Ajo çfarë po ndodh në politikë, është shfaqur së fundi dhe në hapësirën e besimit fetar. Në një emision televiziv, imami i njohur i xhamisë në Rrugën e Kavajës, Ahmed Kalaja, është gjendur në atë që, duke huazuar një shprehje cinike të kryeministrit, e quan “kazan”.
Ka qenë një çift të moshuarish të cilët duke denoncuar dhunën ndaj tyre nga një prej fëmijëve e nusja e tij, kanë përmendur dhe emrin e klerikut të njohur musliman, si njeri që ka dashur t’u martojë vajzat me zorr.
Reagimi ka qenë i menjëhershëm.
Imam Kalaja, si të ishte personazh nga politikë, shkruan se as i njeh e as i ka parë ndonjëherë.
“Atehere kur “KAZANI” do te beje haber.
Ky qe i permendet nuk eshte imami i xhamise, jo vetem kaq po kete ijen qe paskam dash me i martu gocat me zor ene kete taten as si kam pa ndonjehere as nuk i njoh.
Ija ene Tata duhet te denoncojne ne prokurori mi la e jo ne kazani.com se na bote me zemer.
Paçi faqen e zeze ju ene ju!”, shkruan imam Ahmed Kalaja në FB. /tesheshi.com/