Sinagogat në qytetin indian të Kalkutës u mbushën me shumë besimtarë deri një shekull më parë. Sot, vetëm një numër i vogël besimtarësh hebrenj i vizitojnë sinagogën, të cilat gjithsesi nuk janë lënë vetëm – shkruan National Geographic.
Ruajtja e sinagogës është një mision për disa breza i familjeve muslimane.
Hebrenjtë filluan të vendoseshin në Kolkuta në fund të shekullit të 18-të. Ata emigruan nga Siria dhe u njohën si Shalom. Përveç Sirisë, edhe një pjesë e popullatës hebraike nga Iraku u vendos në këtë qytet indian. Pas mbërritjes së tyre në Kalkuta, ata hapën shumë sipërmarrje biznesi.
Në mes të shekullit të 19-të, sinagogat u ndërtuan për tre mijë besimtarë.
Kalkuta ishte një nga qytetet në botë ku një pjesë e hebrenjve evropianë gjetën shpëtim që nga Lufta e Dytë Botërore.
Para se India të fitonte pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1947, pothuajse pesë mijë hebrenj jetonin në këtë qytet indian. Ata hapën, shkolla, dyqane, punishte artizanale në Kalkuta, deri dhe gazeta.
Por për shkak të jostabilitetit social në Indi, shumë hebrenj më vonë vendosën të largoheshin nga qyteti. Një strehë e re u gjet në shtetin e sapoformuar – Izraelin.
Sipas New York Times, një numër shumë i vogël i hebrenjve jetojnë dhe sot në Kalkuta. Ndërsa ruajtja e tre sinagogave aktive i dedikohet muslimanëve. Njëri prej tyre është një besimtar që ka trashëguar shqetësimin për sinagogat për gjashtë dekada. Ai ka dhe dy djem që e ndihmojnë në ruajtjen e kësaj pasurie. Pa ata, gjurmët e ekzistencës së bashkësisë hebraike në Kalkuta do të zhdukeshin.
Ndërkohë, sinagogat janë bërë tërheqje të rëndësishme turistike.
Roli i muslimanëve në ruajtjen e sinagogës nuk është fare i pakuptimtë.
“Paraardhësit tanë gjithmonë u përpoqën të kishin miq midis muslimanëve. Ata gjithashtu besojnë në Zot ashtu si ne”, tha sekretari i një prej shkollave hebraike në Kalkuta.
Të dy bashkësitë fetare – hebraike dhe muslimane – janë pakicë në një vend ku shumicë është popullsia hinduse.
“Për familjet hebraike, gatimet gjithmonë përgatiteshin nga kuzhinierët muslimanë me ushqime hallall”, tha një prej hebrenjve të mbetur në Kalkuta.
“Dieta apo zakonet tona janë shumë të ngjashme me ato të muslimanëve. Njerëzit shpesh harrojnë se bota arabe e sotme është vërtet origjina e hebrenje. Emigrantët tanë të parë dukeshin si arabët e sotëm para se të merrnin identitetin judeo-britanik”, shtoi ai.
Në mesin e disa hebrenjve të mbetur në Kalkutë mbizotëron frikë se ekzistencën e tyre në të ardhmen do të mund të dëshmojnë vetëm monumentet, varret dhe emrat e rrugëve. Ndërsa sinagogat kanë mbijetuar falë donacioneve dhe angazhimit të muslimanëve.
“Është e vështirë të thuhet se çfarë do të ndodhë në 10 deri në 15 vitet e ardhshme”, tha Rabul Kani, një tjetër nga ata që ruajnë sinagogat. Por ai shpreson se bashkësia hebraike do të mbijetojë, siç thotë, “falë vullnetit të Allahut” – shkruan National Geographic. /tesheshi.com/