Bayern-i morri një fitore në Paris me PSG mbrëmë në eliminiatoret e Champions, duke mundur në shtëpi skuadrën e tre yjeve, Messi-Mbappe-Neymar.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Kingsley Coman në fillim të pjesës së dytë.
Dhe përfundimi i saj u shënua edhe nga sjellja e turpshme e mbrojtësit spanjoll të francezëve, Sergio Ramos, i cili vendosi ta nxjerrë inatin e humbjes te një fotoreporter.
Konkretisht, pas ndeshjes, lojtarët e PSG-së iu afruan tribunëve me tifozë të pakënaqur, gjë që rezultoi në grumbullimin e një numri të madh gazetarësh dhe fotoreporterësh rreth tyre.
Në gjithë atë turmë, një fotoreporter e preku pa dashje Ramosin, pas së cilës futbollisti i zemëruar i tha të shikonte se ku po ecte.
Kur në atë moment një tjetër fotoreporter u përplas me futbollistin, pasoi reagimi i tij i ashpër.
— EuroFoot (@eurofootcom) February 15, 2023