Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

HISTORI/ Kjo ishte Sabiha Gökçen, pilotja e parë ushtarake në botë, e adoptuara boshnjake e Ataturkut

by Te Sheshi
06/05/2019
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
HISTORI/ Kjo ishte Sabiha Gökçen, pilotja e parë ushtarake në botë, e adoptuara boshnjake e Ataturkut
8
SHARES

Mund të keni dëgjuar shpesh për aeroportin e Stambollit “Sabiha Gökçen”, dhe pas këtij emri qëndrojnë disa arsye. Ky aeroport mban emrin e gruas së parë pilote në Turqi, e cila është dhe pilotja e parë ushtarake në botë. Historia e saj është interesante, por edhe e guximshme.

Pilotja Sabiha Gökçen (1913-2001) është gruaja e parë turke që ka marrë leje pilotimi, dhe është gruaja e parë në botë që ka shërbyer si pilote ushtarake.

Ajo është vajza e adoptuar e presidentit të parë dhe themeluesit të Turqisë republikane, Mustafa Kemal Ataturk.

Në fillimin e viteve 30’, ajo u bë si simbol i ndryshimeve shoqwrore në Turqi, sa i pwrket rolit tw femrws

Edhe gazeta “London Independent” shkruante asokohe për Gökçen, duke u shprehur: “ajo udhëton vetëm mbi Turqi dhe Ballkan.”

Ajo u bë Amelia Earhart për vendin e saj, me kapelë moderne dhe syze pilotimi.

Gökçen ka lindur në marsin e vitit 1913, në Bursa si e bija e Mustafa İzzet Bey dhe Hayriye Hanim, që të dy të lindur dhe të rritur në Bosnje.

Fati i saj u takua me një nga liderët më të rëndësishëm të shekullit XX, atëherë kur ishte vetëm 12 vjeçe. Babai adoptues i Gökçen ishte Mustafa Kemal Ataturk.

Në një udhëtim zyrtar, Atatürk ndaloi në qytetin e saj, në Bursa. Gjatë vizitës, një vajzë e re 12-vjeçare iu afrua atij dhe kërkoi ndihmë për vazhdimin e shkollimit të saj në një shkollë me konvikt.

Me këtë lëvizje të guximshme, Gökçen u bë një nga fëmijët e adoptuar nga Atatürk. Ai kishte adoptuar dy vajza të tjera adoleshente, Zehra dhe Rukije

Gökçen mbërriti në Ankara, qytetin e dytë më të madh të Turqisë dhe kryeqytetin e ri të shpallur nga Ataturku. Aty filloi shkollimin e saj në Shkollën Fillore Çankara, e cila ishte e pranë rezidencës presidenciale. Më vonë ajo shkoi në Kolegjin e Vajzave Üsküdar në Stamboll. Ajo thuhet se vuajti nga probleme shëndetësore që kufizuan arsimimin e saj.

Gökçen ishte e njohur thjesht si “Sabiha” deri në ndryshimin e ligjeve, që detyruan qytetarët të vendosnin një mbiemër i cili nuk ishte pjesë e shoqërisë turke para asaj kohe. Atatürk fillimisht njihej si Gazi Mustafa Kemal Pasha, me shtesën “Pasha”, si titull nderi, që i takon një udhëheqësi. Mbiemri i ri i Atatürk-it do të thoshte “Babai i të gjithë turqve”, dhe ai e quajti të bijën e adoptuar Sabiha Gökçen, që shqip do të thotë “Sabiha e qiellit”. Ishte një parashikim i qëlluar, pasi ajo ende nuk kishte vendosur nëse aviacioni do të ishte karriera e saj.

Po atë vit, Ataturku u dha grave turke të drejta të plota politike, duke e bërë Turqinë një nga vendet e para në botë që u jepte të drejtën për të votuar. Në planin e vazhdueshëm të modernizimit, aviacioni u rendit si kryesori në mesin e prioriteteve kombëtare, dhe në maj të vitit 1935 Atatürk kryesoi hapjen zyrtare të Shkollës së Fluturimit Türkkuşsu. Gökçen ishte me të atë ditë dhe ajo admironte parashutistët dhe aviatorët e rinj. Kaq mjaftoi që të fillonte trajnimin menjëherë. Atatürk njoftoi drejtorin e Shkollës së Fluturimit Türkkuşsu se Gökçen do të regjistrohej si studentja e parë femër.

Gökçen shpejt e kuptoi se ishte më tepër për pilotim sesa për hedhje në parashutë, dhe prandaj punoi për ta fituar lejen e pilotimit.

Më pas ajo u dërgua në Bashkimin Sovjetik për trajnim të avancuar, së bashku me shtatë pilotë të tjerë, të gjithë burra. Ajo bëri fluturimin e saj të parë si e vetme në vitin 1936, një arritje e raportuar gjerë jo vetëm në shtypin turk. Fotografia e saj duke pilotuar ishte “mburrje” për liritë e disponueshme për gratë turke, përballë Evropës që ende kishte probleme të kësaj natyre. Atatürk gjithashtu i lejoi të fillonte trajnimin në Akademinë Ushtarake të Aviacionit Turk si pilote ushtarake, por siç përshkruajnë historianët, Gökçen nuk kishte pranuar sfidën ushtarake për të hedhur një bombë në një territor të improvizuar”.

Megjithatë, më pas Gökçen u trajnua për bombarduese për avionët luftarakë në një bazë ajrore në Eskisehir – qytet i cili ishte shtëpi e Akademisë së Aviacionit Ushtarak. Ajo fluturoi në stërvitjet standarde të fluturimit ushtarak mbi Detin Egje dhe gjithashtu mori pjesë në misionin e saj të vetëm luftarak. Siç vënë në dukje shkruesit e biografisë së Sabihas, ajo nuk kishte hyrë në provën e armës së zjarrit, por Atatürk e urdhëroi që të merrte pjesë në bombardimin e një kryengritjeje kurde në rajonin Tunceli.

Asaj iu dha një armë e mbushur për të mbrojtur veten nëse avioni i saj rrëzohet dhe bie në duart e rebelëve. Por në vend se të rrëzohej, ajo bombardoi shtëpinë e një udhëheqësi kryengritës, duke e vrarë atë dhe disa bashkëpunëtorë, përpara se të kthehej në bazë shëndosh e mirë.

Në vitin 1938, Gökçen bëri një fluturim historik rreth Ballkanit që zgjati pesë ditë, deri kur aeroplani i saj u përball me probleme mekanike. Ky ishte një mision paqeje dhe gazetat në të gjithë Evropën shkruan për ndalimet e saj në Greqi, Bullgari, Jugosllavi e atëhershme dhe Rumani. Atatürk vdiq po atë vit, më 11 nëntor, si pasojë e cirozës së mëlçisë, sëmundje që lidhet me abuzimin e tij me alkoolin.

Gökçen mbajti postin e drejtoreshës së trajnimit për Shkollën e Fluturimit Türkkuşsu dhe gradën e togeres në Forcën Ajrore Turke. Në vitin 1940 ajo u martua me Kemal Esiner, po ashtu nga Forcat Ajrore, por ai vdiq pas vetëm tri vitesh.

Ajo u tërhoq nga pilotimi zyrtarisht në vitin 1955. Libri i saj i quajtur “Një jetë përgjatë rrugës së Ataturkut”, u shfaq si pjesë e festimeve të ditëlindjes së 100 të këtij të fundit. Në fillim të vitit 2001 Aeroporti i dytë ndërkombëtar i Stambollit morri emrin “Sabiha Gökçen” nder të saj.

Gökçen vdiq dy muaj pas hapjes zyrtare të aeroportit, më 22 mars 2001, në Akademinë Ushtarake Gulhane në Ankara. Ajo ishte një nga anëtarët e fundit të familjes së Atatürkut. /tesheshi.com/

Related Posts

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë
Amerika

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Politika përshëndet nisjen e Ramazanit, Gramoz Ruçi: ja pse duhet agjeruar!

Politika përshëndet nisjen e Ramazanit, Gramoz Ruçi: ja pse duhet agjeruar!

PD, jo vëzhguese për Reformën Zgjedhore: aty, njerëz që duhej të ishin në burg

PD, jo vëzhguese për Reformën Zgjedhore: aty, njerëz që duhej të ishin në burg

Çminim në tokën letoneze: humb jetën ushtarakja shqiptare, plagosen dy të tjerë

Çminim në tokën letoneze: humb jetën ushtarakja shqiptare, plagosen dy të tjerë

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni