Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Historia e Samia Omar: atletja olimpike që u mbyt në Mesdhe në ndjekje të një ëndrre

by te Sheshi
04/08/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Historia e Samia Omar: atletja olimpike që u mbyt në Mesdhe në ndjekje të një ëndrre

Në vitin 2008, një atlete somaleze, 17-vjeçare me fizikun e hollë elegant u vendos në startin e nisjes në korsinë e dytë të garës së 200 metrave në Lojërat Olimpike të Pekinit.

Në krah të saj ishin dy femra të tjera, me veshje Lycra, por Samia Yusuf Omar qëndronte atje në tutat e gjata te zeza dhe me një bluzë të madhe për trupin e  saj. Në këmbë kishte veshur këpucë që së fundmi, i ishin dhuruar ekipit të atleteve somaleze.

Sapo ra e shtëna e nisjes, Omar menjëherë kaloi në fund të garës. Vrapueset e tjera e kaluan linjën e finishit disa sekonda para saj, por vetëm të ishe dëshmitare sesa me zemër po vraponte ajo,  bëri që turma t’i jepte asaj ovacionet më të forta sesa çdokush tjetër në pistë.

Charles Robinson, një gazetar që ndoqi garën kujton se ishte rrënqethur. “Turma po e inkurajonte atë”.

Kur Robinson e intervistoi Omar pas garës, atletja shpjegoi e vendosur në siklet, se do të kishte preferuar të ishte duartrokitur për performancën e saj më shumë sesa për përpjekjen. Duke parë cilësinë e atleteve të tjera në Pekin në atë vit, ajo ishte ndërgjegjësuar plotësisht sesa pak burime trajnimi e prisnin në shtëpinë e saj, në Somali.

Të premten, dy atlete të reja olimpike do të shfaqen në ceremoninë e hapjes së lojërave të Rios, duke vijuar një traditë 20-vjeçare të pjesëmarrjes në Lojëra, pavarësisht historisë së Somalisë, të trazuar e shpesh të dhunshme. Omar nuk do të jetë mes tyre, por historia e saj – një histori triumfi, vendosmërie dhe tragjizmi – ka ndikuar shumë për të ndihmuar atletët e vendit, të cilët e kanë përdorur vdekjen e saj për mbrojtje dhe mbështetje më të mirë.

Kur Omar dhe miket e saj të ekipit nisën të trajnohen për sezonin e ri atletik në vitin 2009, ato nuk përballeshim më vetëm me kushte të vështira strëvitjeje. Ato tashmë duhet të sfidonin edhe ndikimin në rritje të grupit militant, Al-Shabaab, që kishte vendosur nën kontroll gjithçka përveç dy kilometrave kryesorë të kryeqytetit Mogadishu.

“Nga periudha e al-Shabaab, ishte më e vështira”, kujton Leila Samo, ish-partnere e ekipit të Omar, që tashmë luan hendboll për Somalinë. “Një vajzë nuk mund të vraponte, madje, as nuk mund të ecte pa veshur rroba të rënda në trup”.

somali
Pas një shpërthimi në Mogadishu

Grupi militant jo vetëm ndaloi të gjitha sportet, ndërsa vunë në kontroll edhe territore përgjatë jugut të Somalisë, por vendosën atletët në presion të bashkoheshin me ta.

“Në atë kohë, midis viteve 2008 – 2011, nëse mbaje veshje sportive, al-Shabaab mund të kishte thënë: “Oh, ti paske kohë të lirë, hajde lufton me ne”, thotë Abdulahi Bare, vrapues i distancave të mesme dhe mik i ngushtë me Omar.

Deri në tetor 2010, pasi u detyrua të risistemohej në një kamp për persona të zhvendosur jashtë kryeqytetit, Omar vendosi të largohej nga Somalia. Ishte bërë shumë e vështirë për të të stërvitej dhe ajo ëndërronte të gjente një trajner në Europë. Deri në fund të vitit 2011, ajo ishte në Libi, pasi kishte paguar trafikantët për ta transportuar përmes Etiopisë e përmes Sudanit.

Me sytë të fiksuar në garimin e Olimpikeve të verës, Omar mori një barkë të shkatërruar e të mbingarkuar në prill 2012, duke shpresuar të arrijë në Itali dhe të gjejë strëvitjen që aq shumë e dëshironte. Ishte një plan i rrezikshëm: ajo nuk kishte lidhje me trajnerë profesionistë apo ekipe në Europë si dhe shumë pak miq e familjarë jashtë Somalisë.

Me rreth 70 njerëz në bord, barka mbeti shpejt pa karburant në det, në mes të mëshirës së dallgëve në det të hapur. Kur një anije shpëtimi italiane më në fund i gjeti emigrantët, shumë prej tyre luftuan për të kapur litarët që iu hodhën. Në këtë kaos, shumë njerëz u goditën dhe ranë në ujë, mes tyre edhe Omar.

Dëshmitarët thanë se pasi luftoi me ujin për një farë kohe, Omar u zhyt dhe nuk u pa më e gjallë. Ajo ishte 21 vjeç.

Humbja e një atleteje premtuese kaq të re ishte një histori e dhimbshme për ekipin kombëtar dhe galvanizoi përpjekjet për reforma.

Në vitin 2014, një grup atletësh nisën të luftojnë duke kërkuar kushte më të mira, duke mbajtur demostrata të vogla në Mogadishu dhe duke bojkotuar eventet atletike me shpresën e ndryshimeve në drejtimin e sportit.

Ndryshimet ka qenë të ngadalta. Megjithatë sportistët vazhdojnë të këmbëngulin në kushte më të mira, edhe pse ende nuk janë ndërtuar mjedise profesionale për të sistemuar atletët në Mogadishu, një kusht i rëndësishëm sidomos për atletet femra që nuk mund të stërviten në hapësira publike.

Duke u kthyer sërish në vitin, kur u pyet gjatë një interviste për të treguar vështirësitë që kishte kaluar në Somali, Omar refuzoi të përgjigjej dhe tha: “Ne somalezët, nuk i shohim këto gjëra. Ne thjesht ecim përpara”.

Kjo është ajo që do të bëjnë  Maryan Nuh Muse dhe Mohamed Daud Mohamed, të cilët do të garojnë në Rio këtë verë. Qëllimi i tyre, ashtu si edhe i çdo atleti tjetër olimpik, do të jetë të shpalosin talentin e tyre në sport në skenën botërore.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!
Sociale & Shoqëri

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

23/05/2025
Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj
Kryesore

Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj

23/05/2025
A po nisi kthjellimi i Perëndimit ndaj Izraelit, pjellës së vet?!
Analizë

A po nisi kthjellimi i Perëndimit ndaj Izraelit, pjellës së vet?!

23/05/2025
Next Post
Sulm vdekjeprurës me thikë në Londër nga një i ri me probleme mendore

Sulm vdekjeprurës me thikë në Londër nga një i ri me probleme mendore

Surpriza e mbesës para dasme e bëri gjyshen të shpërthejë në lot (video)

Surpriza e mbesës para dasme e bëri gjyshen të shpërthejë në lot (video)

Donatorë të pasur vazhdojnë t’i kthejnë shpinën Trump-it

Donatorë të pasur vazhdojnë t’i kthejnë shpinën Trump-it

TË FUNDIT

  • Të fundit
Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

23/05/2025
Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

23/05/2025
Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

23/05/2025
Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

23/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni