Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Historia e mjekut izraelit që vrau palestinezin e plagosur në rrugë

Përpjekja për të shpjeguar se përse Izraeli i frikësohet kaq shumë Palestinës

by te Sheshi
03/06/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Historia e mjekut izraelit që vrau palestinezin e plagosur në rrugë

Nga Tom Sperlinger, The Guardian

Më 24 mars 2016, rreshteri Elor Azaria, anëtar i trupës mjekësore të ushtrisë izraelite, mbërriti në skenën e një incidenti që sapo kishte ndodhur në qytetin e Hebronit, në Bregun Perëndimor. Njëzet e një vjeçari Abdel Fattah Al-Sharif ndodhej i shtrirë përtokë.

Ai ishte qëlluar, pasi dyshohej se ishte përpjekur të godiste me thikë një ushtar izraelit. Azaria nuk i dha ndihmën e parë. Përkundrazi, e qëlloi në kokë të riun palestinez. Vendimi i ushtrisë izraelite për të ndjekur penalisht Azarian për këtë krim, shkaktoi zemërim kombëtar. Azaria u lavdëruar nga të djathtët si “djali ynë, heroi ynë”.

Raja Shehadeh raporton se “60 për qind e të rinjve në Izrael, shprehën besimin e tyre se ai bëri gjënë e duhur duke vrarë palestinezin”. Ndërkaq “kryeministri Benjamin Netanyahu i telefonoi familjes së tij për të shprehur mbështetjen e tij”.

Libri i shkurtër i Shehadeh “Çfarë frike ka Izraeli nga Palestina?”, është një përgjigje ndaj sulmit të Izraelit në Gaza pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit 2023. Ai është i ndarë në dy kapituj.  I pari shtron pyetjen e thjeshtë: “Si arritëm deri këtu?”, duke reflektuar mbi ngjarjet kryesore që nga viti 1948. Ndërkohë, kapitulli i dytë analizon zhvillimet dramatike gjatë gjashtë muajve të fundit.

Shehadeh, një avokat i të drejtave të njeriut dhe fitues i çmimit “Orwell” për publicistikën politike, gjurmon faktorët që ndikojnë në degradimin e shoqërisë izraelite, e cila lavdëron veprimin brutal të Azarias dhe e pranon shkatërrimin e Gazës.

Ato gjenden tek dështimi i të ashtuquajturave Marrëveshjet e Oslos të vitit 1993; forcimi i pushtimit të territoreve palestineze, që sipas të gjitha provave është “i përhershëm”; tek përçarja në rritje brenda shoqërisë izraelite, për të cilën një armik i përbashkët palestinez mund të jetë si një balsam që e lehtëson këtë plagë; si dhe dominimi në rritje i elementëve të së djathtës ekstrem në Izrael.

Mbi të gjitha, ai vë re një dështim në rritje që duhet theksuar. Nëntëdhjetë për qind e arabëve në Izrael flasin hebraisht, por më pak se 10 për qind e hebrenjve izraelitë flasin arabisht, gjë që në analizën e tij prek edhe të rinjtë izraelitë si Azaria: “Si ta shpjegojmë në nivelin njerëzor këtë dehumanizim total, që një palestinez i plagosur që nuk përbënte asnjë rrezik të qëllohej për vdekje nga një mjek?”.

Megjithatë, Shehadeh e pranon se është i shokuar nga lufta e fundit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, deklaroi në fillim të saj: “Atje nuk do të ketë energji elektrike, ushqim, karburant, gjithçka do të jetë e mbyllur”.

Ndërkohë, Netanyahu mburrej se do ta “ta kthente Gazën në një ishull të shkretë”. Shehadeh reflekton: “Arsyetova se udhëheqësit politikë zakonisht flasin me shumë trimëri në publik… Megjithatë, ndërsa lufta po vazhdonte, munda të verifikoja se e kishin me gjithë mend atë që thoshin dhe nuk kujdeseshin aspak për civilët, përfshirë fëmijët. Në sytë e tyre, si dhe në sytë e shumicës së izraelitëve, të gjithë banorët e Gazës ishin fajtorë”.

Ai citon një raport të UNICEF-it që thotë se 90 për qind e fëmijëve nën pesë vjeç në Gaza, hanë aktualisht dy ose më pak vakte ushqimore në ditë (një gjendje e njohur si “varfëri ushqimore ekstreme“) dhe 70 për qind e tyre përjetuan diarre brenda një periudhe dyjavore (“një fjalë tjetër për këtë është vdekje nga uria”).

Tetëdhjetë e pesë për qind e banorëve të Gazës janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, dhe 70 për qind e objekteve civile janë shkatërruar tashmë.

Ky libër analizon shoqërinë izraelite nga këndvështrim i një palestinezi. Ai rrëfen gjithashtu një histori palestineze plot me njerëz të zhdukur, të vdekur dhe me refugjatë që mungojnë prej kohësh në shtëpitë e tyre.

Shehadeh i përgjigjet pyetjes së shtruar që në titullin e librit të tij me fjali shumë dëshpëruese: “Kostoja tejet e lartë njerëzore dhe materiale e luftës në Gaza, tregon se ajo që i druhet  Izraeli nga Palestina, është vetë ekzistenca e Palestinës”.

Ai ankohet se historia palestineze nuk është dëgjuar ende, teksa shprehet kështu për krijimin e shtetit të Izraelit në vitin 1948: “Pavarësisht gjithë përpjekjeve tona për të shkruar mbi situatën, ne palestinezët duket se nuk kemi bërë ndonjë dobi në mënyrën se si këto ngjarje janë parë nga izraelitët dhe bota e jashtme”.

Ndjenja pesimiste, se të shkruarit për situatën është një mund i kotë, e përshkuan gjithë librin. Megjithatë Shehadeh vazhdon të reflektojë mbi një pyetje që ai ngre mbi mjekur Elor Azarian: “Kush do ta ndihmojë këtë ushtar të ri të rifitojë njerëzillëkun e tij?”.

Analiza e tij, e shoqëruar me një punë të thelluar kërkimore, ofron informacione për lexuesit që nuk janë të njohur shumë me situatën, dhe të tjerët që dëshirojnë të rifreskojnë dijet e tyre. Ai pranon se paqja kërkon presion nga jashtë. Megjithatë ka precedentë, përfshirë në Lindjen e Mesme, të “përmbysjeve të mëdha”, të cilat çojnë drejt ndryshimeve pozitive.

“Në rrjedhën e kësaj lufte shkatërruese, kam pasur një ide shpresëdhënëse. Po sikur kjo luftë të përfundojë jo me një armëpushim, si në luftërat e tjera me Hamasin, por me një zgjidhje gjithëpërfshirëse të këtij konfliktit shekullor?”, pyet Shehadeh.

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Netanyahu, këmbëngulës në çmendurinë e tij

Netanyahu, këmbëngulës në çmendurinë e tij

Shpërthimi i rrezikshëm që mund të ketë pasoja kaotike

Shpërthimi i rrezikshëm që mund të ketë pasoja kaotike

Meksika, në duart e një gruaje me gjak hebre

Meksika, në duart e një gruaje me gjak hebre

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni