Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Imami senegalez që bën thirrje për “xhihad të gjelbër”

by te Sheshi
09/08/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Imami senegalez që bën thirrje për “xhihad të gjelbër”

Nga Nicolas Haque

Eshtë një ecje e shkurtër nëpër rrugicat drejt xhamisë së imam Sarrit. Një furi ere dhe qesesh plastike lëviz vrullshëm në ajër, në largësinë e kundërmimit të peshkut të qelbur. Unë kaloj pranë njerëzve që mbyllin hundët, duke ecur shpejt, sikur ta kenë me ngut.

Guedwaye është një periferi e mbipopulluar e Dakarit. Xhamia, me jeshilen e saj të sapolyer dhe me muret e bardha, s’ka të sharë; një grishje për t’u futur brenda.

Me një kamera dhe një trekëmbësh mezi të mbajtur në supin tim, përkulem ngathtësisht, teksa zgjidh lidhëset e këpucëve, për të hyrë në xhami.

Eshtë nxehtë, dhe po djersitem. E kam bërë këtë shumë herë përpara; hyj në një xhami për të intervistuar adhurues dhe udhëheqës fetarë. Sa herë që e bëj këtë, në mendje më vjen dita e parë e punës në lajme.

Ishte 10 shtatori i vitit 2001, në zyrën londineze të rrjetit të lajmeve ABC. Isha në turnin e natës. Gjithçka pati ndryshuar prej kohës që e lashë punën ditën tjetër.

Papritmas kishte kërkesa të shumta që të ishe musliman e të punoje në gazetari. Veçse unë nuk isha tipi që shkoja në xhami rregullisht.

Shkoja kur ma kërkonte im atë. Por tani redaktorët e mi po më kërkonin të shkoja në të tëra faljet, për t’u përpjekur të nxirrja një histori prej një xhamie.

Në këtë obsesion për të gjetur dhunë në vendet e adhurimit, udhëtova tejendanë Britanisë, Francës dhe Irlandës, duke dëgjuar predikimet, duke kërkuar të pazakonshmen, të paparashikuarën. Duhet ta kem bërë punën time shumë keq, sepse nuk pata shumë për të raportuar.

Predikimet ishin në pjesën më të madhe të kohës në gjuhën urdu, në somalisht, bengalisht apo arabisht, dhe askush nuk po bënte thirrje për “xhihad”. Ata ishin përgjithësisht njerëz më në moshë që u kërkonin të rinjve të faleshin më shumë; një predikim nga brezi i parë i emigrantëve te tjetri.

Eshtë ndryshe këtu në Senegal. Ndërsa hyj në xhami, imam Sarri më përshëndet me krahët hapur dhe me një buzëqeshje mikpritëse.

Këtu është një imam që bën thirrje hapur për “xhihad”. Jo një thirrje për dhunë, por për një luftë për të mbrojtur mjedisin prej ndotjes njerëzore. Ne i bashkohemi një rrethi adhuruesish në mes të një bisede të ndezur.

Çështja në diskutim: pse njerëzit që shkojnë në xhami, që falen pesë herë në ditë, e që agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, po i hedhin gjithashtu plehrat në rrugë?

Plehrat po bëhen një shqetësim i madh, aq sa Senegali nxori një ligj që i ndalon qeset plastike, por askush nuk po e respekton atë. Grumbuj plehrash vazhdojnë të derdhen pak më tutje xhamisë.

“Shpërfillja e problemit”

Duke tundur gishtin në ajër, imam Sarri humb gjakftohtësinë, dhe duke ngritur zërin thotë, “Ky nuk është vetëm një problem lokal. Eshtë një çështje globale. Një çështje që bota muslimane po e shpërfill!”

Të gjithë ndalojnë, duke e zhytur xhaminë në një qetësi të menjëhershme.

Kishte shkuar shumë larg ai, apo po trajtonte një të vërtetë të bezdisshme? Askush nuk i ra mbrapa kësaj, por mua më futi në mendime.

Mendova mbi punën time, për të gjitha historitë që kisha bërë përpara, për vendet ku kisha shkuar, dhe për njerëzit që kisha takuar, këtu, në Afrikë, dhe në Azi. Ndotja, qoftë në tokë apo në ajër, ndikonte mbi aq shumë njerëz.

OKB-ja çmon se vetëm në vitin 2013 qenë zhvendosur 23 milionë njerëz prej nivelit në rritje të detrave dhe temperaturave të rritura, për shkak të çlirimit të karbonit në atmosferë. Shumë nga ata që vuajnë janë prej vendeve të varfra muslimane, nga rajoni i Sahelit në Afrikë, e nga qoshet e pabesueshme të Azisë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjashtë vendet me ndotjen më të madhe në ajër janë Pakistani, Katari, Afganistani, Bangladeshi, Irani dhe Egjipti. Të gjitha janë vende muslimane.

Organizata të tilla si Muslimanët e Gjelbër, apo Fondacioni Islam për Mjedisin, po përpiqen ta trajtojnë këtë çështje dhe ta rrisin vetëdijshmërinë.

Shkencëtarët parashikojnë që 100 milionë njerëz kanë për të vdekur nga viti 2030 nëse bota nuk merret seriozisht me ndryshimin e klimës.

Shumë njerëz thonë se ngjarjet e 11 shtatorit të 2001-shit ravijëzuan brezin tim. Unë do të thoja se ndotja dhe mbrojtja e mjedisit janë realisht sfidat e kohës sonë.

Ndërsa dal nga xhamia në rrugët e hapura, imam Sarri më rreh supet, duke më kërkuar ndjesë për humbjen e gjakftohtësisë. “Një fjalë të fundit,” thotë ai. “Mbrojtja e mjedisit është një thirrje morale; një mesazh që ia vlen të përhapet!”

Marrë nga Al Jazeera,  përktheu: Bujar M. Hoxha – tesheshi.com  

Related Posts

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”
Sociale & Shoqëri

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025
Next Post
Disa gjëra që mund të bëni për të pasur një gojë të aromatizuar

Disa gjëra që mund të bëni për të pasur një gojë të aromatizuar

Nga Mynihu në Gjipe për turizëm, një cikël që përsëritet

Nga Mynihu në Gjipe për turizëm, një cikël që përsëritet

FOTO/Lumi ngjyroset në të verdhë, ja arsyeja spektakolare e kësaj surprize të këndshme

FOTO/Lumi ngjyroset në të verdhë, ja arsyeja spektakolare e kësaj surprize të këndshme

TË FUNDIT

  • Të fundit
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni