Gianni Infantino, i cili drejton Federatën Botërore të Futbollit (FIFA), që nga shkurti 2016 është i vetmi kandidat për president në zgjedhjet që do të mbahen në qershor dhe do të sigurojë një tjetër mandat katër-vjeçar në krye të institucionit përfaqsues të futbollit botëror.
Infantino, 48vjeç, i cili u zgjodh pas skandalit më të keq të korrupsionit që tronditi FIFA, zëvendësoi zviceranin Sepp Blatter, i pezulluar për mashtrim.
Zgjedhjet presidenciale të FIFA-s do të mbahen më 5 qershor në Paris.
Ish-lojtari i ekipit kombëtares zvicerane Ramon Vega, dikur dhe i Tottenham-it, ka shprehur synimin e tij për të kandiduar, por nuk arriti të marrë mbështetjen e të paktën pesë nga 211 federatave anëtare të FIFA-s.
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Futbollit, avokati zviceran Gianni Infantino u bë kreu i FIFA-s në shkurt 2016.
Dhe ja lista e atyre që kanë qenë në krye të FIFA-s në vite:
Robert Guérin (Francë, 1904-1906)
Daniel Burley Woolfall (England, 1906-1918)
Jules Rimet (Francë, 1921-1954)
Rodolphe Seeldrayers (Belgjikë, 1954-1955)
Arthur Dreëry (England, 1955-1961)
Stanley Rous (England, 1961-1974)
João Havelange (Brazil, 1974-1998)
Sepp Blatter (Zvicër, 1998-2015)
Gianni Infantino (Zvicër 2016-aktualisht). /tesheshi.com/