Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Il basani” dhe 31 lagjet me emërtime të kohës osmane

by te Sheshi
21/02/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
“Il basani” dhe 31 lagjet me emërtime të kohës osmane

Nga Bardha Nergjoni

Edhe sot, ata që konsiderohen banorët e vjetër të Elbasanit vazhdojnë të përdorin emërtimet turke të lagjeve të ndryshme të qytetit. Pavarësisht ndryshimeve në vite, shumica orientohen me këto emërtime dhe disa lagje i kanë ende emrat osmanë të vendosur shekuj më parë.

Qyteti i Elbasanit numëronte 31 lagje në fillimshekullin XX-të. Shumica janë zmadhur dhe kanë marrë rëndësi pas ndërtimit të objekteve të kultit e sidomos atyre të besimit islam. Xhamitë, përveçse u shndërruan në qendër lagjeje, shpesh shoqëroheshin me çezme dhe banja publike që shfrytëzoheshin nga banorët e lagjes.

10171198_478067765654943_7322126612317652919_n

Disa lagje vazhdojnë të kenë të njëjtin emërtim, pavarësisht atij të riut të vendosur në periudhën e komunizmit. Këtu mund të përmendim lagjjen “Kala”, “Shën Koll”, “Haxhias”, të cilat kanë ende të njëjtin emërtim edhe zyrtarisht, ndërkohë që vazhdojnë të përdoren “Spahikorre”, “Alejdine”, “Bobolle”, “Sulejmanie”, etj. Emërtimet e tyre sot pak kush di t’i shpjegojë, por një gjë është e sigurtë, ato vijnë nga turqishtja. Zhuljeta Kadilli, pedagoge dhe studiuese e Historisë, ka arritur t’i deshifrojë nëpërmjet regjistrave osmanë emërtimet e vjetra duke mbërritur në një studim të plotë për Elbasanin e kohës së sundimit osman.

Elbasani, në mesin e shekullit XVII numëronte 28 lagje me rreth 4000 shtëpi. Duke qenë qytet fushor, që edhe emrin e ka nga turqishtja, “Il basan”(vura dorë), u zhvillua shumë duke arritur deri në 31 lagjje në fillim të shekullit të kaluar.

12552852_791081874353529_6279759597274745911_n

Më poshtë sjellim disa nga lagjet më të njohura të kohës dhe kuptimin e emërtimit të tyre.

Lagjja Alaedin

Lagjja Alaedin në fillim të shekullit XX dokumentohet në regjistrat e kadiut të Elbasanit duke marrë këtë emër për nder te vezirit të madh Alaedin, vëllait të dytë të Sulltan Ohranit. Kjo lagje shtrihej në pjesën lindore dhe kufizohej me të ashtuquajtërën “Bobolle”, siç njihej në gjuhën popullore. Kjo lagje identifikohet afërsisht në territorin midis ish-Shtëpisë së Kulturës dhe shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja, si dhe lagjes “Luigj Gurakuqi”. Sipas regjistrave, popullsia në këtë lagje i përkiste tërësisht besimit islam.

Lagjja Baba Ogllu ose Bobolle

Lagjja “Babë e bir” mendohet se vjen nga administratorët e saj që sipas dëshmive kanë qenë babë e bir. Fjala në turqisht pësoi ndryshime nga e folura e përditshme dhe u shndërrua në Bobolle. Fillonte nga xhamia e Tabakëve deri tek Varrezat e Mëdha. dhe pikërisht nga busti i Kristoforidhit sot e deri pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Debakhane ose Tabakhane

Ndodhej në sheshin e Tabakëve ku ndodheshin edhe dyqanet e zejtarëve të përpunimit të lëkurës. Në fakt nuk ka funksionuar më shumë si një zonë banimi por si një territor për përpunimin dhe shitjen e lëkurave. Fjala “debag” në shqip do të thotë lëkurë pra lagjja “Tabakhane” është pikërisht lagjja e Lëkurëve. Zona e Tabakhanes njihet ajo nga kryqëzimi i bustit të Kristoforidhit e deri tek kryqëzimi i Dinamos. Në fakt sot nuk ka mbetur asnjë gjurmë nga e kaluara. Një pjesë e saj është edhe bulevardi “Aqif Pasha”.

Lagjja Bodurre ose Budur Iskënder

Do të thotë rreth Skënderit ose “Skënderi i Shkurtër”. Kjo lagje përfshinte vendin ku ndodhet sot Turizmi i Vjetër deri tek ish-Shtëpia e Kulturës ose fabrika e duhanit SAIDE. Duke qenë se kishte një pozicion afër tregut, kjo lagje ishte mjaft e preferuar. Kishte shumë lëvizje duke qenë se veprimet për shitblerje vetëm në një vit ishin 27 veprime sipas regjistrave osmanë. Më pas kjo lagje e humb emëritimin dhe mendohet se i është bashkuar dy lagjeve të tjera ngjitur. Ishte e banuar nga popullsi myslimane.

Lagjja Karavelie

Kjo lagje ndodhej ne pjesën lindore të lagjes Kala. Fillonte nga pjesa perëndimore e Kalasë e deri tek përroi i Zaranikës në perëndim. Në veri kufizohej me “Gurabardhi-n” kurse në jug arrinte deri tek “Qoshja”, vendi i tregëtisë e dyqaneve të bakejve.

Ishte një lagje e madhe dhe kjo duket nga veprimet e shumta në regjistra nga Kadiu i qytetit. Kjo lagje ka pasur dy rrugë “Gurabardh Çeshmesi” dhe rruga e Tiranës. Brenda lagjes ishin edhe 5 mullinj vaji. Sot është lagjja “Dyli Haxhire” me një pamje tërësisht të ndryshuar.

Lagjja Haznedare

Fjala Haznedar do të thotë arkëtar, njëri që merret me financat dhe thesarin. Mendohet që këtu te ketë banuar ndonjë punonjës finance i cili i ka dhënë edhe emrin lagjes. Sipas regjistrave asnjë familje nuk mban këtë mbiemër. Kjo lagje ishte ndër më të rëndësishmet në qytet duke ardhur e duke u zgjeruar. Rritja e numrit të popullsisë aty është dëshmuar nga viti në vit. Disa nga rrugët e lagjes “Haznedare” kanë qenë rruga “Narazani”. “Pusi i Narazanit”, “Mulliri i Vajit të Shijakut”, “çezma e Haznedares”, “rruga e Hasan Pashës”, etj. Kjo lagje identifikohet sot me lagjet  “Emin Matraxhiu”, “Çlirimi” dhe “Beqir Dardha”.

Lagjja Kule

Bëhet fjalë për një pjesë të lagjes Kala, nga porta lindore deri në portën jugore dhe njihej me emrin “Kule” që do të thotë “kullë”. Mendohet se është bashkuar me lagjen “Kala” ose me lagjen “Xhami Qebir”. Kjo mendohet si një lagje e përzier por më shumë me popullsi myslimane. Sot është pjesa hyrëse e kalasë në krahun e djathtë dhe ruhet mirë me të njëjtën shtrirje. Pak banesa kanë ndryshuar.

 12346596_765833260211724_8264662667453285393_n (1)

Lagjja Kala

Është lagjja më e vjetër që u krijua nga Sulltan Mehmeti në vitin 1466 kur ai e rindërtoi atë. Në fakt, brenda rrethimit ishin 2 lagje të mëdha: “Deruni Kala” që do të thotë “brenda Kalasë” dhe  “Xhamia e Madhe” (Xhami i Qebir) të cilat kishin një numër të madh banorësh. Këto dy lagje ndaheshin nga njëra-tjetra nëpërmjet një rruge. Brenda lagjes që lidhej me dy objekte të rëndësishme si “Kalaja” si dhe “Xhamia e Madhe” kishte edhe disa njësi ,me emërtime të veçanta si “Silahshore”, “Hamami i Vjetër”, “Sofiume”, “Porta e Kalasë” dhe “Kule” një pjesë e të cilave janë regjishtruar edhe si lagje në procese të ndryshme shitblerjesh apo dhënie për trashëgimi.

Lagjja Kala kishte së paku 300 shtëpi në kapërcyell të dy shekujve që e rendiste si lagjen më të madhe në qytet. Kjo lagje ka qenë edhe me një jetë mjaft intensive që lidhet me kohën dhe historinë e ndërtimit të saj. Në lagjen “Kala”, Sinan Pasha ndërtoi xhaminë, hamamin e vjetër dhe një azil për të pastrehët. Elbasani kishte gjithashtu edhe tre institute bamirësie në këtë periudhë të cilat u bënë strehë për të varfërit si “Imareti i Hynqarit”, “Imareti i Sinan Pashës” dhe “Imareti i Teqesë”. Brenda rrethinave kishte mulli uji dhe vaji si dhe shumë dyqane. Lagja Kala ka pasur në shumicë popullsi ortodokse dhe vetëm 23 banorë i përkisnin besimit islam.

Lagjja Spahikorre

Kjo lagje fillonte nga “Mulliri i Ri”, i cili ishte në kufi me lagjen “Sulejmanie” duke u shtrirë në verilindje të qytetit. Emri mendohet se vjen nga periudha e mesjetës. Gjatë sundimit osman u vendos sundimi feudal që u mbështet mbi timaret e ziametet. Vetëm një pjesë e shqiptarëve të pasur u integrua në këtë sistem duke u futur në radhët e spahinjve. Sipas regjistrave osmanë kjo lagje ka numrin më të madh të banorëve të qytetit pas lagjes Kala. Aty ishte e vendosur edhe familja e pasur e Karaosmanëve. /tesheshi.com/

Related Posts

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Next Post
Amnesty International: Rusia po kryen krime kundër njerëzimit në Siri

Amnesty International: Rusia po kryen krime kundër njerëzimit në Siri

7 gjëra që çdo fëmijë duhet t’i bëjë

7 gjëra që çdo fëmijë duhet t’i bëjë

Në Kosovë kapen 30 mijë copë cigare pa banderola

Në Kosovë kapen 30 mijë copë cigare pa banderola

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni