Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn u zotua të shtunën për të arritur një marrëveshje kompromisi midis Serbisë dhe Kosovës deri në fund të mandatit të Komisionit Evropian, i cili skadon këtë vit.
Gjatë një fjalimi në samitin e Mynihut me temë “Siguria në Evropën Juglindore: dy hapa përpara, një hap prapa”, Hahn u ka kërkuar të dyja palëve që të vazhdojnë të punojnë për një zgjidhje kompromisi, ku sipas tij ato duhet të duhet të japin më shumë se të marrin.
“Gjithkush duhet ta kuptojë këtë. Mbështetem në angazhimin tuaj por jo vetëm edhe të kolegëve të tjerë në vendet tuaja”, tha Hahn.
Ai theksoi se rezultati i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësor jo vetëm për të dy palët, por edhe për tërë Ballkanin Perëndimor. /tesheshi.com/