Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Horrori i panjohur: si shpëtoi pa u ngrënë nga kanibalët një ish-president amerikan

Një ngjarje çnjerëzore nga Lufta e Dytë Botërore, zbuluar vetëm një vit më parë

by te Sheshi
20/04/2024
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Horrori i panjohur: si shpëtoi pa u ngrënë nga kanibalët një ish-president amerikan
5
SHARES

Përmendja së fundi nga presidenti amerikan Joe Biden e një xhaxhai të tij, Ambrose J. Finnegan, si një hero i Luftës së Dytë Botërore i cili u gjend mes kanibalësh për të mos u gjetur më kurrë, pasi me gjasë ra viktimë e tyre, shkaktoi një sensacion.

Por më shumë se kaq solli në kujtesë atë që bota mësoi në vitin 2003, një incident të ngjashëm e të tmerrshëm të Luftës së Dytë Botërore, që do të përfshinte dhe një president të mëvonshëm amerikan, i cili do të ishte i vetmi nga shokët e tij që nuk do të hahej nga kundërshtarët e tij mizorë, japonezët.

Njihet si “Incidenti Chichijima” dhe ndodhi në mëngjesin e 2 shtatorit 1944, kur nëntë avionë amerikanë që bombarduan bazën japoneze në ishullin Chichijima, 1000 kilometra larg Tokios, u rrëzuan. Tetë prej tyre, pra tetë pilotë, u kapën, u torturuan, u ekzekutuan dhe u hëngrën, pasi ishin gatuar – nga garnizoni japonez i ishullit. I nënti, i cili u shpëtua pas luftimeve të ashpra, do të bëhej më vonë presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara. Emri i tij ishte George Bush Sr.

“Ne ishim të uritur”

Në agim të asaj dite, bombarduesit u ngritën për të shkatërruar bazën e vogël, por të rëndësishme të radios në Chichijima, ndërsa luftimet në Iwo Jima ishin ndezur. Në mesin e pilotëve ishte dhe më i riu në SHBA në atë kohë. 20-vjeçari George Bush ishte regjistruar në moshën 17-vjeçare, menjëherë pas katastrofës në Pearl Harbor.

Mbi Chichijima, bombarduesit lëshuan një ferr zjarri, por morën si kundërpërgjigje të njëjtën gjë. Avioni i Bushit mund të ketë bombarduar kullën e komunikimit, por është goditur nga zjarri kundërajror dhe ka shpërthyer në flakë. Bush dhe kolegët menduan se do të ishte katastrofike të përplaseshin në tokë dhe i çuan avionët në det të hapur, në mënyrë që të binin aty dhe të mos kapeshin. Por atje, anijet patrulluese japoneze rrethuan ekuipazhet amerikane.

Bush ishte i vetmi që nuk u kap dhe u la të notonte me një pjesë të avionit që ishte fundosur. Për pjesën tjetër i priste një fat i tmerrshëm. Një nga pilotët amerikanë u detyrua të gërmonte varrin e tij, ia lidhën sytë, u urdhërua të ecte drejt tij dhe iu pre koka me shpatë. Një tjetër u rrah me shkopinj derisa dha frymën e fundit, një tjetër u shpua me shkopinj bambuje. Por tmerri ende nuk kishte filluar…

Gjenerali japonez Yoshio Tachibana mendoi se torturat e vuajtura nga ushtarët amerikanë nuk ishin të mjaftueshme. Ai urdhëroi që disa prej tyre të të trajtoheshin dhe si mish për t’u ngrënë. Në gjendjen e tij të dehur, ai këmbënguli që ushtarët e tij të provonin se kishin “frymë luftarake të mjaftueshme për të ngrënë mish njeriu”. Dhe kështu ndodhi.

Kirurgët e bazës hoqën mëlçitë dhe muskujt gluteal të ushtarëve dhe ua dhanë kuzhinierëve. Ata, nga ana tjetër, ua shërbyen oficerëve japonezë në pjata me salcë soje dhe perime. Admirali Kinizo Mori do të dëshmonte më vonë se hëngri mëlçinë e njërit prej ushtarëve amerikanë me shkopinj bambuje dhe salcë soje, duke shtuar se ishte… “i shijshëm” dhe se mendonin se do të ishte “i mirë për stomakun tonë”. Majori Sweo Matoba, i cili ishte ndër oficerët e lartë që u tregua kanibal me ushtarët amerikanë, më vonë mbrojti veprimet e tyre, duke argumentuar se ata ishin të zemëruar dhe të uritur, pasi urnizimet kishin mbaruar dhe ata mbaheshin të rrethuar nga amerikanët.

“Kjo”, dëshmoi ai, “ndodhi kur Japonia po përjetonte një disfatë pas tjetrës. Stafi ishte i zemëruar, i dëshpëruar dhe vlonte nga inati i pakontrollueshëm. Ne ishim të uritur. Nuk e di se çfarë ndodhi më pas, por ne nuk ishim kanibalë”.

Gjenerali Tachibana i cili urdhëroi të hahen amerikanët

Bush dhe makthet

Ndërkohë, i nënti i amerikanëve, George Bush, po luftonte për jetën në mes të detit. Kur avioni u rrëzua, ai kishte thënë: “Mendova se kisha mbaruar”. Megjithatë, anijet japoneze që e rrethonin nuk arritën ta kapnin, pasi avionë amerikanë i sulmuan dhe i shtynë ato.

“Po qaja dhe po notoja si i çmendur”, kujton Bush. “Unë mund të kisha fituar Olimpiadën atë ditë ashtu siç po përpiqesha të shpëtoja”.

Në atë moment, nëndetësja amerikane Finback u afrua pranë tij dhe aty kamera kapi një moment historik: atë të shpëtimit të njeriut që disa vite më vonë do të bëhej presidenti i 41-të i SHBA-së.

Në vitet që pasuan, Ushtria Amerikane e mbylli çështjen si “top secret”, pasi besohej se trauma që do të shkaktonte te familjet e të vdekurve kur të mësonin se njerëzit e tyre ishin ngrënë nga armiqtë e tyre, nuk do të ishte e menaxhueshme. As vetë Bush nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur në ishull ndërsa ai luftonte për jetën e tij. Ndërsa ushtarakët japonezë që kryen aktin kanibal u dënuan vetëm me dënimin për të mos u varrosur kurrë me nderime ushtarake, pasi kanibalizmi nuk ishte në listën e krimeve të luftës.

Historia u bë e njohur kur shkrimtari amerikan James Bradley e nxori në dritë në vitin 2003 me botimin e librit të tij “Flyboys: A True Story of Courage”. Shkruan aty se i ka rrëfyer Bushit dhe ai ka dëgjuar në heshtje, me një vështrim të humbur, duke tundur kokën nga ajo që fati i kishte shkruar të (mos) kalonte atë ditë, 74 vjet para vdekjes së tij. Pak më vonë do të bëheshin të njohur edhe emrat e amerikanëve të tjerë që nuk u larguan kurrë nga Chichijima, por mbetën aty, disa të ngrënë…/tesheshi.com/

Related Posts

Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë: një moment historik apo një masë e përkohshme?
Gjeopolitikë

Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë: një moment historik apo një masë e përkohshme?

01/07/2025
Next Post
Tërbimi i Vuçiçit me rezolutën e pritshme për Srebrenicën

Tërbimi i Vuçiçit me rezolutën e pritshme për Srebrenicën

Hera e parë: Rama me një kundërshtar në Podcast-in e tij, e nis me ndjesë…

Hera e parë: Rama me një kundërshtar në Podcast-in e tij, e nis me ndjesë…

Një dënim palestinez mbi heshtjen e botës arabe e jo vetëm

Një dënim palestinez mbi heshtjen e botës arabe e jo vetëm

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni