Misioni “titull” duket gjithnjë e më i vështirë për skuadrën e drejtuar nga Roberto Mançini. Neroazurët u ndalën sërish në një barazim (1-1), pasi kësaj rradhe ishte skuadra modeste e Carpit që i mohoi fitoren.
Rodrigo Palacio kaloi vendasit në epërsi në fundin e pjesës së parë, për të marrë me vete edhe rezultatin në dhomat e zhveshjes.
Mirëpo fundi i lojës doli të jetë sërish një problematikë për neroazurët, që pësojnë gol në minutën e fundit, pasi Lasagna tundi portën e gardianit Handanoviç.
Kështu, Inter mbetet 6 pikë larg kryesuesit Napoli, që marshon sigurt drejt titullit kampion. /tesheshi.com/