Ta nisësh ditën me një krikodil në derën e shtëpisë. Kështi i ka ndodhur një banori indian në një fshat të të largët në lindje të vendit.
BBC raporton se Dasharath Madkami e hasi reptilin e frikshëm kur një tingull i çuditshëm e zgjoi atë herët në mëngjes. Ai njoftoi fshatin për tmerrin me të cilin po ballafaqohej.
Fshatarët arritën ta bëjn zap, e lidhën dhe donin ta vrisnin “mikun e paftuar”, por autoritetet nuk i lejuan
Ndërsa përgjegjësit pyjorë, thanë se donin ta merrnin zvarranikun për ta futur në një basen atyre pranë, ku ndodhet një digë, e cila mbante afro 30-40 krokodilë të tillë, e ku mendohet se prej aty ka dalë për të përfunduar në fshat në kërkim të një vendi për të hedhur vezë. Më pas u vendos që krokodolin ta çonin në një tjetër rezervuar, 60 km larg fshatit. /tesheshi.com/