Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Iliri dhe Arbëri: një leksion shqiptar se si t’jua dhurosh fundjavën nevojtarëve

by te Sheshi
16/04/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Iliri dhe Arbëri: një leksion shqiptar se si t’jua dhurosh fundjavën nevojtarëve

Nga Bardha Nergjoni

Një fundjavë ndryshe jo doemos do të thotë një zgjedhje inteligjente për t’u relaksuar. Dyshja simpatike Ilir Hoxholli dhe Arbër Hajdari jua ofron si leksion shqiptarëve, që, në një shoqëri që sa vjen e bëhet më egoiste, me individualiste, më konsumiste gjthashtu, duke e parë gjithaçka të rrethon deri tek maja e hundës, e ka të nevojshme të investojë nga vetja për t’u bërë më njerëzore, duke dhuruar për nevojtarët jo të pakët jo vetëm ushqime, veshmbathje, ledhatime e buzëqeshje, por dhe vetë pak fundjavë.     1-106

Me “Fundjavë ndryshe” ata kanë ndihmuar mbi 380 familje në varfëri ekstreme. Sigurisht që pas kësaj nisme nuk janë vetëm ata. Tashmë “Fundjavë ndryshe” ka vullnetarët e saj, që i janë bashkuar pa shumë bujë me dëshirën për të bërë mirë dhe për t’u ndjerë mirë. Çdo fundjavë i bashkohen kësaj fushate personazhe të njohur e  jo të tillë, biznese, individë që mund të bëjnë diçka, që mund të japin një ndihmë, që mund t’i gjenden pranë njerëzve në nevojë. Bamirësinë e kanë filluar shumë më para publikimit të saj, dhe përmbytjet e vitit të kaluar janë vetëm një periudhë e kontributit të tyre në 6 muaj jetë të kësaj nisme bamirësie. A janë shqiptarët solidarë? Për Arbrin dhe Ilirin, nisma tregon se e kanë këtë ndjenjë, por ndoshta të fshehur, të përgjumur, që dikush ka nevoja t’jua zgjojë, t’jua bëjë aktive. Dhe është pikërisht kjo që ka bërë “Fundjavë ndryshe” një nismë mjaft dinjitoze, jo vetëm për të ndihmuar të varfërit nën moton “Bamirësia nuk varfëron!”, por dhe për të zgjuar një ndërgjgje mbarëshqërore se duke i qëndruar krah njëri-tjetrit në bamirësi e punë të mira, jeta do na duket më e bukur, me më shumë ngjyra, me më shumë jetë; dhe kjo pikërisht në  fundjavë.

12938187_992992064102846_1328155966304729897_n

Arbër dhe Ilir, “Fundjavë ndryshe”, lindi në kohën e përmbytjeve apo erdhi si ide përpara  dhe gjatë kësaj situate u evidentua më shumë?

Në fakt, nisma “Fundjavë Ndryshe” ka nisur përpara përmbytjeve; dhe këto të fundit e gjetën nismën tonë pranë familjeve në nevojë. Dhe për hir së vërtetës duhet thënë se në fillimet tona u përballëm me vështirësi të panumërta për t’u futur në ato zona ku uji ishte jo gjer në gju, por gjer në fyt gati. Dhe jo vetëm që nuk u zbrapsëm nga ajo përballje me realitetin, por u karrikuam më shumë shpirtërisht për ta vijuar këtë mision…edhe në të thatë.

Pse Arbër Hajdari dhe Ilir Hoxholli vendosën të krijojnë një nismë të tillë?

Ne vendosëm të krijojmë një nismë të tillë si rezultat i nevojës por edhe përkrahjes së shumtë të miqve tanë. Kishim filluar ta bënim bamirësinë shumë më përpara se ta bënim publike këtë nisëm, ishte nevoja e shoqërisë, e familjeve të varfëra por edhe e dhuruesve, që na shtynë në krijimin e kësaj nisme bamirësie. Nevoja për të qenë pranë njëri-tjetrit, nevoja për të krijuar një hallkë bashkëpunimi mes dy shtresave sociale të shoqërisë tonë.

Ju Arbër jeni më i ri dhe rinia pak a shumë është indiferente ndërkohë Iliri është i njohur si përfaqësues i besimeve në Komitetin e Kulteve. Si erdhi ky bashkëpunim?

Është e vërtetë që rinia është më indiferente, por edhe brezat e tjerë nuk është se kanë ndonjë diferencë, fundja brezi i ri është produkt i brezit të mëparshëm. Ne jemi miq dhe gjithsecili prej nesh, në individualitetin personal kemi kontribuar në ndihmë të njerëzve në nevojë, ishte natyrshëm që bashkimi do të sillte më shumë ndihmë për famijet në nevojë. Njerëzit na njohin dhe kjo na e beri edhe më të lehtë përcjelljen e frymës së bamirësisë, frymën e të bërit mirë…12347780_922001694535217_4347574800604023182_n

“Fundjavë ndryshe” ka qenë pranë familjeve në nevojë në kohë përmbytjesh por edhe në ditë të vështira të varfërisë ektreme. Si i gjeni familjet që ndihmoni dhe po kështu dhuruesit?

”Fundjavë Ndryshe” ka mbi 6 muaj që funksion si nismë dhe nuk ka lidhje me përmbytjet dhe është e vërtetë që nisma jonë ka si fokus varfërinë ekstreme, familje të cilat nuk kanë mundësi të sigurojnë ushqimin për nesër, një situatë vërtetë e trishtueshme.

Familjet që përzgjidhen kalojnë një filtër nga njerëz vullnetarë të terrenit ku i vizitojnë përpara se ne të cojmë njerëzit që duan të dhurojnë. Kjo shmang çdo lloj abuzimi, na c on ne në zemër të varfërisë. Informacionet na vijnë nga vullnetarët në terren ose edhe nga mesazhet në faqen tonë në fb ”Fundjavë Ndyshe”, qytetarë të ndryshëm na informojnë për familje në varfëri ekstreme, por edhe këto informacione verifikohen fizikisht nga vullnetarët në terren.

12993626_1096994847030836_4719154731948356218_n

Kemi parë që shumë personazhe të njohur dhe të rinj i janë bashkuar kësaj nisme bamirësie. Si ka ndodhur kjo? I keni bërë ftesë apo janë vetëafruar?

Është e vërtetë që nismës tonë i janë bashkuar personazhe të shumtë, të cilët i ftojmë ose i vetëafrohen nismës. Shumë prej tyre dëshirojnë të rikthehen përsëri pasi shikojnë trasparencën qe ka kjo nismë. Dhuruesi i blen vetë ndihmat dhe ne vetëm se i shoqërojmë në familjet në nevojë. Filloi me aktorin Ermal Mamaqi, i cili dhe është pjesë e bordit të ”Fundjavës Ndryshe” dhe vazhdoi me figura nga më të njohura në arenën mediatike, artistike, sportit etj. Por ajo që vlen të theksohet është shembulli që ato japin. Ndërsa ata që vërtetë janë motorri i ekzistencës së nismës tonë të përbashkët, janë të rinjtë, familjarë të ndryshëm, stafe të ndryshme pune etj.

Ju si iniciatorë të kësaj nisme, përveçse i gjendeni pranë familjeve në nevojë, çfarë mesazhi synoni t’i përcillni shoqërisë?

Mesazhi ynë është afrimi i njerëzve pranë njëri-tjetrit, kjo në vetvete edukon që të jemi pranë nevojtarit, pranë dikujt që ”fati” nuk e ka ”përkëdhelur” si ne të tjerët. Krizat lindin nga lakmia dhe lakmia njihet si sëmundje e zemrave dhe e vetmja kure për të shëruar veten dhe shoqërinë është bamirësia, është të bësh mirë.

Nga aktiviteti i deritanishëm dhe kontakti juaj me këto familje, si paraqitet bilanci i nevojave të këtyre individëve?

Nevojat por fatmirësisht edhe dhuruesit janë në rritje, filluam me dy familje në fundjavë dhe sot jemi mbi 20 familje në fundjavë dhe numri i familjeve në total i ka kaluar të 380 familjet, ku perfitojnë 70-80 kg ushqime, veshje, artikuj shkollorë, ilace, dikujt kemi arritur t’i ndërtojmë dhe shtëpi dhe për këtë falenderojmë të gjithë bamirësit.

Aktivitetet apo individët që dhurojnë i orientoni ju?

Po ne jemi thjeshtë rregullator në këtë rast, nuk jemi ne pronarët e bamirësisë, pasi ajo është vlerë e lashtë sa vetë njerëzimi, bamirësit janë vetë shqiptarët, ne vetëm sa i orientojmë drejt bamirësisë për t’ua bërë më të lehtë këtë vlerë.

Si procedohet për ata individë që duan të të dhurojnë apo t’i bashkohen kësaj nisme?

Shumë e thjeshtë, bamirësit lidhen nëpërmjet fb me ne, blejnë ushqimet dhe ndihma të tjera dhe ne i shoqërojmë drejt familjve në nevojë, prandaj theksojmë se kjo nismë është e të gjithëve sëbashku.

13001292_244621309223242_2427623054761913366_n

Faqja e facebook nuk është vetëm reklamim i kësaj nisme?

Përvec faqes tonë në fb më të njëjtin emër ”Fundjavë Ndryshe” ne kemi dhe website tonë FundjavëNdryshe.al Istagram, tëiter etj

Ka edhe nisma të tjera bamirësie, ju si i shikoni?

Qëllimi ynë është të përhapin bamirësinë dhe ne inkurajojmë kedo që bën bamirësi, nuk ka rëndësi kush e bën, përderisa përfitojnë shtresat në nevojë, fundja ne e theksuam edhe më lart, bamirësia nuk është brand i askujt, bamirësia në rastin tonë është vlerë e popullit shqiptar.

Keni menduar ndonjëherë që këto familje duhet të kenë afër shtetin?

Ne shumë herë me nismat tona publike kemi vënë në levizje dhe strukturat e shtetit për t’i ndjekur keto familje, ne nuk na intereson se kush drejton dhe kush përfiton, dy pyetje nuk ua bëjmë kurrë familjve në nevojë, cfarë force politike pëlqeni dhe cfarë feje keni? Ne na intereson mos të ketë fëmijë që nuk kanë mundësi të ushqehen, që shoqëria t’u japë një dorë që gjithsecili të ketë mundësi të integrohet dhe të trajtohet me dashuri.

Deri kur do të vazhdoni me këtë nismë?

Deri kur të mos ketë të varfër që nuk kanë mundësi të ushqehen…/tesheshi.com/

 

 

Related Posts

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?
Sociale & Shoqëri

Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?

02/07/2025
Next Post
Papa Françesku viziton refugjatët në Lesbos: një katastrofë që kërkon humanitet të madh

Papa Françesku viziton refugjatët në Lesbos: një katastrofë që kërkon humanitet të madh

Nga Mirsad ZIMBERI*: Përgëzime, dhe një ndërhyrje, për ju i nderuar, diplomat Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Nga Mirsad ZIMBERI*: Përgëzime, dhe një ndërhyrje, për ju i nderuar, diplomat Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Vijon fushata ndëshkimore e Policisë Rrugore, të dehurit në timon zënë vendin e parë

Vijon fushata ndëshkimore e Policisë Rrugore, të dehurit në timon zënë vendin e parë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.