Një i ri ka tentuar të vetëvritet në qytetin e Vlorës duke i injektuar vetes lëndë helmuese. Sipas mjekëve, i riu ka mbërritur në spitalin rajonal në gjendje kritike për jetën. Ai është gjetur nga familjarët e tij, të cilët e kanë transportuar për ndihmë mjekësore.
Policia bëri të ditur se rreth orës 23:50 të së premtes, në Spitalin rajonal Vlorë, është dërguar me ambulancë shtetasi I.S,vjeç 30, banues në fshatin Zvërnec, i cili ka injektuar me shiringë në trup lëndë helmuese dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. /tesheshi.com/