Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Haradinaj, Hoti, Kurti, kandidatët për kryeministër të Kosovës: CV-ja dhe pasuria e tyre

by te Sheshi
20/05/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Haradinaj, Hoti, Kurti, kandidatët për kryeministër të Kosovës: CV-ja dhe pasuria e tyre

Nga Blendi Gashi

Ndërsa kanë mbetur edhe më pak se tre javë  kur qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit, tashmë partitë politike kanë zyrtarizuar kandidatët me të cilët do mundohen të fitojnë besimin e qytetarëve për të qeverisur vendin.

Ndonëse para pak javësh u mendua se do jenë të paktën katër kandidatë për kryeministër, pas ndërtimit të koalicioneve parazgjedhore, tashmë zyrtarisht janë në garë tre kandidat për kryeministër të vendit.

Ndonëse kreu i PDK-së Kadri Veseli shumë herët e nisi të ashtuquajturin “turi i dëgjimit”, me synim të qartë uljen në karrigen e kreut të ekzekutivit, ai papritmas u tërhoq dhe lidhi koalicion me AAK-në e NISMA-n, duke pranuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat i përbashkët për kryeministër.

Befasia e dytë është mos kandidimi i Isa Mustafës për kryeministër. Kreu i LDK-së, befaoi jo pak opinionin kur u tërhoq duke zyrtarizuar njeriun e tij më të afërt Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër, i cili do përfaqësojë edhe dy partitë e koalicionit AKR-në e Pacollit dhe Alternativën e Mimoza Kusari-Lilës.

Kandidati i tretë për kryeministër është Albin Kurti nga Vetëvendosje. Edhe pse nuk është kryetar i VV-së, kandidimi i tij nuk është ndonjë befasi pasi zyrtarë të këtij subjekti ka kohë që kanë bërë të ditur se Kurti do jetë i përzgjedhuri për kryeministër.

Të tre kandidatët në fjalë pas nominimit kanë shprehur bindjen se do të fitojnë, duke thënë se do i japin një drejtim tjetër vendit.

Por, kush janë kandidatët për kryeministër, ç’dallojnë në mes vete dhe ç’pasuri kanë?

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit, PDK, AAK, NISMA

Ramush Haradinaj, padyshim se është ndër ish-komandantët më të njohur të UÇK-së. Ai dha familja e tij dhanë kontribut të madh për çlirimin e vendit.

Pas luftës ai vazhdoi të mbaj veshur petkun ushtarak ku me transformimin e UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ai u emërua zv. komandant i TMK-së.

Por, në këtë pozitë nuk qëndrojë shumë pasi në prill të vitit 2000 vendosi të largohet nga jeta ushtarake dhe themeloi partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kryetar i së cilës është edhe sot.

Por në politikë nuk i eci edhe aq mbarë sa mund ta ketë menduar në fillim, pasi mbi dhjetë vite qëndroi në opozitë.

Ndonëse u zgjodh më 3 dhjetor 2004 kryeministër i vendit, ai pas një viti e tre muajsh u detyrua të jap dorëheqje, konkretisht në mars të vitit 2005, pasi Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë vendosi që të përballet me aktakuzën e ngritur nga Tribunali.

Ai të nesërmen shkoi vullnetarisht në Tribunalin e Hagës, ku me të mbërritur u burgos. Pas disa muajve në paraburgim ai u lirua përkohësisht deri në fillim të gjykimit të tij.

Haradinaj më pas u përball dhe njëherë me një process gjyqësor ku u shpall sërish i pafajshëm, derisa disa herë me flet-arreste të Serbisë është ndaluar nga shtete të ndryshme, vlen të theksohet mbajtja “peng” së fundmi nga Franca.

Haradinaj ka jetuar për disa vite jashtë Kosovës, kryesisht në Zvicër, ku edhe ka mësuar gjuhën frënge dhe angleze. Haradinaj emigroi në Zvicër, ku kaloi 8 vite duke punuar si punëtor ndërtimi dhe roje të sigurisë . Në Zvicër, ai u bashkua me Lëvizjen Kombëtare të Kosovës, nga e cila ka origjinën UÇK-së. Haradinaj është me profesion jurist.

Pasuria e Haradinajt

Haradinaj në kohën kur ishte deputet në vitin 2014 në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka vetëdeklaruar se ka në pronësi një shtëpi në vlerë prej 300 mijë euro, kullën familjare po ashtu në vlerë prej 270 mijë euro, tokë 102 mijë euro si dhe vetura dhe motoçikleta në vlerë prek 68 mijë euro.

Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër i LDK-së, AKR-së dhe Alternativës

Avdullah Hoti, është njeriu më i afërt  Isa Mustafës, mund të thuhet edhe i përkëdheluri i tij, pasi karrierën politike e ka ndërtuar në krah të tij dhe po të mos drejtonte Mustafa partinë, ai vështirë se do zgjedhej kanidat për kryeministër, pasi nuk është një nga themeluesit e hershëm të partisë.

Është profesor i asocuar  në Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës. Zyrën e ka në të njëjtin kat dhe pranë Isa Mustafës. Ndryshe, Hoti ka të përfunduar doktoraturën në Britani të Madhe në fushën “Doktoraturë në Ekonomiks”.

Hoti rrugëtimin e kanë nisur në Institutin Riinvest, pasi këtu ka punuar nga viti 1999-1994  si hulumtues.

Hoti nga viti, 2008 – 2010 ka qenë kryesues i Bordit të “Qendrës për themelimin e ndërmarrjeve të Prishtinës”.Pastaj nga viti 2010-2013 ka qenë nënkryetar i Komunës së Prishtinës, deri sa Mustafa ishte kryetarë.

Në qeverinë “Mustafa” që u rrëzua së fundmi ka mbajtur postin e ministrit të Financave.

Pasuria e Hotit

Me pasuri nuk qëndron keq Hoti. Ai në formularët e AKK-së ka deklaruar se ka në pronësi dy banesa në vlerë prej 128 mijë euro, veturë 5800 euro, rreth 19 mijë euro para të gatshme në bankë, deri sa të hyrat e tij vjetore janë 43 mijë euro.

Albin Kurti, kryetari nën hije i VV-së

Albin Kurti, padyshim se mund të quhet njeriu i lindur për të protestuar.

Në rrugë për të shprehur pakënaqësitë doli si student ku protestoi për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviçit, ku ishte anëtar i Këshillit Organizativ të protestave paqësore dhe të padhunshme studentore.

Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Millosheviqit.

Protestat nuk i ndali as në liri, pra pas luftës. Nga dhjetra protesta që ka organizuar Vetëvendosje, ai ka qenë në krye të tyre. Është kundërshtar i ashpër i të gjitha qeverive të pasluftës.

Me fillin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë.

Albini lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë. Mbas arsimimit bazë (1981 deri 1989) dhe më tej atij të mesëm (1989 deri më 1993) në Prishtinë vazhdon studimet. Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës. Kurti është themelues i Lëvizjes Vetëvendosje të cilën e ka udhëhequr për disa vite.

Pasuria e Kurtit

Kurti, në formularët e AKK-së nuk ka deklaruar asgjë përveç 85 mijë euro të depozituar në një bankë jashtë shtetit. Përveç këtyre mjeteve, Kurti në formularët e AKK-së nuk ka deklaruar asgjë tjetër. Të hyrat vjetore të Kurtit si deputet janë rreth 19 mijë euro. /tesheshi.com/

Related Posts

Burgjet “full” të BE-së
Europa

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin
Gjeopolitikë

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore
Bota & Rajoni

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Next Post
Tjetër Vasil në LSI: Laerti i skenës aderon në partinë e Metës

Tjetër Vasil në LSI: Laerti i skenës aderon në partinë e Metës

Njihuni me vajzën që krijoi fustan me 10 mijë letra karamelesh

Njihuni me vajzën që krijoi fustan me 10 mijë letra karamelesh

Presidenti Thaçi në Jordani, pritet nga mbreti

Presidenti Thaçi në Jordani, pritet nga mbreti

TË FUNDIT

  • Të fundit
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni