Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

INTERVISTA/ Lubomir Fërckovski për elitën qeverisëse aktuale në Maqedoni: ata e dijnë që i pret burgu!

by te Sheshi
04/05/2015
in Intervista
Reading Time: 7 mins read
A A
INTERVISTA/ Lubomir Fërckovski për elitën qeverisëse aktuale në Maqedoni: ata e dijnë që i pret burgu!

Nga Memedali Jusufi

Lubomir Fërckovski është ish-Ministër i Jashtëm i Maqedonisë dhe kandidat për President i propozuar nga partia opozitare LSDM. Eshtë gjithashtu një intelektual me diapazon të jashtëzakonshëm, ndër të rrallët në Maqedoni që ligjëron dhe jashtë shtetit në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Edhe pse me formim të lartë prej diplomati, në intervistën e mëposhtme dhënë për portalin ‘tesheshi.com’, ai flet me një gjuhë të troçtë lidhur me zhvillimet politike teksa adreson kritika të ashpra ndaj qeverisjes aktuale, duke mos kursyer dhe një fund për kastën aktuale: burgun!    Sakaq, ai vlerëson se ka një lajm  të mirë nga e keqja e qeverisjes se Gruevskit: që shqiptarë e maqedonas po bëhen bashkë!

z.Fërckovski, ju jeni autor i Kushtetutës së parë në Maqedoni, ajo që u votua pa miratimin e PPD-së, partisë së parë shqiptare në Maqedoni. Kjo kushtetutë  konsiderohej si gjenerator i problemeve në Maqedoni dhe pësoi ndryshime pas konfliktit të vitit 2001. Si mund të flasim për një sistem në daç vlerash, por dhe kushtetues,  që mos të na përsëritet më rasti “Gruevski“ që e drejton shtetin si një despot, pa respektuar as ligj e as Kushtetutë?

Për të pasur shtet funksional demokratik, doemos duhet që shteti të jetë çliruar nga partia; që një parti ose një individ mos të drejtojë shtetin i vetëm. Dhe për këtë propozova para diplomatëve të huaj të miratohet një ligj i veçantë për formimin e qeverisë, i ngjashëm më modelin zviceran, ku  qeveria e ardhshme do të formohej nga katër partitë më të mëdha në vend.

Gjithashtu, paraprakisht duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor në Maqedoni, ngaqë jemi  një shtet i vogël, gjashtë njësi zgjedhore janë shumë për shtetin tonë, kështu që do ishte më mirë që në të ardhmen të kemi një sistem zgjedhor më një njësi zgjedhore. Këtë model të them të vërtetën për herë të parë e kam propozuar gjatë një prononcimi në televizonin Top-Channel në Shqipëri dhe për këtë arsye, u kritikova nga qarqet nacionaliste këtu në Maqedoni pse në krye të qeverisë do kishte dhe një shqiptar.

Është e vërtetë se ky model largon partitë e vogla nga skena politike, por ama katër partive në qeverisje ua pamundëson që të kenë ndikim absolut në gjykata apo pasjen e primatit në media. Qeveria që do jetë e formuar nga dy parti maqedonase dhe dy shqiptare do kenë gjithësecila prej tyre mundësinë që të kenë në krye të qeverisë njeriun e vet, ku në një rotacion të përhershëm do të ndëroheshin dhe kyeministrat.

Ky sistem me vlera të padiskutueshme demokratike nuk është utopi sepse, një qeveri e ngjashme u formua në fillim të shekullit të XX në Republikën e Krushevës të cilën e përbënin tre maqedonas, tre vlleh dhe tre shqiptarë.

Z.Fërckovski, a do ta pranonte partia që është në pushtet këtë model të qeverisjes?

Më besoni që edhe këtë po e diskutojmë.  Partia qeverisëse është e zhytur në kriminalitet dhe drejtuesit e kësaj partie janë të ndërgjegjshëm se do të duhet ta shpëtojnë atë pas procesit të shpalosjes së tërë asaj që ka ndodhur përmes “bombave” të opzitës. Në zgjedhjet e vitit 2011 kur u abuzua me votën e qytetarit, filloi vjedhja masive e shtetit nga disa njerëz dhe është e padiskutueshme se ata do të përfundojnë në burg, sikurse rasti Sanader në Kroaci.

E dini, një kohë të gjatë vuajtëm nga  sistemi që favorizon vulën e partisë dhe jo vlerat.

Një ditë do të duhej që historia të shkruhet në mënyrë parimore, ku të thuhet se bashkëpunimi shqiptaro-maqedon ka funksionuar mirë dhe jo siç e kemi tash.

Çfarë është duke ndodhur tash, si ndodhi t`i kemi marrëdhëniet ndëretnike  më të këqija në historinë tonë të përbashkët?

Po të bëjmë një retrospektivë se çfarë ndodhi, më duhet t`ju rikujtoj se një kohë të gjatë Maqedonia ishte lidere në rajon, para Kroacisë dhe disa shteteve tjera të Ballkanit dhe shikoni tani në çfarë derexheje kemi arritur: jemi të fundit së bashku me Kosovën dhe Bosnjën, duke llogaritur dhe krizën qe kanë kaluar ato shtete.

Pra i jemi ekspozuar një regjimi të keqqeverisjes, pasojat e të cilës të gjithe i ndjejmë çdo ditë dhe vështirë është të japësh prognozë se si do të përfundojnë. Është kështu sepse, garnitura  aktuale që drejton shtetin, thjesht nuk di të drejtojë më shtetin, pavarsisht çfarë profili  politik kanë, të majtë apo të djathtë. Qytetarët janë të frustruar nga kjo qeverisje, rezultatet janë katastrofale. Pas 20 vitesh pluralizëm në Maqedoni, askush nuk e ka pritur që kjo të ndodh,  edhe pesimisti më i madh.

Problem i Maqedonisë është se ka gabuar  rrugën, destinacionin se ku dëshiron të arrijë. Në rajon, por edhe në disa shtete aziatike është në trend një tip i qeverisjes alla Putin, që siç duket ka molepsur dhe qeverisjen aktuale.

Është e vërtet dhe kjo duhet thënë zëshëm, qe ne pra jemi një shteti që ka marrë një rrugë ndryshe nga ajo e Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për një problem të madh tonin, që kuptohet se ne duhet ta zgjidhim, sepse ne jetojmë këtu, por është problem edhe i BE-së, sepse jemi në një proces të mbikqyrjes nga BE-ja dhe shumë reforma që janë bërë, janë bërë me paratë e Evropës. Ata nuk arritën me kohë ta shohin këtë ndryshim të kahjes që ka marrë Maqedonia.

Pse ndodhi kjo?

Sepse ata ishin të kënaqur prej nesh duke ndjekur tezën “standartet e sigurisë përpara demokracisë, që do të thotë: të ndërtohet siguria, ndërsa demokracia, siç thonë italianët “dopo domani” – flasim nesër. Kjo është e palejueshme, sepse pikërisht këtë dijnë ta shfrytëzojnë mirë liderët autoritarë.

Si të zgjuar që janë, ata, bashkë me partnerin shqiptar të qeverisjes bënë disa hapa të rëndësishme në drejtim të sigurisë, por nga ana tjetër, për një periudhë të shkurtër kohore na çuan në diktaturë.

Tani ndërkombëtarët thonë si ndodhi kjo, si ka mundësi, filluan ta ashpërsojnë fjalorin diplomatik, madje edhe të kërkojnë dorheqjen e njerëzve që drejtojnë shtetin.

Në gjithë këtë situatë cili është roli i intelektualit?

Ashtu siç e përmenda më lart, duhet të identifikohen problemet që më pas të zgjidhen. Ndërtimi i demokracisë së tipit aziatik, siç është demokracia në Kinë apo Turqi, një tip ndryshe i kapitalizmit këtu, vështirë se ecën. Ne dhamë prova për këtë. Ky sistem populist i ndërtuar ndër vite nga VMRO-ja është një nacionalizëm i keq, çmimin e të cilit e paguajti edhe partneri shqiptar në qeveri; dhe tani vijmë tek pyejtja juaj se çfarë raportesh ndëretnike kemi. Më të këqijat në historinë tone! As Partia e Prosperitetit e as ajo Demokratike shqiptare nuk e kanë pësuar si BDI-ja. Kjo qeverisje lirisht mund të quhet tender-demokracia–DUI–VMRO.

Pavarësisht se ju në përgjimet nga “bombat” mund të shihni se njëri partner i thotë tjetrit i egër apo indian, ata për shkak të korrupsionit që e bëjnë bashkë janë të detyruar të heshtin; madje ajo që është më e dhimbshme, ju mund ta shihni në të ashtëquajturat “bomba” se montimi i rasteve gjyqësore  bëhet  bashkë.

E gjithë kjo patjetër të marrë fund, sepse kemi qeverisje jo normale: në njërën anë kemi aversion në politikë dhe nga ana tjetër bëjnë tendera në dëm të qytetarëve. Është e qartë se në dyja anët keni struktura kriminele dhe që moti demokracia ka marrë fund.

Sa për aferën e përgjimeve, ky skandal do mbetet në histori, do të mësohet nëpër librat: se si ka mundësi të përgjohen mbi 26 mijë qytetarë të këtij shteti, e vështirë për çdo lloj diktature. Dhe ashtu si çdo diktaturë që shkatërrohet nga brenda, ashtu edhe këtij regjimi po i vjen fundi.

Ata janë të shokuar se si ka mundësi të ndodh që, nga një kontroll kaq i madh që kishin mbi njerëzit, të vijë dita që sistemi të prishet nga brenda. Ata përgjuan deri të afërmit e tyre dhe, paranaoja është pikërisht në këtë fakt: kur përgjohen “qentë e vetë”.

Elita politike e kësaj partie që janë në qeveri e dijnë se si do të jetë fundi: pasi  të dalin nga qeveria do të përfundojnë në burg.

Profesor, megjithatë nga gjithë kjo situatë negative mbase doli diçka e paparashikuar diçka vërtet pozitive: bashkëpunimi i të rinjve shqiptarë dhe atyre maqedonas?

Pikërisht, është kjo që thoni ju: të gjithë qytetarët e këtij vendi janë të shqetësuar sepse u janë marrë të drejtat më themelore, ajo që është bazike, demokracia. Të dyja palët luftojnë për kthimin tek vlerat e njëjta. Shikojeni simbolin e protestave të Plenumit Studentor, sllogani njëherë është shkruajtur në gjuhën shqipe e më pas në maqedonisht, ndërkohë që dhe lideri i Plenumit  Studentor me shqiptarë e maqedonas është një shqiptar nga Manastiri.

E kush mund ta imagjinonte një situatë të tillë përpara se të na ndodhte kjo?! Me inercion, qytetarët e kuptuan se u merret dicka e shenjtë, vlera për të jetuar dinjitetshëm, si diçka organike. Mbase kjo aleancë shqiptaro-maqedonase është më e fuqishme në historinë e këtij vendi.

Kjo u pa edhe nga kriza e fundit ku qeveria mundohet të shpëtojë me të gjitha mjetet dhe luan në kartën e këtyre marrëdhënieve,  por pa rezultate konkrete. Qytetarët e kanë kuptuar tashmë se ky regjim është mbajtur  falë neglizhencës sonë, por durimi ka edhe fundin e vet, e kjo do shihet përmes protestave nga mesi i këtij muaji kur diplomatët do vijnë në Shkup dhe do kërkojnë edhe më fuqishëm dorheqjen e kësaj garniture politike, si më të keqen në histori. Do të pasojë qeveria me afat kalimtar dhe do të kemi zgjedhje demokratike pas shumë viteve të abuzimit me votën e lirë. /tesheshi.com/

Related Posts

Chris Hill, mesazhe trishtuese për Kosovën
Intervista

Chris Hill, mesazhe trishtuese për Kosovën

14/06/2025
Çdo të thotë të raportosh nga Gaza për një shpirt të paepur gazetari?
Intervista

Çdo të thotë të raportosh nga Gaza për një shpirt të paepur gazetari?

24/05/2025
Saviano: Vuajtjet e mia
Intervista

Saviano: Vuajtjet e mia

05/05/2025
Next Post
Kosova nuk i plotëson kushtet për liberalizimin e vizave, e pohojnë vetë krerët e shtetit

Kosova nuk i plotëson kushtet për liberalizimin e vizave, e pohojnë vetë krerët e shtetit

Arrestohen 2 aktivistë, VV: Pushteti aktual ka nisur fushatë kundër nesh

Arrestohen 2 aktivistë, VV: Pushteti aktual ka nisur fushatë kundër nesh

“Pushtohet” institucioni i lartë fetar në Maqedoni, ish-myftiu Shabani vetëshpallet kryetar

“Pushtohet” institucioni i lartë fetar në Maqedoni, ish-myftiu Shabani vetëshpallet kryetar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni