Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Hoxha që kandidon për këshilltar bashkiak: citon Edi Ramën për arsyen e përfshirjes në politikë

Nga te Sheshi
07/06/2015
në Intervista, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Hoxha që kandidon për këshilltar bashkiak: citon Edi Ramën për arsyen e përfshirjes në politikë

Bisedoi: Alba Skëndaj

Pas lajmit se një pastor ishte në rradhët e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në kryeqytet, vjen dhe lajmi se një hoxhë po tenton pikërisht këtë, të qënit këshilltar. Dhe kjo nuk përbën habi kur është fjala për një qytet si Kavaja. Sulejman Rustemi është pikërisht ai që, nga ligjërues fetar, pritet të jetë këshilltar bashkiak, nga rradhët e PDIU-së, duke garuar në zgjedhjet e 21 qershorit. Pasi ka përfunduar studimet në Arabinë Saudite, ka ligjëruar në SHBA, Zvicër, e pa dyshim dhe në Kavajën e tij. Eshtë diplomuar dhe në Shkenca Politike, e tashmë sapo ka përfunduar dhe një master në Administrim Publik.                  

Përse zgjodhët të kandidoni dhe pse nën siglën e PDIU-së?

Pak a shumë zgjodhëm njëri- tjetrin. Angazhimi aktiv në Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka ardhur natyrshëm. Kjo falë njohjeve të mëhershme me kryetarin Shpëtim Idrizi edhe shumë miq të tjerë që aderojnë në këtë parti, ku një ndër objektivat kryesore ka zgjidhjen e çështjes çame.

Për këto arsye dhe të tjera unë jam ndjerë i vlerësuar nga drejtuesit lokalë të PDIU-së, kordinatori i qarkut Tiranë Arben Pinari, grupi i deputetëve që më besuan kryesimin e listës së këshilltarëve dhe drejtimin e shtabit elektoral për Kavajën; dhe në mënyrë të veçantë nga kryetari Shpëtim Idrizi.

Ju jeni çam?

Para disa viteve, në një kafe me z. Idrizi në bisedë mu propozua që të angazhohem me PDIU-në. Mu duk e habitshme që një person jashtë këtij komuniteti të angazhohej, sepse qarqe të ndryshme duan t`i shohin të tillë, ndaj iu drejtova kryetarit dhe ai më tha shprehjen e njohur; “çam lind por edhe bëhesh”. E thashë dhe më lart që janë spekulime sepse në këtë parti ka një gjithpërfshirje kombëtare pa dallim ngjyre edhe feje.

A duhet konsideruar kandidimi i një hoxhe si diçka e pazakontë?

Aspak. Përkundrazi, ne po kthehemi në origjinë. Dihet botërisht fakti se hoxhallarët (në përgjithësi fetarët), ishin etërit bashkëthemelues të këtij shteti. Kujtojmë këtu Lidhjen e Prizrenit, Pavarsinë, vitet parakomunizmit e kështu me radhë. E pazakontë është përfshirja e individëve që nuk merren aspak me jetën sociale dhe publike që të mund të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së vendimmarrjes. Njerëz të ndryshëm spekulojnë me përfshirjen e fetarëve në jetën publike. Në njërën anë na akuzojnë për mbyllje dhe izolim brenda objekteve të kultit, dhe në anën tjetër kur duam të përfshiheni aty ku merren vendimet për zhvillimin e mëtejshëm të zonës që gjithësecili nga ne jeton edhe vepron, nisin e reagojnë duke dashur sipas tyre që të qëndrojmë brenda sinoreve të fesë; ndërkohë që feja nuk ka sinore të kufizuara derisa i kushtohet tërësisht përmisimit të individit dhe rrjedhimisht përmisimit të shoqërisë, nëpërmjet besimit.

Çfarë risie për mirë mund të sjellë një figurë fetare në aulat e vendimmarrjes, qoftë dhe në këshilla bashkiakë?

Risia është ndershmëria. Njerëzit do të fillojnë të kenë më shumë politikë të ndershme, e jo vetëm një karton të mbajtur lart sa herë që i duhet dikujt; do të shohin tek ai një kontribut real në zhvillimin e mëtejshëm të zonës dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për çdo individ që meriton një të drejtë nga shteti i së drejtës dhe i mohohet padrejtësisht. Për këtë jam mjaft i bindur dhe i panegociueshëm.

 Ju jeni hoxhë, por shteti është laik. A mendoni se mund të ketë kundërthënie mes protagonizimit tuaj politik dhe vizionit tuaj fetar mbi punët e shtetit e shoqërisë?

Unë nuk përfaqësoj Komunitetin Musliman në këtë angazhim. Edhe pse në thelb unë do të përfaqësoj dhe do të jem një zë i praktikantëve në bashkinë e Kavajës, një zë komunitetit çam, një zë i njerëzve të dobët. Të kontribuosh për qytetin dhe vendin ka qenë dhe do të jetë një akt sa patriotik aq edhe human. Shteti laik nuk e ndalon aspak që një njeri, pavarsisht petkut fetar që ka, të zbatojë ligjin dhe të japë shembuj konkretë sesi ligji zbatohet. Kushdo që zbaton ligjin, është i respektuar nga shteti dhe shoqëria edhe nesë janë laikë. Këtë shembull e kanë dhënë të gjithë personalitetet fetare që kontribuan në ndërtimin e shtetit shqiptar. Unë në jetën e përditshme, sidomos ata që më njohin nga afër, nuk e ngatërroj veprimtarinë publike me atë të xhamisë. Gjithësecila prej tyre ka vendin e vet tek unë. Mirëpo njohja e parimeve të doktrinës islame më ngarkon me më shumë përgjegjësi. Përveç studimeve teologjike unë kam kryer edhe një fakluktet të dytë që plotëson në një farë mënyre edhe angazhimin tim më të ri.

Përse mendoni se zëri i një fetari mund të përmirësojë më tepër vendimmarrjen tonë politike?

Para disa vjetësh nga kryeministri i vendit, z. Rama në disa herë kur kemi takuar por edhe publikisht kam dëgjuar një shprehje që ai ka përdorur që çdo ditë e më shumë e kuptoj se është shumë e saktë: “nëse nuk merresh me politikën, atëherë ajo do të merret me ty”. Kjo është mëse e vërtetë: politikanët, pa përjashtim, në kohën e fushatës elektorale nuk neglizhojnë xhami e kishë e vend kulti pa trokitur e pa i treguar dashamirësinë e madhe që kanë për ata. Por sa mbaron fushata, ashtu siç ndodh dhe me të gjithë njerëzit, nuk i hapin më telefonat dhe zgjidhja e premtimeve mbetet kurdoherë llafollogji fushate. Referuar pyetjes suaj mund të them që një fetar i cilido besim qoftë, do të kontribuojë shumë herë më mirë se sa mund të jetë i motivuar një individ tjetër që i frikësohet vetëm forcës më të madhe se sa ai. Unë jam shumë i bindur dhe kjo është mëse e vërtetë se një fetar në fillim e në fund i frikësohet kurdoherë Zotit dhe nga ky burim është i prirur të zbatojë me rigorozitet ligjet e shtetit dhe mbështetjen e drejtë të njerëzve në të drejtat dhe nevojat e tyre. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Kurti në Bratislavë: Ku dalloj nga parardhësit e mij
Politikë

Kurti në Bratislavë: Ku dalloj nga parardhësit e mij

31/05/2023
Rama zbërthen krizën e veriut në Bratislavë
Politikë

Rama zbërthen krizën e veriut në Bratislavë

31/05/2023
Kurti i kujton SHBA-së: Njohët zgjedhjet në veri, po tani?
Politikë

Kurti i kujton SHBA-së: Njohët zgjedhjet në veri, po tani?

30/05/2023
Lajme të tjera
Nisin zgjedhjet në Turqi. Ja kush është fituesi sipas sondazheve

Nisin zgjedhjet në Turqi. Ja kush është fituesi sipas sondazheve

Kosova mund të organizojë botërorin në pingpong

Kosova mund të organizojë botërorin në pingpong

Ngjela publikon hartën e trojeve shqiptare: Ja pse kemi ngelur të varfër e të pafuqishëm

Ngjela publikon hartën e trojeve shqiptare: Ja pse kemi ngelur të varfër e të pafuqishëm

TË FUNDIT

Von der Leyen: Lufta e Putinit, në Ballkanin Perëndimor

Von der Leyen: Lufta e Putinit, në Ballkanin Perëndimor

3 orë Më parë
Rama zbërthen krizën e veriut në Bratislavë

Rama zbërthen krizën e veriut në Bratislavë

5 orë Më parë
Ç’titulli do të ketë Camilla nëse jeton më shumë se Mbreti Charles?

Ç’titulli do të ketë Camilla nëse jeton më shumë se Mbreti Charles?

7 orë Më parë
Ku është tani Julio Iglesias dhe ç’ndodh me të?

Ku është tani Julio Iglesias dhe ç’ndodh me të?

8 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Kurti në Bratislavë: Ku dalloj nga parardhësit e mij

Kurti në Bratislavë: Ku dalloj nga parardhësit e mij

31/05/2023
Kështu nis dita në veriun e trazuar

Kështu nis dita në veriun e trazuar

31/05/2023
Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

30/05/2023
Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

30/05/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist