Duke e marrë si një proçkë të qëllimshme franceze e jo si një aksident, atë, lëshimin e himnit andorras në vend të atij shqiptar në “Stade de France “, tifozeria kuqezi u hakmorr në “Air Albania Stadium” duke fishkëllyer “Marsejezën” e famshme, himnin e “Gjelave”.
Por kjo proçkë e panevojshme shqiptare, edhe nga fakti injë ndjese shtetërore nga ana e Francës, do t’i kushtojë Federatës Shqiptare të Futbollit afro 24 mijë euro gjobë.
Ky është ndëshkimi për të, vendosur nga UEFA. /tesheshi.com/