Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    OBSH-ja, thirrje për të plagosurit në Gaza

    OBSH-ja, thirrje për të plagosurit në Gaza

    A është një krizë në BE në horizont?

    A është një krizë në BE në horizont?

    Gruaja e paturp që bëri me turp murgjit budistë

    Gruaja e paturp që bëri me turp murgjit budistë

    “Hedhja në erë” e një ushqimi për afro 30 mijë fëmijë të urritur

    “Hedhja në erë” e një ushqimi për afro 30 mijë fëmijë të urritur

    Fjalimi i parë i presidentit sirian pas sulmit izraelit

    Fjalimi i parë i presidentit sirian pas sulmit izraelit

    Mburrja: Nga unë, tjetër recetë në Coca-Cola!

    Mburrja: Nga unë, tjetër recetë në Coca-Cola!

    Orë të vështira për qeverinë e re siriane

    Orë të vështira për qeverinë e re siriane

    Pse Izraeli po sulmon tani dhe Sirinë?

    Pse Izraeli po sulmon tani dhe Sirinë?

    Siria sërish në luftë: sulmohet nga Izraeli

    Siria sërish në luftë: sulmohet nga Izraeli

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

INTERVISTA/ Ilir Kulla: Qeveria e Maqedonisë i ka hedhur sytë drejt lindjes e jo më drejt perëndimit

by te Sheshi
20/05/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
INTERVISTA/ Ilir Kulla: Qeveria e Maqedonisë i ka hedhur sytë drejt lindjes e jo më drejt perëndimit

Eva Gjura

Analisti Ilir Kulla, njohës i mirë i çështjeve Ballkanike, gjatë një interviste për ‘tesheshi.com’ komenton ngjarjet më të fundit që ndodhën në Kumanovë. Kulla nuk heziton ta shprehë hapur mendimin e tij duke theksuar se ngjarja e Kumanovës ishte një sulm i tipit të terrorizmit shtetëror të bërë nga treshja Gruevski- Jankullovska-Mihajllkovi. Sipas z. Kulla, ngjarja e Kumanovës e kulmoi krizën politike në Maqedoni dhe shqiptarët e Maqedonisë kanë vetëm një shans atë që Maqedonia të jetojë në familjen perëndimore, çdo alternativë tjetër është kundër shqiptarëve.

-Besoj po i ndiqni me interes ngjarjet e fundit ne Kumanovë. Në këndvështrimin tuaj, pse u arrit në këtë pikë?

Ngjarja e Kumanovës ishte një sulm i tipit të terrorizmit shtetëror të bërë nga treshja Gruevski- Jankullovska dhe Mihajllkovi me qëllim hakmarrjen e asaj që i ka bërë UÇK VMRO-së në vitin 2001 dhe për të dobësuar tërësisht pozicionin politik të shqiptareve në Maqedoni.

-Opozita organizoi një proteste për largimin e Gruevskit, nga ana tjetër Gruevski ka realizuar një anti protestë. Çfarë po ndodh? Si lexohen këto dy qëndrime?

Mitingu i opozitës dhe kundërmitingu i qeverisë dëshmojnë qartë frymën millosheviane që qeveris Shkupin sot. Më kujton protestat anti Millosheviç të opozitës serbe në 1996 të udhëhequra nga Drashkoviç dhe Gjingjiç dhe mitingjet pro Millosheviç, dëshmon pra frymën prodiktatoriale.

-Rusia ka akuzuar perëndimin se po tenton të nxisë një “revolucion kolor” në ish-republikën jugosllave problematike të Maqedonisë, sa mendoni se qëndron ky shqetësim?

Në fakt lajmi duhet të jetë i kundërti , rifaktorizimi i Rusisë në Maqedoni nëpërmjet pushtetit të Gruevskit. Deri para pak kohësh ka qenë e kundërta. Maqedonia ka qenë vetë zyrtarisht e përcaktuar për integrimin Euro-Atlantik, pastaj ndryshoi dhe tani lajmi është që qeveria e Maqedonisë i ka hedhur sytë drejt lindjes e jo me drejt perëndimit.

-Liderët e katër partive kryesore në Maqedoni kanë nisur realizmin e disa takimeve për të negociuar në zgjidhjen e situatës. Çfarë mund të lindë nga këto takime dhe sa përfituese mund të jenë për shqiptarët ?

Dialogu politik në Maqedoni është i domosdoshëm, por pa prezencën ndërkombëtare do të jetë i pafrytshëm dhe veçanërisht për shqiptarët.

-Lideri i lëvizjes për reforma në PDSH-së Zijadin Sela, u ka bërë thirrje krerëve të partive politike të shqiptarëve të Maqedonisë që të mblidhen dhe të koordinojnë qëndrimin e të gjithë faktorit shqiptar, të lidhet një pakt xhëntelmenësh për të rishkruar fatin e shqiptareve. Mendoni se me pakte të kësaj natyre zgjidhet kjo çështje?

Në këto kushte Zijadin Sela duhet të jetë më i qartë. Nuk rritet kohezioni shqiptarëve duke rritur lëvizje dhe parti të reja. Zijadin Sela që sot është Kryetar Bashkie i Strugës e ka një mundësi. Le të bëhet bartës politik udhëheqës politik i atyre që luftuan në Kumanove, në të kundërt në këto kushte do ishte më mirë të heshtë dhe të ribashkonte PDSH.

-Si e gjykoni reagimin e qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare në lidhje me ngjarjen e Kumanovës. Është e mjaftueshme vetëm një deklaratë për shtyp?

Reagimet e Tiranës dhe të Prishtinës kanë qenë të pamjaftueshme, por besoj se edhe ato nuk kanë qenë të përgatitura për çfarë po ndodhte atje.

-Kryeministri Rama e anuloi vizitën në Maqedoni. Si i shikoni ju marrëdhëniet Tiranë -Shkup në këto momente?

Anulimi i vizitës së Ramës në Maqedoni me kujton Kadarenë, ‘më ra ky mort e u pamë’. Rama po të vizitonte Maqedoninë duhet të shkonte në Kumanovë, jo në Tetovë kështu që mirë e bëri. Sesi janë marrëdhëniet mes dy shteteve e tregoi Kumanova. Është si gota gjysmë e mbushur. Varet sesi e sheh: të zbrazët apo të mbushur.

-Cili është gjykimi juaj për reagimet e partive politike shqiptare në Maqedoni?

Partitë politike shqiptare në Maqedoni kanë dalë të dobësuara nga ky proces. Por njëherësh ato po mbajnë qëndrim të matur. Divorci i tanishëm i menjëhershëm me dialogun e vështirë maqedonas do ti çonte drejt ndarjes së Maqedonisë. Pyetja është a jemi të gatshëm dhe a na intereson një gjë e tillë?!

-Si e shikoni reagimin diplomatik për ngjarjen e Kumanovës?

Ngjarja e Kumanovës e kulmoi krizën politike në Maqedoni. Si e tillë ajo risolli vëmendjen maksimale atë diplomatike dhe të politikës ndërkombëtare. Kështu që vëmendja diplomatike ka qenë maksimale.

-Si mendoni se duhet të zgjidhet çështja e shqiptarëve në Maqedoni, pasi nga kronologjitë e ngjarjeve janë të vetmit që vetëm dhunohen?

Shqiptarët e Maqedonisë kanë vetëm një shans atë që Maqedonia të jetojë në familjen perëndimore. Çdo alternativë tjetër është kundër shqiptarëve. Kështu që o duhet të bjerë Gruevski dhe të rithemelohet Maqedonia në bazë të një marrëveshje tjetër të tipit të Ohrit, një federalizëm të tipit belg ose ndarja do jetë e paevitueshme.

-A erdhi në kohën e duhur dorëheqja e qeveritarëve maqedonas dhe a duhet mjaftuar vetëm me një dorëheqje ?

Fatkeqësisht jo, duhet të ishin dorëhequr më parë, duhet të ishin dorëhequr të gjithë.

-Parlamenti maqedonas votoi dy ministrat e ri, vota e partisë se Ali Ahmetit mbajti sërish në qeveri Gruevskin. Cili është komenti juaj për ketë qëndrim?

Qeveria e Maqedonisë ka rënë dhe nuk është çështje votash. Është çështje ditësh. Thjesht Ahmeti, nuk do të shkojë në hapin tjetër pa bërë gati hapin zëvendësues. /tesheshi.com/

Tags: Ilir KullaMaqedonia

Related Posts

Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael
Kryesore

Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael

17/07/2025
Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab
Kryesore

Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

17/07/2025
Ahmed al-Sharaa: Kështu u shpëtua Siria…!
Gjeopolitikë

Ahmed al-Sharaa: Kështu u shpëtua Siria…!

17/07/2025
Next Post
Një në 50 milionë, lindin tre binjake identike, por dy prej tyre janë siameze

Një në 50 milionë, lindin tre binjake identike, por dy prej tyre janë siameze

Franca paraqet një projekt-rezolutë për zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme

Franca paraqet një projekt-rezolutë për zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme

Videolojërat shtojnë rrezikun e goditjes nga alzhaimeri dhe sëmundje të tjera mendore

Videolojërat shtojnë rrezikun e goditjes nga alzhaimeri dhe sëmundje të tjera mendore

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, mesazhe të forta për Sirinë, Izraelin e puthadorët e këtij të fundit

Erdogan, mesazhe të forta për Sirinë, Izraelin e puthadorët e këtij të fundit

17/07/2025
Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael

Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael

17/07/2025
Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

17/07/2025
Rrëzimi Boeing 787 të Air India: mos piloti ishte në depresion?!

Rrëzimi Boeing 787 të Air India: mos piloti ishte në depresion?!

17/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Bota dhe Rajoni
  • Analizë
  • Reportazhe
  • Retro
  • Arkiva
  • Redaksia
  • Kontakti

Na ndiqni