Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Incidenti në teatrin “Skampa” dhe nje thirrje nga Alfred Trebicka: O njerëz, kujdes nga ata që hyjnë sot pa trokitur!

by te Sheshi
17/05/2016
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Incidenti në teatrin “Skampa” dhe nje thirrje nga Alfred Trebicka: O njerëz, kujdes nga ata që hyjnë sot pa trokitur!

Nga Bardha Nergjoni

prot-2-1024x542“Ata hyjnë pa trokitur”, një skenë jete e përjetuar nga shumë familje shqiptare në diktaturë ka ardhur nëpërmjet interpretimit të Alfred Trebickës dhe Rozi Kostanit në teatrin “Skampa” të Elbasanit.

Një shfaqje teatrore e mbështetur nga Prezenca e OSBE-së, për të përcjellë të shkuarën dhe për të diskutuar të sotmen, e cila në fundin e saj ngjalli edhe revoltë.

Ishte një zë kundër realitetit të sotëm, që ndërpreu duartrokitjet e interpretimit mbresëlënës.

Një zë që edhe pse ishte në vendin e gabuar, meritonte të dëgjohej, një zë alarmi që ende plagët e sistemit janë të hapura dhe ish-të përndjekurit të pakënaqur.

protesta-teatri-skampa-1024x560“Po na rrjepin të gjallë edhe sot. Pse nuk reagoni? Jemi pa punë, pa shpresë’”, ishin disa nga shprehjet e revoltës që erdhën nga salla nga dy të ish-përndjekur të acaruar, një prej të cilëve ishte Bujar Cala ish-drejtues i partisë së Lëvizja e Legalitetit, ish-i përndjekur.

Mesazhi tronditës nga kjo pjesë teatrore për atë çfarë përjetuan shqiptarët, ishte i fortë.

Shija e mirë e një a aktrimi profesionishtësh u shoqërua nga dëshira për të kujtuar e diskutuar…

Diktatura ishte e padrejtë por demokracia, ah demokracia nuk është ajo që këta njerëz kanë shpresuar.

Ambasadori i OSBE-së, Florian Rauning ka theksuar se qëllimi i kësaj pjese teatri ishte pikërisht nxitja e diskutimit dhe debatit. Ndërkohë aktori i mirënjohur, Alfred Trebicka e ka parë rolin e tij në këtë shfaqje si një përcjellës mesazhesh të rëndësishme.

13254230_10204702136952727_413692496490416220_nTrebicka, a ishte kjo pjesë teatrore një lloj katharsisi për shoqërinë shqiptare?

Një nga pikësynimet tona nuk ka qenë thjeshtë të sjellim një panoramë e kohës së diktaturës, por edhe një apel për ditët tona sepse “Ata që hyjnë pa trokitur” kanë hyrë dje, hyjnë sot, do hyjnë edhe nesër.

Sot hyjnë pa trokitur, por e bëjnë në forma të ndryshme nga dje. Pra vetëm forma ndryshon sepse “ata që hyjnë pa trokitur”, gjithmonë pa trokitur do të hyjnë, ndryshojnë vetëm petkun, formën pra shfaqin kamelonizmin e tyre.

Nëse atëherë ishte një sistem i tillë që hynin pa trokitur, sot jemi në një sistem që të thonë: ne nuk hyjmë pa trokitur por, hyjnë dhe një nga pikësynimet, një nga mesazhet ka qenë: O njerëz, dakort ata në atë kohë “hynin pa trokitur”, por kujdes nga këta që e bëjnë sot të njëjtën gjë dhe kjo është edhe revolta që u has në sallë.

Pikërisht ky ishte dhe qëllimi i shfaqjes. Unë doja t’ja thoja këtë gjë qytetarit që reagoi: O njeri, ne e kemi pikërisht për këta që hyjnë pa trokitur sot, se ata të diktaturës hynë, ndodhi. Tani është puna për këta që po na hyjnë sot, e po hyjnë shumë më shumë se sa dje për fat të keq.

Si erdhi bashkëpunimi me OSBE për këtë projekt teatror? A ka ardhur si rezultat i debatit më të fundit mbi reformën në drejtësi, apo rolin e ndërkombëtarëve në Shqipëri mbi reformat?

Puna e bashkëpunimit me OSBE-në dhe ambasadën gjermane  ka qenë më tepër një rastësi me diskutimet më të fundit.

Pjesa është vënë shumë kohë përpara, kur as bëhej fjalë për reformë në drejtësi.

Ndodhi një sikronizim midis këtij projekti dhe debatit të gjërë. Ata e kishin në objektivat e tyre  këtë project, që në rastin e kësaj situate që e bën shfaqjen më prezente në të gjithë Shqipërinë.

Ishte i vështirë apo lehtësisht i realizueshëm ky rol për ju?

Fort i vështirë për mua nuk ishte, sepse unë i takoj asaj gjenerate që edhe e ka jetuar atë kohë. Sigurisht jo në rrethanat e personazhit apo karakterit që është vënë në skenë, por se çfarë do të thoshte të ishe i përndjekur dhe këtë gjë e kemi përjetuar thuajse të gjithë.

Unë i takoj brezit apo gjeneratës që u shkollova në atë kohë. Kam mbaruar shkollën në 89-tën. Në këtë aspekt më ka ndihmuar për të gjetur atë vetëdijen e saktë që ka nevojë aktori për të gjetur karakterin.

Ajo çfarë ngre vepra është sa specifike për ne në Shqipëri, aq edhe e përbotshme, pasi çdo lloj diktature apo sistemi totalitar krijon trauma apo situata të tilla që ndryshojnë vetëm formën, pasi thelbi është e njëjta gjë.

Ka shembuj pa fund për shkatërrime familjesh, çiftesh, gjeneratash.

Është puna jonë si aktorë dhe si pjesë teatrore që të hulumtojmë dhe të ndërtojmë karaktere të tilla.

13235492_10204702135392688_8355238595895559104_oIshit një çift mjaft harmonik në skenë. A ka qenë e vështirë të arrihej kjo?

Sigurisht me Rozin nuk është bashkëpunimi i parë. Kemi bashkëpunuar edhe herë të tjera. Funksionojmë mirë bashkë dhe më vjen mirë pasi edhe shfaqja përcillet më natyrshëm tek publiku.

Duket sikur jeni i shtëpisë në teatrin e Elbasanit?

U bënë disa kohë pa ardhur në fakt, por sa herë vij, e ndjej veten shumë familjar. Kam punuar për projekte të ndryshme këtu. Kam kaluar shumë mirë.

Ambasadori Rauning: Reagimet në sallë normale

downloadKreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Florian Rauning, ishte shumë i mbresuar nga shfaqja në Elbasan. Ai deklaroi se gjithçka ia arriti qëllimit pasi pati sensibilizim.

“Kemi ardhur në Elbasan për një shfaqje të veçantë në teatër. Është në kuadër të iniciativës së OSBE të mbështetur nga ambasada gjermane nën moton ‘Le të flasim për të kaluarën’.

Ne kemi bërë një iniciativë që shqiptarët të mund të flasin, të diskutojnë, të kundërshtojnë. OSBE-ja jep mbështetjen, por nuk e diskuton. Kjo është pjesë e popullit shqiptar.

Ne po japim të gjithë mbështetjen për iniciativat shqiptare që po ndjehen tashmë.

Edhe përmes artit është një mënyrë për të diskutuar, por edhe për të kundërshtuar.

Ishte një sukses i madh në teatrin e bukur të ‘Skampës’, tha ambasadori Rauning.

/tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Gazësjellësi TAP nis ndërtimin në Selanik: Tsipras nuk fton Ramën

Gazësjellësi TAP nis ndërtimin në Selanik: Tsipras nuk fton Ramën

Papa Francesku: Nuk ka frikë nga Islami në Europë

Papa Francesku: Nuk ka frikë nga Islami në Europë

Marifeti për peshqirë gjithmonë të butë

Marifeti për peshqirë gjithmonë të butë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

06/07/2025
Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

06/07/2025
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni