Një sulm i telekomanduar i realizuar nga rebelët jemenas në fushën e naftës dhe gazit në Arabinë Saudite ka shkaktuar një zjarr, por jo viktima në ndërprerjet e prodhimit, tha ndërmarrja shtetërore e energjisë aaudite Aramco.
Mediat raportojnë se disa raketa-dron goditën fushën e naftës Shaybah, e cila prodhon rreth një milion fuçi naftë në ditë.
Rebelët huthi morën përgjegjësi për sulmin.
Fusha e naftës Shaybah është në një shkretëtirë ku temperaturat shpesh arrijnë 50 gradë.
Ajo ndodhet vetëm disa kilometra larg kufirit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe rreth 1.200 kilometra larg territorit jemenas.
Televizioni saudit tha se zjarri ishte shuar.
Ky, tha ai, ishte sulmi më i madh në thellësi ndaj Arabisë Saudite, eksportuesi më i madh i naftës në botë.
Më parë, huthinjtë, rebelë shiitë në Jemenin fqinj me të cilët Saudia dhe aleatë të saj janë në luftë, kanë goditur aeroporte e deri kanë tentuar të dogasin Mekën. /tesheshi.com/