Të merresh me telefonin kur je në rrugë nuk është aspak ide e mirë. Ajo që i ka ndodhur kësaj gruaje të moshuar në fakt nuk është aspak e këndeshme, prandaj do bënit mirë të mendoheshit dy herë përpara se bëni një veprim të tillë në rrugë.
Gruaja 67-vjeçe ka qenë duke ecur në rrugë dhe ka rënë në pusetë vetëm nga shpërqendrimi i celularit. Sipas pamjeve të publikuara, ajo nuk e vuri re se aty ishte një pusetë e hapur dhe në fillim u duk sikur ishte e vetëdijshme për çfarë e priste.
Video është filmuar nga kamerat e një dyqani aty pranë dhe duket se si dy kalimtare u çuditën nga e gjithë situata.
Autoritetet njoftuan se ajo u dërgua menjëherë në spital dhe është në gjendje kritike pasi puseta ku u rrëzua po bënte disa punime për tubacionet e gazit. Kjo ngjarje ka ndodhur në një rrugë në New Jersey./tesheshi.com/