Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A do hapet Ura e Ibrit më 15 qershor sipas marrëveshjes së Brukselit? Shqiptarë e serbë besojnë të kundërtën

by te Sheshi
12/05/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
A do hapet Ura e Ibrit më 15 qershor sipas marrëveshjes së Brukselit? Shqiptarë e serbë besojnë të kundërtën

A do të hapet Ura e Ibrit pas një muaji, siç është paraparë në afat, apo hapja e saj po shkon drejt një dështimi, duke mishëruar në këtë mënyrë dështimin e vetë faktorit ndërkombëtar në Kosovë, siç ka ndodhur  deri më sot, sidomos në veri?!

Pra, edhe 32 ditë kanë mbetur nga hapja e urës për të kaluar aty automjete dhe këmbësorë, sipas afatit të përcaktuar, kjo pas marrëveshjes së arritur në Bruksel vitin e shkuar në mes Kosovës dhe Serbisë e me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Por ja që 15 qershori po afron dhe në urë nuk vërehet asnjë lëvizje sa përket rinovimit të saj, rivitalizimit thënë ndryshe, marrë përsipër të kryhet nga ana e Komisionit Evropian.

Nga ana tjetër, ekspertët mitrovicas theksojnë se ura nuk ka nevojë për asnjë rinovim, pasi ajo e ka kryer këtë proces, ndërmarrë nga ana e qeverisë franceze, pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Banorët e Mitrovicës, pa dallim serbë e shqiptarë, janë skeptikë se ura do të hapet më 15 qershor për qarkullim.

268818de-aef3-4e3c-b6e9-553701db23a4

“Kanë mbetur vetëm edhe 32 ditë nga afati për hapjen e urës, pra  deri më 15 qershor 2016. Por këtu po e them se marrëveshja e arritur në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar sa i përket rikthimit të qarkullimit mbi Ibër, është e dështuar”, ka thënë

Bashkim Cimili, deputet në asamblenë e  komunës së veriut të Mitrovicës, si dhe njëri nga përfaqësuesit e lagjes së boshnjakëve.

“Nuk ka asnjë lëvizje sa i përket kryerjeve të punëve në urë, dhe unë nuk di si ta quaj ndryshe këtë marrëveshje veçse të dështuar”,  ka shtuar Cimili gjatë një prononcimipër portalin tesheshi.com.

Sipas tij, politikanët shqiptarë, që nga kryeministri i Kosovës e deri tek kryetari i Mitrovicës dhe ata të BE-së, ende janë duke deklaruar se ura do të hapet në bazë të marrëveshjeve të arritur në Bruksel.

“Nuk kam dashur ta besojnë një shkrim që është botuar vitin e shkuar në portalin tesheshi.com, ku ndër të tjera shkruhej se ura nuk do të hapet deri në vitin 2018, por ja që fatkeqësisht ajo po del të jetë e vërtetë”, ka thënë më tej Cimili.

Po ashtu, edhe banori serb i veriut, Marko Gjurasoviq, e quan të pamundur hapjen e urës.  “Politikanët na rrejtën, pasi është e qartë se ura nuk do të hapet më 15 qershor, pasi aty nuk ka filluar asnjë punim në urë”, tha ai për portalin tesheshi.com,

“Ne qytetarët, aerb dhe shqiptarë të Mitrovicës dështuam, nuk ditëm, dhe kështu na erdhi kjo punë që qyteti të na ndahet në dysh e pos kësaj edhe ura e Ibrit të mbyllet. Pra politikanët këtë po e bëjnë për qëllime e interesa të tyre”, ka thënë Gjurasoviq.

Në anën tjetër, Driton Sulejmani, banori i veriut të Mitrovicës ka theksuar se politikanët shqiptarë nuk po e tregojnë realitetin sa i përket marrëveshjes për Urën e Ibrit.

“Marrëveshja që unë e kam parë në media, është projekti të cilin e kanë hartuar strukturat paralele serbe në Kosovë në bashkëpunim me qeverinë e Serbisë”, ka thënë ai.

“Ura nuk do të hapet për qarkullim pasi që projekti serb është i tillë”, ka shtuar Sulejmani dhe saktëson se projekti i deklaruar kryeministri Isa Mustafa për rinovim fizik të urës, është një ndër pikat e projektit serb për këtë objekt.

Ai sqaron se sipas projektit serb për urën, të cilin thotë se e ka parë me vëmendje, rinovimi pritet të përfundojë në fund të vitit 2016 dhe për një vit nuk do të ketë kalim të automjeteve nga jugu në veri.

“Që do të thotë se gjatë gjithë vitit 2017 makinat do mund të lëvizin vetëm nga veriu i Mitrovicës në jug, dhe ky do të jetë një test si provë e kthimit të mirëbesimit në mes të banorëve të veriut dhe atyre të jugut. Pastaj do të lirohet për qarkullim vetëm rruga që të shpie nga Ura e Ibrit në Lagjen e Boshnjakëve, e më pastaj do të lirohet edhe rruga për në fshatin Suhodoll, pra rrugë këto që shkojnë përbri lumit Ibër”, sqaron Sulejmani.

Ai më tej ka shtuar se rruga kryesore nga ura për në veri të Mitrovicës do të kthehet në shesh, e me këtë do t`iu pamundësojë shqiptarëve të jugut që të hyjnë në pjesën veriore. E lirë për qarkullim në vitin 2018 do të jetë vetëm rruga që të shpie për në Lagjen e Boshnjakëve dhe atje për në fshatin Suhodoll.

“Të gjitha këto kanë qenë të precizuara në projektin strukturave paralele të Serbisë, e që si duket është nënshkruar nga politikanët e Kosovës”, ka thënë pra Driton Sulejmani për portali tesheshi.com.

Më tej, inxhinieri i ndërtimit, Gani Beshiri, thotë se urës mbi Ibër, në të cilën strukturat paralele serbe dhe qeveria e Serbisë vitin e kaluar pas largimit të barrikadës së zallit dhe betonit vendosi barrikadën tjetër të quajtur “Parku i Paqes”, nuk i duhet kurrfarë intervenimi.  Sipas tij, kjo urë është një nga më të qëndrueshmet në Kosovë sa i përket statikës si dhe një nga urat më të bukura të Kosovës sa i përket arkitekturës.

“Politikanët e Kosovës si duket nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për hapje të urës, apo ndoshta kanë arritur ndonjë marrëveshje, por që është shumë e dëmshme dhe atyre po iu duhet kohë, e kështu kanë po sajojnë skenar të paqenë për probleme që nuk ekzistojnë. Urës i duhet një intervenim politik e jo intervenim në ndërtimtari”, ka thënë Beshiri.

Por ja që ka nga ata që besojnë që ura do të hapet për qarkullim pas një muaji qershor. Dhe ky është kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Ura do të hapet më 15 qershor sipas marrëveshjes së paraparë”, ka thënë shkurt Bahtiri.

Ndërkohë që zyrtarë të zyrës së Komisionit Evropian në Prishtinë, kohë më parë kanë njoftuar se tenderi për kryerjen e punimeve në rinovimin e urës së lumit Ibër ka dështuar dhe tani janë në fazën e ri tenderimit.

Në anën tjetër, zyrtarë të sigurisë në Mitrovicë kanë alarmuar eprorët e tyre ne Prishtinë se nëse Ura e Ibrit nuk hapet për qarkullim pritet tensionim i situatës. /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
20 hotelet më të bukura në Europë (foto)

20 hotelet më të bukura në Europë (foto)

Fenomeni “Londër” nuk ka të ndalur: një muslimane zgjidhet kryetare kuvendi e një landi gjerman

Fenomeni “Londër” nuk ka të ndalur: një muslimane zgjidhet kryetare kuvendi e një landi gjerman

Banane e butë dhe e verdhë apo e fortë dhe jeshile? Ja cila është më mirë (video)

Banane e butë dhe e verdhë apo e fortë dhe jeshile? Ja cila është më mirë (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni