Heqja e taksës nga kryeministri Albin Kurti, ka irrituar vënësin e saj, paraardhësin Ramush Haradinaj.
Ky i fundi, nën etiketimin e zakonshëm për Kurtin si “mashtrues”, e ka përjetuar vendimin e këtij të fundi si apokaliptik, pasi në fund në një statusi ka kërkuar që Zoti ta bekojë Kosovën,
“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovën,
Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”, shkroi Haradinaj, mbrojtës i flaktë i taksës. /tesheshi.com/