Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lëshuar sot një frazë të pazakontë në adresë të ambasadorëve, në një konferencë në Prishtinë,
“Mendoj që është i pazot ai ambasador që thotë se nuk po na dërgon instruksione Prishtina. Zhvillimi i medias ka bërë që të ndiqni mbledhjet e Qeverisë. Si nuk iu vjen marre që të thoni se nuk po dërgojmë instruksione. Interesohuni për vendin tuaj, përcillni temat”, tha Haradinaj.
Me tej ai i bëri një rezyme situatës në Kosovë, sidomos sa i përket raporteve entike.
“Ne po shkojmë në tranzicionin e FSK-së në ushtri. I kemi kryer të gjitha proceset që të ndodh ky tranzicion. Ne jemi të gatshëm për këtë tranzicion, pse është e rëndësishme është se është fituar besimi. Qytetarë serbë në Kosovë i besojnë FSK-së dhe janë bërë pjesë e FSK-së. Me këtë tranzicion ne kthehemi në partnerë, e mirëpresim misionin e KFOR-it në Kosovë përjetësisht. Por, duam ta kthejmë ndihmën NATO-s vendeve të lira”, theksoi shefi i qeverisë së Prishtinës. /tesheshi.com/