Protesta studentore ka patur një tjeyër zhvillim, kësaj here me një “rebelim” pedagogësh. Janë një grup prej atyre të Filologjikut, të cilët kërkojnë shfuqizimin e ligjit për Arsimin e Lartë.
Në krye qëndron prof. Artan Fuga, kundërshtar i ligjit, duke u pasuar dhe nga emra të rreshtuar politikisht me opozitën, si Mark Marku, ish-deputet i PD-së, apo Agron Gjekmarkaj, opinionist kritik ndaj qeverisë.
Ata i kanë përcjellë një kërkesë qverisë, ku veç shfyqizimit të ligjit të Arsimit të Lartë, të punohet për një tjetër ligj.
Ndërkohë, një kërkesë të tillë nuk e kanë parashtruar për asnjë çast as studentët.
Por në qëndrimet e kryeministrit Rama këto ditë zhvillimesh universitare, ky i fundit ka mbrojtur tezën se ligji është i duhuri, ai që e nxjerr arsimin e lartë nga kriza, mjaft që të zbatohet.
Sipas tij, moszbatimi i ligjit ka sjellë pasoja, prej të cilave edhe disa prej atyre për të cilat janë ngritur studentët e jo ligji në tërësinë e vet. /tesheshi.com/