Kryeministri Haradinaj tha këtë të premte se presidenti Thaçi ka dëmtuar Kosovës me qëndrimin se demarkacioni është pjesë e dialogut me Serbinë.
“Presidenti i ka bo dëme të mëdha vendit me idetë e tij lidhur me dialogun dhe me avancimet për ndarje të Kosovës”, tha shefi i qeverisë së Prishtinës, gjatë akademisë përkujtimore të organizuar në Prishtinë për akademikun e sapolarguar nga kjo botë, Idriz Ajeti.
Nga ana tjetër, Haradinaj tha se ai mund të marrë në konsideratë pezullimin e taksës ndaj Serbisë nëse në marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve garantohet paprekshmëria e kufijve dhe ajo që komuniteti i komunave serbe në Kosovë nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
“Ne duam të heqim taksën, por nuk mund të bëhet në një proces që nuk është plotësisht i qartë. Do të ishte e pakuptimtë”, tha Haradinaj. /tesheshi.com/