Zyrtarë të Ambasadës së Hungarisë në Kosovë kanë thënë se nuk kanë evidentuar së fundmi raste të kalimit ilegal të kufirit në shtetin e tyre nga kosovarët.
Në anën tjetër, të mërkurën mbrëma disa autobusë janë nisur nga Prishtina për në Beograd me synim vendet e BE-së
Në njërin prej tyre u nis Fatime Feta e cila me fëmijë në krahë, që i ka zënë gjumi, mori rrugën e mërgimit me bashkëshortin.
Përveç tyre edhe dhjetëra qytetarë prisnin autobusët tjerë të së njëjtës linjë, duke synuar më pas ilegalisht kalimin e kufirit drejt Hungarisë, shkruan Zëri.
Për shkak të kushteve të vështira ekonomike ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë më në Kosovë, por synojnë të arrijnë në një shtet të Bashkimit Evropian, ku edhe do të kërkojnë azil. /tesheshi.com/