Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“I djathti” Shehaj përballë dy të majtëve: komedia politike e një tresheje populiste

Ambiciozët e qeverisjes së madhe pa e provuar veten në atë të voglën

by te Sheshi
24/04/2024
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 2 mins read
A A
“I djathti” Shehaj përballë dy të majtëve: komedia politike e një tresheje populiste

Tre janë emrat që synojnë të rrëzojnë Ramën jashtë opozitës klasike, duke pretenduar frymë apo fytyrë të re: Adriatik Lapaj i “Shqipëria bëhet”, Endri Shabani nga “Nisma Thurje”, si dhe Agron Shehaj, një ish-deputet demokrat që vjen nga biznesi, duke promovuar kredon e “mundësisë”.

Në një ftesë të të parit për të qenë të tre të bashkuar, i treti, Shehaj, u përgjigj:

“Është problem për mua të bashkohem me lëvizje të majta. Unë nuk besoj te modeli i majtë. Unë besoj te iniciativa private, por unë besoj se shqiptarët duan një jetë më të mirë. Unë besoj te vlerat e djathta. Unë besoj se nëse një ditë në Shqipëri do ketë mirëqenie, kjo do vijë vetëm nëpërmjet zhvillimit ekonomik”.

Sikur të mos qe kjo përgjigje, tejet e varfër e skematike, askush nuk mund të bënte dallimin mes njërit apo tjetrit në pozicione ideologjike, pasi pothuajse të tre ngjajnë si tre pika uji në narrativë, e cila, edhe pa vetëdijen e tyre, për shkak të populizmit që bart, është pothuajse e majtë.

Shehaj, edhe pse vjen nga biznesi, nuk ka ndonjë element të dukshëm prej të djathti, ndërkohë që askush nuk ia di trashëgiminë familjare, nëse ka aty diçka vërtet diçka të djathtë. Ndërsa teza e tij, ajo e “mundësisë”, tejet populiste, është tipike e majtë. Aq më tepër kur sipërmarrjen e madhe e kompromenton krejt shkujdesshëm duke e etiketuar si oligarki, pasi e fut në një thes.

Dhe kjo pothuajse është varfëria e të treve, populizmi i stërkonsumuar, ku në dy prej tyre, te Lapaj e Shehaj, ka dhe një dozë të fortë deliri politik.

Ndaj dhe ndryshe nga perceptimi i tyre mbi veten, tregues të tjerë nuk janë në anën e tyre për t’i shpalosur vërtet si alternativë imponuese. Krahasimisht me pozitën e Ramës, kryesorit të qeverisjes, para se t’i hyjë kauzës politike, që të tre janë shumë larg faktorit të fuqishëm publik që gëzonte kryeministri i sotëm kur ishte dje si ata. Dhe kjo diferencë është e dukshme dhe aktualisht, ku askush prej tyre nuk shfaq ndonjë mundësi reale, veç e veç ose së bashku, për ta sfiduar Ramën. Ramën e sfidon vetëm ai që e tejkalon në shumëçka në tipare, politike ose jo politike, atribute që askush prej tyre s’i gëzon ende.

Nga ana tjetër, rruga e tyre drejt pushtetit të synuar është gabim. Ata synojnë qeverisjen e madhe pa patur asnjë model qeverisjeje të vogël. Që do të thotë se më parë duhet të synojnë marrjen e një bashkie, të paktën Lapaj që është nga Saranda dhe Shehaj që është nga Vlora. Nëse garrojnë për pushtet lokal fillimisht dhe e fitojnë atë, ahere po, vetes e publikut ia kanë vërtetuar që munden. Pa atë lloj pedane, e cila duhet të afirmojë dhe aftësi të spikatura menaxherale, vështirë se do mund t’i afrohen pushtetit. /tesheshi.com/              

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Amnesty skanon botën me Izraelin në shënjestër: Rendi botëror në kolaps!

Amnesty skanon botën me Izraelin në shënjestër: Rendi botëror në kolaps!

Al Pacino, si prift në një tmerr ekzorcizmi

Al Pacino, si prift në një tmerr ekzorcizmi

Premtimi nxitës i një ministri për të punuar në shtet

Premtimi nxitës i një ministri për të punuar në shtet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni