Mbajtja e peshqve në shtëpi ka qenë prezente edhe në antikitet, vetëm se atëherë përdornin kutia porcelani ose qelqi.
Ndërsa për herë të parë, një akuarium të mirëfilltë e krijoi Jeanne Villepreux-Power në fillim të viteve 1830 kur po bënte kërkime mbi Argonauta argo në Messina të Siçilisë. Ajo përdori një kuti gjigante prej druri me disa tuba sistemi i të cilave krijonte qarkullimin e ujit dhe oksigjenit në ujë.
Ndërkohë, në ditët tona akuariumet janë shndërruar në një biznes të frikshëm. Gati 25-30 million gjallesa deti nga 2 mijë specie të ndryshme tregëtohen çdo vit.
Jo vetëm kaq por për shkak të kërkesave të një zone të caktuar për një specie në një zonë tjetër në fund të botës, këto gjallesa duhet të transportohen në kushte të frikshme ku shumica prej tyre ngordhin gjatë rrugës.
Ndërsa pjesa tjetër, fatkeqësisht nuk jeton gjatë në “shtepinë e re”. /tesheshi.com/