Kryeminstri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinajt, përfundoi seancën e pyetjeve në Gjykatën Speciale në Hagë. Pasi doli prej aty, ashtuquajturi “Rambo” me gjuhën e luftës, tha se nuk mund të jepte shumë të dhëna për median.
“Kam pranuar këshillën ligjore që të mos t’i përgjigjem fare pyetjeve. Me këtë obligimet ligjore ndaj Gjykatës janë kryer, obligime tjera nuk kam. Kjo është e tëra që mund të them sot. Nuk ka një materie, përmbajtje, se për çka bëhet fjalë dhe këshilla ligjore ka qenë që të mos hyj në diskutime të tjera por të mbrohem në heshtje. Nuk e di për çka jam ftuar, kanë kërkuar shpjegime për rolin tim në UÇK, por jo diçka konkrete”, deklaroi Haradinaj.
A ishtoi se nuk pret që ndaj të ngrihet ndonjë akt-akuzë.
“Nuk është detyra ime të bëj kështu parashikimesh, nuk pres aktakuzë”, shtoi Haradinaj. /teshesh.com/