Duhej të ishte një prej emrave më të mundshëm për Kryeprokuror, pork a bërë kërkesë për dalje nga sistemi. Është fjala për Ardian Nezhën, një prej prokurorëve të dosjeve tejet të nxehta, njëra prej atyre ajo e Dritan Dajtit, për të cilin kërkoi dhe burgim të përjetshëm.
Por Nezha, një prej emrave më të papërfolur të akuzës shqiptare në gjithë këto vite, i dalluar për integritet moral e profesional në detyrë, ka vendosur ta lerë atë. Nezha, thuhet se i paraqitur kërkesën për dorëheqje Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
E kjo, pasi dy transferimeve të tij nga Tirana në Pukë prej kryeprokurores Arta Marku, me të cilën është dhe fqinje krahinore – ai nga Rrëshëni e ajo nga Puka. Transferimet janë përkthyer nga Nezha si akte mosvlerësimi për të – siç komentojnë disa media.
Në fillim ai u zgjodh nga Marku për të zëvëndësuar Dritan Ginën në krye të Prokurorisë së Elbasanit, aty ku është një tjetër zonë e nxehtë e krimit, por më pas karriera e tij nisi të ketë një zbehje për shkak të lavizjeve pasuese, duke u kthyer sërish në Tiranë e më pas në Pukë. Ndërsa tani Nezha kërkon të dalë nga sistemi. /tesheshi.com/