Një avion i Emirates që po fluturonte nga Dubai u karantinua në aeroportin ndërkombëtar John F. Kennedy të Nju Jorkut, pasi një numër pasagjerësh u sëmurën gjatë fluturimit.
Airbusi A388 që mbante rreth 500 pasagjerë, u ul menjëherë pas orës 9:00 me atë lokale sipas një zëdhënëse të linjave ajrore.
“Emiratet mund të konfirmojnë se rreth 10 pasagjerë në fluturimin EK203 nga Dubai në Nju Jork u sëmurën”, tha zëdhënësja. “Me mbërritjen në JFK, si një masë paraprake, ata u kontrolluan menjëherë nga autoritetet lokale shëndetësore dhe akanë nevojë për kujdes mjekësor që të marrin veten”. Ajo tha se të gjithë pasagjerët e tjerë do të lejoheshin të largoheshin nga aeroporti së shpejti.
Larry Cohen, i cili e identifikoi veten si një nga pasagjerët në aeroplan, ngarkoi fotot në Twitter duke treguar dhjetra automjete të policisë dhe të emergjencës që prisnin jashtë aeroplanit në pistë.
“Gjithçka që na është thënë është se ka disa udhëtarë të sëmurë dhe se ne duhet të mbetemi në bord”, tha Cohen për Reuters nëpërmjet Twitter-it. /tesheshi.com/