Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Humbja e besimit të kosovarëve në institucione, analistët: ja cilat janë arsyet

by te Sheshi
11/07/2018
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Humbja e besimit të kosovarëve në institucione, analistët: ja cilat janë arsyet

Nga Blendi Gashi

Hulumtimet e fundit të pulsit publik tregojnë se kosovarët çdo vit e më shumë po e humbin besimin në institucionet qeverisëse.

Në raportin e publikuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) thuhet se kënaqshmëria e publikut në institucionet qendrore ka rënë, ndërsa gatishmëria për të protestuar për arsye politike është rritur.

Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se arsyet kyçe pse po ndodh kjo është korrupsioni, mungesa e vizave, keqqeverisja etj.

Mentor Tahiri, thotë se një hulumtim si ky i jep një përmbajtje statistikore asaj që vërehet në përditshmërinë kosovare në çdo kontakt me publikun.

“Ka një pakënaqësi të madhe në mesin e qytetarëve me mënyrën se si politika po e trajton vendin. Kjo nuk është as risi e as befasi, ngase që nga paslufta ka gati njëtrajtshmëri të pashkëputur në qasjen joserioze dhe të pamjaftueshmë të institucioneve kyçe të vendit. Së fundmi jemi dëshmitarë, se kabineti aktual qeverisës ka rënë në ‘kurthin’ e një debati irritues sfilitës mbi pagat, duke shkaktuar indinjatë dhe mosbesim shtesë tek qytetarët. Nga e gjithë kjo mund edhe të konkludohet se ata të cilët janë sot bartës të funksioneve politike në vend, nuk po arrijnë të kalojnë shkallën e pjekurisë, si dhe assesi nuk po arrijnë të njohin detyrat dhe përgjegjësitë që kanë ndaj qytetarëve. Prandaj edhe kemi një shkëputje të madhe në komunikimin ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, gjë që do të prodhojë gjithnjë e më shumë mungesë të llogaridhënies institucionale karshi qytetarëve”, thotë Tahiri për tesheshi.com.

Analisti politik Shemsi Jashari, mendon se mungesa e besimit të qytetarëve në institucionet qeverisëse lidhet drejtpërdrejt me, mungesën e perspektives për një jetë normale në Kosovë, nivelin e lartë të korrupsionit dhe nepotizmit të shkaktuar nga nivelet qeverisëse,  performancën e dobët të qeverisë dhe skandalet e shumta që po ndodhin vazhdimisht.

“Gjithashtu edhe mungesa e një sinjali të besueshëm se, diçka po ndryshon për më mirë, ka bërë që qytetarët të cilët nuk kanë apo nuk janë duke përfituar  nga pushtetet e kaluara apo të tashmes të humbin shpresat dhe besimin se në këtë shtet diçka e mirë do të ndodhë. Brengosëse është fakti se struktura e atyre qytetarëve që kanë humbur besimin në institucione dhe po braktisin vendin është kryesisht e nivelit akademik dhe shteti ynë nuk është duke bërë asgjë për të parandaluar këtë gjë. Nëse qeveria nuk ka një plan si të parandaloj ikjen e të rinjve dhe klasës akademike nga vendi, shteti ynë në një të ardhme të afërt do të përballet me pasoja të mëdha dhe afatgjate”, thotë Jashari për tesheshi.com.

Sipas tij luftimi i korrupsionit do të shtonte shpresat dhe do të fillonte të kthente besimin në institucione, gjithashtu do të fillonte të ndryshonte perceptimi i qytetarëve se, nëse ke vjedhur shumë dhe ke lidhje të forta gjithsesi shpëton nga drejtësia.

Faik Krasniqi, njohës i rrethanave politike pohon se problemet e akumuluara me vite kanë krijuar pakënaqësi tek qytetarët e Kosovës, për shkak të mungesës së përmirësimit të jetës së tyre.

“Prej vitit në vit ka rënie të besimit të qytetarëve në institucionet qeverisëse dhe kjo rënie e besimit ka të bëj me papunësinë e madhe, nepotizmin, mos perspektivën në vendin e tyre, mosllogaridhënien dhe shkallën e lartë të korrupsionit. Poashtu edhe mos liberalizimi i vizave ka ndikuar në rënien e besimit tek institucionet, pasi liderët politikë prej 2010 kanë dhënë shumë data për liberalizim të vizave dhe qytetarët vazhdojnë ende të mbesin të izoluar. Humbja e besimit dhe problemet e lartëcekura, do të ndikojnë në masë të madhe që pas liberalizimit të vizave shumica e të rinjëve me viza pune ta braktisin vendin drejt vendeve të perëndimit, për një jetë më të mirë!”, thotë Krasniqi për tesheshi.com.

Related Posts

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë
Amerika

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë
Sociale & Shoqëri

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Next Post
Rama, entuziazëm i rënë për marrëveshjen me Greqinë

Rama, entuziazëm i rënë për marrëveshjen me Greqinë

Mercedezi më i shitur në histori, 34 vjet në garazh vetëm me 82 km

Mercedezi më i shitur në histori, 34 vjet në garazh vetëm me 82 km

Kurz: duam të kontribuojmë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Ballkan

Kurz: duam të kontribuojmë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Ballkan

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni