Eva Gjura
Ish-ambasadori shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku në një intervistë me “tesheshi.com”, komenton situatën më të fundit në Kumanovë të Maqedonisë duke u shprehur se, janë të shumta shkaqet që kulmuan me këtë ngjarje të paprecedentë. Ai thekson se në thelb e gjitha kjo dëshmon një degradim të pushtetit, I cili e shkaktoi këtë përgjakje ndaj ai këmbëngul në hapjen e një hetim iplotë dhe të paanshëm ndërkombëtar. Ish-ambasadori shton se zbardhja e të vërtetës së Kumanovës është shumë e rëndësishme jo vetëm për ato familje që u lënduan nga kjo ngjarje, por ajo do të ndikojë edhe në raportet e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve të shtetit sot dhe në të ardhmen. Gjithashtu ish-ambasadori ka komentuar edhe qëndrimet e qeverisë shqiptarë dhe asaj kosovare. Në lidhje me qëndrimin e partive politike shqiptare në Maqedoni, z. Çejku shprehet se ka mbetur ihabitur me mos reagimin, por shton ai presim ditët në vazhdim për të kuptuar qëndrimin e tyre.
Zoti Çejku, besoj po indiqni me interes ngjarjet e fundit në Kumanovë. Në këndvështrimin tuaj, pse u arrit në këtë pikë?
Zhvillimet në Maqedoni dhe, kryesisht ato në Kumanovë ikam ndjekur me interes dhe me shumë shqetësim, që nga ora gjashtë e datës 9 maj, kur nga Kumanova, miq të mi më njoftuan se pranë shtëpive të tyre kishte nisur një përplasje me armë dhe popullata ishte në rrezik jete. Për mendimin tim, janë të shumta shkaqet që kulmuan me këtë ngjarje të paprecedentë, por më të shumta kanë qenë mundësitë reale për ta parandaluar. Dhe pikërisht kjo e bën të dhimbshme gjithçka ndodhi në Kumanovë. Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga përplasja me armë në Lagjen e Trimave, ende nuk kemi një transparencë të mjaftueshme për të gjykuar mbi arsyet se pse u arrit në këtë pikë. Dëshmitë e para kanë filluar të dalin dhe unë besoj se në një formë ose tjetër kjo ngjarje do të zbardhet dhe do të kuptohen shkaqet, protagonistët dhe kush synonte të humbte apo të fitonte nga kjo tragjedi. Në thelb e gjitha kjo dëshmon një degradim të pushtetit, icili e shkaktoi këtë përgjakje me veprimin apo mosveprimin e tij. Për këtë duhet të hapet një hetim iplotë dhe ipaanshëm ndërkombëtar. Zbardhja e të vërtetës së Kumanovës është shumë e rëndësishme jo vetëm për ato familje që u lënduan nga kjo ngjarje, por ajo do të ndikojë edhe në raportet e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve të shtetit sot dhe në të ardhmen. Nga e vërteta do të fitojnë qytetarët dhe stabiliteti iMaqedonisë.
Si e gjykoni reagimin e qeverise shqiptare dhe asaj kosovare në lidhje me ngjarjen e Kumanovës. Është e mjaftueshme vetëm një deklaratë për shtyp?
Mendoj se për herë të parë qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës janë vënë në një pozitë shumë të vështirë publike për shprehjen e një qëndrimi lidhur me atë që ndodhi në Kumanovë. Ne jemi dëshmitarë për raportet e reja mes qeverisë së Tiranës dhe dy liderëve shqiptarë në Maqedoni, të cilët vizituan Tiranën pak kohë më parë dhe vetë Kryeministri, në vijim të thellimit të bashkëpunimit vëllazëror, bashkë me zv/Kryeministrin Thaçi do të merrnin titullin “Honoris Causa” nga Universiteti iTetovës. E gjithë kjo klimë vëllazërore, duket se kompleksoi dy qeveritë tona për një reagim të ashpër në drejtim të Shkupit. E dyta, mendoj se përballë heshtjes së vetë liderëve shqiptar në Maqedoni, qeveria e Tiranës e kishte akoma më të vështirë ta tejkalonte me qëndrimet e veta. Por gjithësi, pavarësisht formulimit, reagimet ishin normale. Prishtina zyrtare, nga ana tjetër kishte edhe problem për shkak se që në fillim u njoftua se mazhoranca e grupit problematik në Kumanovë ishte nga Kosova. Gjithsesi, deklaratat janë deklarata, kurse ne duhet të presim në të ardhmen një qëndrim më konkret dhe më serioz të Tiranës zyrtare ndaj lidershipit politik shqiptar në Maqedoni. Unë personalisht pres që Presidenti, Kryeministri apo Kryetari iParlamentit të thërrasin këtu në Tiranë zotin Ahmeti, zotin Thaçi dhe përfaqësues të tjerë politik për të diskutuar me përgjegjësi, hapur dhe vëllazërisht problemet e fundit që lidhen me Kumanovën dhe sjelljen e tyre në kushtet e një qeverisjeje pa Gruevskin. Shqipëria nuk është vetëm për të shprehur qëndrime “të ashpra” apo “të buta”, siç ikomentojnë analistët, por është për të vepruar dhe veprimi do të thotë negocim, dialog dhe komunikim vëllazëror për të ndihmuar njëri-tjetrin. Ne kemi detyrime kushtetuese për çdo shqiptar që jeton jashtë trojeve tona dhe, kjo do të thotë se pavarësisht përcaktimit të Kryeministrit Rama për “zero probleme me fqinjët”, është momenti për ta revizionuar këtë tezë, duke rikthyer rolin që Shqipëria ka në rajon. As nuk është inevojshëm paternalizmi, por as neglizhenca dhe mbajtja e distancës nga zhvillime që cenojnë liritë dhe të drejtat themelore të shqiptarëve në Maqedoni.
Kryeministri Rama e anuloi vizitën në Maqedoni. Si ishikoni ju marrëdhëniet Tiranë -Shkup në këto momente?
Kryeministri anuloi pjesëmarrjen në një aktivitet të USHT-së, ku parashihej nderimi itij me titullin “Honoris Causa” së bashku me zv/Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Mendoj se ka vepruar drejt. Përsa u përket marrëdhënieve Tiranë – Shkup, në përgjithësi ato kanë qenë të mira, pavarësisht disa vështirësive në implementimin e marrëveshjeve. Para disa javësh në Tiranë ishte Presidenti Ivanov dhe të dyja palët konkluduan se marrëdhëniet janë shumë të mira. Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk ka asnjë çështje të hapur, ndonëse ne të vetmin problem kryesor kemi statusin e shqiptarëve në atë vend dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Madje ishte folur edhe për një mbledhje të përbashkët, siç u bë me qeverinë e Kosovës. Por në kushtet e reja, kjo mbledhje nuk besoj se do të bëhet gjatë këtij viti dhe mes Tiranës e Shkupit nuk përjashtohet ngritja e një perdeje tensioni të lehtë.
Cili është gjykimi juaj për reagimet e partive politike shqiptare ne Maqedoni?
Në fakt, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë mosreagimi dhe jo reagimi. Personalisht nuk di si ta shpjegoj, por le të presim ta shpjegojnë vetë partitë politike, kryesisht dy partitë e mëdha. Partitë nuk janë institucione që mund të jetojnë jashtë marrëdhënieve me popullin, kështu që unë besoj se ata do ta gjejnë përsëri rrugën për të komunikuar siç duhet me mbështetësit e tyre dhe sidomos me popullin e Kumanovës.
Si e shikoni reagimin diplomatik për ngjarjen e Kumanovës?
Reagimi diplomatik iTiranës ka qenë neutral dhe ikujdesshëm, ndërkohë që reagimi diplomatik indërkombëtarëve në Shkup ka qenë idrejtpërdrejt dhe shumë kritik. Madje deklarata e bërë pas takimit të quint-it me Kryeministrin Gruevski, ka qenë një nga qëndrimet më të ashpra të faktorit ndërkombëtar, icili përcillte mesazhe të drejtpërdrejta mbi përgjegjësinë e qeverisë jo vetëm ndaj asaj që ndodhi në Kumanovë, por edhe ndaj krizës politike në përgjithësi. Kam përshtypjen se ky qëndrim ihapur indërkombëtarëve çoi në dorëheqje disa krerë të qeverisë dhe idha zemër opozitës për të vazhduar protestat.
Fatkeqësisht arrijmë në një konkluzion që edhe në ditët e sotme populli shqiptar dhe kombi shqiptar është ende një komb jetim, pa mbështetje. Pse thuhet gjithmonë kjo gjë?
Unë mendoj se sot shqiptarët, pavarësisht se në cilin shtet të rajonit jetojnë ndjehen më të afërt dhe më pranë njërit-tjetrit se asnjë herë më parë. Hapësira e lirisë në këtë rajon ka ndihmuar shqiptarët dhe të gjithë e dimë se një integrim tërësor në NATO dhe BE iBallkanit Perëndimor do të favorizonte pikë së pari faktorin shqiptar. Dikur po, kemi qenë jetim dhe të izoluar, të ndarë dhe pa përkrahje. Por pas viteve ’90 shqiptarët bënë aleatë të mëdhenj me veten e tyre dhe ne duhet ta ruajmë miqësinë me SHBA dhe BE, duke qenë njëkohësisht anëtar të merituar në NATO dhe BE.
Si mendoni se duhet te zgjidhet çështja e shqiptareve në Maqedoni, pasi nga kronologjitë e ngjarjeve janë të vetmin që vetëm dhunohen?
Lidhur me dhunimin e të drejtave të njeriut në Maqedoni, mund të them se si pasojë e kapjes së shtetit nga klientela partiake, drejtësia është problematike jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të tjerët. Raportet e Progresit për Maqedoninë, në vazhdimësi kanë nxjerrë në pah problemet me zbatimin e ligjit në Maqedoni. Megjithatë, pajtohem se herë pas here shqiptarët ballafaqohen me probleme serioze dhe për t’i zgjidhur ato duhet një përfaqësim gjithnjë e më imirë politik. Nuk mund të ketë zgjidhje nga jashtë, zgjidhje të imponuar, por çdo zgjidhje duhet të vijë nga brenda dhe elita politike shqiptare në Maqedoni duhet të marrë në konsideratë realitetin.
A erdhi në kohen e duhur dorëheqja e qeveritarëve maqedonas dhe a duhet mjaftuar vetëm me një dorëheqje ?
Dorëheqjet ishin të vonuara dhe të mangëta. Prej kohësh personat që dhanë dorëheqje duhej të ishin larguar për shkak të zbardhjes së skandaleve të përgjimeve që iimplikonin në afera politike dhe korruptive. Arnimet në kabinet nuk besoj se do ta ndihmojnë Gruevskin të rikuperojë humbjet nga përgjimet dhe Kumanovën.
Parlamenti maqedonas votoi dy ministrat e ri, vota e partisë se Ali Ahmetit mbajti serish ne qeveri Gruevskin. Cili është komenti juaj për ketë qëndrim?
Thjeshtë nuk e kuptoj pse duhet mbajtur me zor në këmbë një qeveri që ka rënë! Koalicioni me popullin është më irëndësishëm sesa koalicioni me Gruevskin, prandaj pres që BDI të evoluojë sjelljen dhe qëndrimin e saj ndaj bashkëqeverisjes me VMRO-DPMNE. Zoti Ahmeti duhet të ndikojë që kriza politike në Maqedoni të zgjidhet në rrugë demokratike.
Liderit te LSDM-së Zoran Zaev iu rezervuar një pritje e mbresëlënëse ne Kumanovë. Pse mendoni se erdhi kjo?
Ishte pritje emocionale pas një ngjarjeje tragjike dhe ishte ipari politika ilartë që vizitoi banorët. Ajo mikpritje e shqiptarëve tregoi edhe një herë para syve të të gjithë botës se sa gjeneroz dhe paqedashës janë shqiptarët. Ajo pritje tregoi gjithashtu se populli ithjeshtë, qoftë shqiptarët, qoftë maqedonasit, nuk kanë axhenda të konfliktit ndëretnik por kanë nevojë për një qeverisje më të mirë dhe më përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Natyrisht, vizita e munguar e liderëve shqiptar, idha përparësi zotit Zaev.
Si duhet të orientohet sot politika e jashtme shqiptare në zhvillimet e reja?
Politika e jashtme e Shqipërisë duhet të jetë solide në raport me promovimin e interesit tonë kombëtar dhe e koordinuar realisht nga institucionet përgjegjëse vendimmarrëse. Po ashtu diplomacia jonë duhet të harmonizojë veprimet e saj me partnerët tanë ndërkombëtar, SHBA, NATO dhe BE, kryesisht kur është fjala për rajonin. Natyrisht, nuk duhet të harrojmë se politika e jashtme e një vendi përcaktohet nga zhvillimet e saj të brendshme.
/tesheshi.com/