Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

INTERVISTA/ Mimoza Hafizi: Ja ç`fat e pret Shkodrën më 21 qershor

by te Sheshi
09/04/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
INTERVISTA/ Mimoza Hafizi: Ja ç`fat e pret Shkodrën më 21 qershor

Nga Eva Gjura

Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës Mimoza Hafizi gjatë një interviste për ‘tesheshi.com’, komenton zhvillimet më të fundit politike në vend. Ajo shprehet e bindur se me kandidaturën e Keti Bazhdarit e majta do të arrije fitore të merituar në Shkodër. Sipas saj, koalicioni qeverisës hyn në këto zgjedhje i bashkuar dhe e vendosur në betejën e saj për të vendosur shtetin ligjor. Duke hedhur poshtë zërat për një përçarje të së majtës në Shkodër, deputetja Hafizi shprehet se, Shkodra ka një bazë të mirë e të vërtetë socialiste, e cila pas ngjarjeve të fundit po ringrihet më e fortë.

Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. Për qytetin e Shkodrës tashmë është zyrtarizuar emri  me të cilin mazhoranca do të garojë në këtë garë. Mendoni se do t’i fitoni zgjedhjet me këtë kandidaturë në Shkodër?

Keti Bazhdari, me të cilën mazhoranca garon për Bashkinë e Shkodrës, është një grua e re mjaft e veçantë, që spikat për nga guximi dhe kurajoja. Ajo ka lindur në mjedisin e njerëzve të persekutuar nga komunizmi, por ka patur kurajon të ngrihet mbi padrejtësinë e ta sfidojë. Sot gjendet në ballë të një biznesi të suksesshëm, ndërtuar me guxim e energji pafund. Keti vazhdoi të guxojë kur mori përsipër kandidimin në Shkodër, e mori me po aq ngulm e po ndjek plot energji ëndrrën e saj për të drejtuar qytetin ku është lindur e rritur. Keti është bashkuar me ne, me Partinë Socialiste, pasi i ka ndjerë të afërta tiparet e saja progresive. Keti prej shumë vitesh është faktor i rëndësishëm në partinë tonë. Jam e bindur se me këtë kandidaturë ne do të arrijmë fitoren e merituar në Shkodër.

PS nuk ka fituar asnjëherë në Shkodër në pushtetin lokal. Pse mendoni se do të fitoni tani, cila është pika më e fortë e mazhorancës?

Përveç emrit dhe personit, ne hyjmë në fushatë me një koalicion të gjerë që na mbështet realisht. Sot vijmë para elektoratit shkodran si një mazhorancë qeverisëse që po bën histori, në betejën e pandalur për të vendosur shtetin ligjor.

Tashmë dihet nga të gjithë që PS e Shkodrës është ndarë në dy kampe, në njërën anë qëndrojnë mbështetësit e deputetit Tom Doshi dhe në krahun tjetër ata që nuk e mbështesin këtë deputet. Sa mendoni se e dëmton kjo PS-në e Shkodrës në këto zgjedhje?

Perceptimi juaj është i gabuar. Shkodra ka një bazë të mirë e të vërtetë socialiste, e cila pas ngjarjeve të fundit po ringrihet më e fortë. Nga ana tjetër, opinioni qytetar për çfarë precipitoi së fundmi në Partinë Socialiste të Shkodrës është veçse pozitiv, pasi motivi i tij ishte vetëm forcimi i shtetit ligjor.

Opozita ka deklaruar dhe deklaron se PS nuk fiton në Shkodër, votat që ajo ka marrë në zgjedhjet e fundit janë blerë nga deputeti Tom Doshi, keni ndonjë përgjigje për këto deklarata?

Këto janë vetëm shfajësime të opozitës për rezultatin spektakolar të vitit 2013, i cili ka qenë kaq i thellë e historik, sa nuk mundet kurrsesi të argumentohet me blerje votash. Partia Socialiste nuk ka as rekorde blerjesh e as vjedhjesh në të gjithë historinë e saj elektorale. Për më tepër, gjatë fushatës 2013 nuk kam evidentuar asnjë denoncim konkret nga kundërshtarët tanë, nga burojnë këto deklarata sot?

Çfarë do të bëni ju si deputetë të mazhorancës për qarkun e Shkodrës për të bashkuar gjithë të majtën në këto zgjedhje dhe për të marrë votat e atyre që gjithmonë njihen si votuesit gri, ose si të pavendosurit, por që koha ka treguar se nuk janë të paktë?

Ne po përgatisim një fushatë moderne, me premtime të argumentuara, me program të vërtetë. Ne do të jemi bindës para qytetarëve, qoftë me cilësitë e kandidates, qoftë të stafit mbështetës, qoftë të listës së kandidatëve për këshillin bashkiak. Ne do të qëndrojmë në lartësinë e riorganizimit territorial e administrativ, i cili u realizua nga kjo mazhorancë dhe i hap horizont shumë të gjerë zhvillimit të Shkodrës. Ne do të denoncojmë keqqeverisjen e deritanishme vendore në Shkodër, me fakte dhe argumente, për të treguar diferencën.

Ka parti politike, kam parasysh këtu Aleance Kuq e Zi, e cila pretendon se zgjedhjet do të manipulohen ndaj i kërkoi Partisë Demokratike me anë të një letre publike që t’i bojkotojë këto zgjedhje. Keni ndonjë përgjigje për të, çfarë sigurie jep mazhoranca për këto zgjedhje se do të jene të lira dhe të ndershme?

Garancia jonë për zgjedhjet është shteti ligjor që po përpiqemi të ndërtojmë, ndershmërisht për qytetarët dhe pa asnjë prapamendim manipulimi. Garancia jonë është policia e qytetarëve dhe vetëm e qytetarëve. Organi që drejton zgjedhjet, KQZ, është i kompozuar në raporte favorizuese për opozitën, por ne do t’i besojmë kësaj trupe. Ne kemi bërë përpjekjet maksimale që KQZ t’i rrijë larg politikës, ky është kontributi më i vlefshëm që mazhoranca jonë po jep për vendosjen e standardeve europiane në zgjedhjet në Shqipëri.

Keni ndonjë koment për zhvillimet e fundit parlamentare, arrestimi i dy deputetëve duket sikur ia ka nxirë faqen këtij institucioni dhe akuzat që rëndojnë mbi koleget tuaj nuk janë të vogla, po të kemi parasysh faktin se në Kuvend duhet të jenë njerëzit më me integritet?

Arrestimi i dy deputetëve është ngjarje e rëndë, por akti i duhur  në drejtim të standardeve normale të parlamentit shqiptar. Vetë si akt ai jep shpresë që në parlament të ngjallen forca progresive për ta orientuar politikën drejt ndarjes me krimin.

Çfarë po bën mirë dhe çfarë jo qeveria, cilat janë problemet që ka sot kjo qeverisje?

Qeveria po punon fort për vendosjen e shtetit ligjor. Shkatërrimi i drogës, fillimi i pastrimit në sistemin e universiteteve, legalizimet masive, beteja për pagesën e energjisë elektrike, janë vetëm pjesa e dukshme e veprimit të fortë qeverisës. Problemi më i madh që ka kjo qeverisje është kaosi nga u nis. Por ky problem do të kthehet në avantazh gjatë fushatës, sepse njerëzit do ta kenë më të lehtë për të perceptuar sukseset impresionuese arritur gjatë një viti e gjysëm. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?
Kryesore

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025
Të pathënat e Al Pacino-s
Kryesore

Të pathënat e Al Pacino-s

10/07/2025
Strategjia e “kohëve të këqija” në BE
Europa

Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

10/07/2025
Next Post
Pas takimit me Ramën, Thaçi vjen në Tiranë për Bashën

Pas takimit me Ramën, Thaçi vjen në Tiranë për Bashën

Programi nuklear, Rohani: Nuk firmos asnjë marrëveshje po nuk hoqët sanksionet

Programi nuklear, Rohani: Nuk firmos asnjë marrëveshje po nuk hoqët sanksionet

Një kabinet muzike allasoj – gjendet në shkollën e fshatit Tarazh, Mirditë

Një kabinet muzike allasoj – gjendet në shkollën e fshatit Tarazh, Mirditë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni