Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Haga pretendon: si Thaçi kërkon të zhbëjë Specialen

by te Sheshi
20/10/2020
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Haga pretendon: si Thaçi kërkon të zhbëjë Specialen

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se ndryshimet e propozuara kushtetuese nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale, kanë për qëllim kryesor t’i zhbëjnë ose bëjnë të pavlefshme veprimet e Prokurorisë së Specializuar.

Komenti i Prokurorit të Specializuar vjen pas kërkesës për informacion nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë.

Kjo dhomë është duke bërë vlerësimin e kërkesës së Thaçit rreth ndryshimeve kushtetuese, që lidhen me mandatin e Gjykatës Speciale.

E njëjta kërkesë për informacion i është dërguar edhe presidentit Thaçi, Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, dhe Shërbimit të Jashtëm të BE-së.

Dy institucionet e fundit kanë kërkuar shtyrje të afatit për dorëzimin e informacioneve të tyre.

Në deklaratën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar thuhet se ndryshimet e propozuara nga Thaçi “i zvogëlojnë të drejtat dhe liritë e garantuara nga Kapitulli II i Kushtetutës dhe janë antikushtetuese”.

Presidenti Thaçi i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me propozimin për ndryshimin e Kushtetutës, në fund të gushtit.

Në propozimi e tij, ai ka kërkuar që të ndryshohet neni i amendamentit kushtetues, ku thuhet se mandati i Gjykatës Speciale do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare.

Sipas propozimit të Thaçit, mandati i Gjykatës Speciale “do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Më 18 shtator, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka dërguar në Hagë kërkesën e Thaçit lidhur me mandatin e Gjykatës Speciale.

Më 16 tetor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka publikuar edhe komentin që ka bërë presidenti Thaçi, në përgjigje të informacionit të kërkuar nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë.

Mes tjerash, Thaçi ka thënë se kërkesa për ndryshim të Kushtetutës është bërë për të sqaruar disa paqartësi, në lidhje me përfundimin e mandatit të Gjykatës Speciale.

Duke përmendur disa formulime në Kushtetutë, Thaçi ka thënë se ato kanë bërë që opinioni kosovar të mendojë se mandati i Gjykatës Speciale do të zgjasë për një periudhë më së shumti pesëvjeçare.

“Për t’i shmangur këto paqartësi dhe për ta eliminuar çdo dilemë është rekomanduar që të bëhen amendamentet e propozuara të Nenit 162 të Kushtetutës, gjegjësisht paragrafët 13 dhe 14 të riformulohen”, thuhet në informacionin e ofruar nga Thaçi. /REL/

Related Posts

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës
Sociale & Shoqëri

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit
Politikë

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025
“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse
Bota & Rajoni

“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

17/05/2025
Next Post
FJALIMI/ Erdogan, “një skaner” për muslimanët: ç’po i bëjnë vetes, ç’duan t’u bëjnë të tjerët

“50 Cent” kërkon të votohet Trump: s’më intereson që ai nuk i pëlqen njerëzit e zinj!

Saga “Khashoggi”: ia morrën mizorisht Jamal-in, Hatice Cengiz ngre padi kundër Bin Salmanit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025
“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni