Nisma “Let’s do it” dhe iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”, për të katërtin vit radhazi e kanë organizuar fushatën njëditore për t’i larguar mbeturinat në tërë Republikën e Kosovës.
Kjo fushatë e kishte një veçanti ku një grup i të rinjve pasi që falën namazin e Xhumasë, iu bashkëngjitën iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”. Këta vullnetar kishin përgatitur edhe një mbishkrim në bluzat e tyre, duke e përdorur si motivim për të tjerët, që t’i kushtojmë rendësi ambientit ku jetojmë. Ata kishin shënuar një thënie të profetit Muhamed “Heqja e gjërave të dëmshme nga rruga, është bamirësi”.