Gjykata e Apelit në Hagë ua ka ulur me tre muaj dënimet me burg ish-kryetarit të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit të shoqatës, Nasim Haradinaj, të cilët janë dënuar për pengim të punës së gjykatës.
Kolegji i apelit ua ka ulur dënimin të dyve nga katër vjet e gjysmë burg në katër vjet e tre muaj, ndërsa në dënim është përfshirë edhe koha që ata kanë kaluar në paraburgim që nga shtatori i vitit 2020.
Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në Prishtinë më 25 shtator 2020, ndërsa më 25 dhe 26 shtator u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomës së Specializuar.
Të dy u deklaruan të pafajshëm për akuzat. /tesheshi.com/