ç’probleme përballet Erdogan pas fitores së zgjedhjeve?

Me ç’probleme përballet Erdogan pas fitores së zgjedhjeve?

30/05/2023
Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

29/05/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist