Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

    Një forcë ajrore po lind në veri të Evropës

    Një forcë ajrore po lind në veri të Evropës

    Pamje: si shpërtheu një fabrikë çokollatash në SHBA

    Pamje: si shpërtheu një fabrikë çokollatash në SHBA

    “Ohri”, Ish-vetëvendosësit sulmojnë Albin Kurtin

    “Ohri”, Ish-vetëvendosësit sulmojnë Albin Kurtin

    Le Figaro: A e ka tejkaluar ushtria kineze atë ruse?

    Le Figaro: A e ka tejkaluar ushtria kineze atë ruse?

    Gjyqtarja e parë e mbuluar në Gjykatën Supreme amerikane

    Gjyqtarja e parë e mbuluar në Gjykatën Supreme amerikane

    Të falenderosh NATO-n nga Beogradi për bombardimin e Serbisë

    Të falenderosh NATO-n nga Beogradi për bombardimin e Serbisë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Guernica: qyteti që u shndërrua në një simbol për paqen

Nga te Sheshi
07/04/2017
në Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Guernica: qyteti që u shndërrua në një simbol për paqen
100
SHPËRNDARJE

Tetëdhjetë vjet që kur u shkatërrua nga bombardimet – e ndërsa në Madrid hapet një ekspozitë e re me punimet legjendare të Pikasos – qyteti bask është një avokat krenar i paqes, sikundër edhe portë drejt një rajoni të mrekullueshëm me kodra të blerta dhe bregut të egër të Atlantikut.

Pas uzinës së pistoletave që është shndërruar në qendër arti, stacionit të rindërtuar të trenit ku shkëlqen statuja e presidentit të parë bask, duket një tunel i gjatë i nxirë me një drytek porta. Kur hyn brenda, bie erë lagështirë e bimësi. Tetëdhjetë vjet më parë do të kishte rënë erë frike, ndërsa turmat e banorëve të qytetit strehoheshin nga një prej sulmeve ajrore më famëkeqe në histori.

Përpara Hiroshimës apo Dresdenit, dhe shumë përpara Mosulit apo Halepit, ishte Guernica (emri zyrtar bask është Gernika). Më 26 prill 1937, qyteti tregtar u fshi nga tre orë bombardime prej avionëve nazistë, aleatë të fashistëve të gjeneralit Francisko Franko në luftën civile spanjolle. Ishte shkatërrimi i parë total i një objektivi civil nga ajri. Sulmi shkaktoi zemërim ndërkombëtar me demonstrata publike dhe piktura të dedikuara nga Pikaso, një kopje e së cilës qëndron ende jashtë sallës së Këshillit të Sigurisë së OKB-së.

“Nuk e dimë sesa njerëz u fshehën në këtë strehë”, thotë Begonja, një guidë e qytetit bask. “Por të gjitha ata mbijetuan”. Më pas, mbetet për të parë qytetin që është shndërruar në një simbol botëror të paqes.

Sot, qyteti ka një muze të paqes dhe një park të paqes, dhe të mbijetuarit nga bombardimi kanë krijuar lidhje me të tjerë të mbijetuar nga Dresdeni e Hiroshima për të zhvilluar fushata kundër luftës në Irak dhe në Siri. Në rrugët e tij shihen burra trupmëdhenj me beretat baske në kokë duke ecur nëpër rrugët moderne, dhe baret e qytetit fitojnë goxha me pintksos, versionin lokal të tapas.

Në një faqe kodrinore ndodhet simboli historik i identitetit bask: pema e lisit të Guernikës, poshtë të cilit breza të tërë liderësh baskë dhe mbretërish spanjollë janë betuar të respektojnë këtë rajon ashpërsisht të pavarur. Pranë tij gjendet bashkia neo-klasike, ku liderët rajonalë takohen ende për të dakordësuar buxhetin e përvitshëm. Asnjë prej tyre nuk u godit nga bombardimi, duke lënë kështu një qoshe të vogël vazhdimësie. Pas tyre shtrihet parku i paqes, ku fëmijët luajnë futboll në krah të skulpturës së Henry Moore, e quajtur “Figura e madhe në strehë”.

Por në zonë ka jetë edhe përtej Guernikës. Qyteti ndodhet në zemër të rajonit të gjelbër Vizcaya, me kodrina të buta dhe shtëpi të forta fermere, ndërsa shfaqet bregu i pazbutur i Atlantikut.

Një nga të mbijetuarit e fundit të sulmit ajror mbi Guernika të vitit 1937,  Luis Iriondo Aurtenetxea tashmë është 94 vjeç e megjithatë ende ruan paraqitjen me trup të drejtë si lastar. Ai rrëfen nga tregu i vjetër, arkadat prej guri të të cilit mbijetuan, por dyert ende mbajnë gjurmët e vrimave të plumbit.

“Ditën e bombardimit, isha vetëm 14 vjeç. Qyteti ishte plot me njerëz për ditën e tregut, gjë që gjermanët e dinin”. Ai tregon një tunel tjetër, në njërin cep të tregut. “Kambanat e kishës ranë në shenjë paralajmërimi dhe njerëzit më shtynë thellë në strehim. Mund të ndjeja ajrin e nxehtë të shpërthimeve, të dëgjoja shpërthimet, isha i tmerruar”.

“Bombardimi zgjati më shumë se tre orë. Në fund, kur dola nga pas thasëve të rërës, pashë gjithë qytetin tim tek digjej”.

Luis ishte me fat. Familja e tij mbijetoi dhe u largua drejt Francës si refugjatë, por ai nuk mund të harrojë. Dhe ai është krenar që djali i vet ndihmon refugjatët e sotëm në Greqi.

“Ne të mbijetuarit do të vdesim. Ne dëshirojmë që njerëzit të përcjellin mesazhin tonë. Ne dëshirojmë që çdo bashki qyteti të jetë komitet paqeje që të bisedojë me qeverinë e vet”.

“Kur ambasadori gjerman erdhi këtu për të kërkuar ndjesë në vitin 1997, m’u kërkua të flisja në emër të qytetit. Unë i thashë: ‘Nga rrënojat e atij që dikur ishte qyteti ynë duhet të ngrihet një flamur paqeje. Kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë”.

Piktura e Pablo Pikaso për bombardimin e Guernikës është një nga imazhet më të famshme të shekullit të 20-të. Një kanavacë e madhe me tone të errëta të grisë dhe blusë, në të tregohen me detaje tronditëse vuajtjet e njerëzve dhe kafshëve ndërsa bombat binin mbi qytet. Ai e pikturoi atë për pavionin spanjoll në Ekspozitën Ndërkombëtare të Parisit të vitit 1937 dhe dërgoi në turne në të gjithë botën për të bërë të njohur masakrën. Edhe pse spanjoll në origjinë, Pikaso u betua se ai ai e as piktura e tij nuk do të hynin kurrë në Spanjë deri në rikthimin e Demokracisë. Një gjë e tillë nuk ndodhi deri në vitin 1978, pesë vjet pas vdekjes së tij. Piktura u kthye më në fund në Spanjë në vitin 1981.

Piktura mund të soditet në muzeumin Reina Sofia të Madridit.

Ekziston një kopje moderne e Pavionit Spanjoll në Barcelonë, aty ku tashmë ngrihet një bibliotekë publike kushtuar luftës civile spanjolle, regjimit të Frankos dhe tranzicionit të Spanjës drejt Demokracisë.  Një imitim i pikturës së Pikasos mbush njërin mur mbi oborr, ashtu si u ekspozua kohë më parë origjinalja në Paris.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Plumba mbi Top Channel në terr të natës
Kronikë

Plumba mbi Top Channel në terr të natës

27/03/2023
Pse dhe Hipokrati këshillonte agjerimin?
Shëndet & Gatim

Pse dhe Hipokrati këshillonte agjerimin?

26/03/2023
Ky libanez, një jetë mbi biçikletë…
Individualitet

Ky libanez, një jetë mbi biçikletë…

26/03/2023
Lajme të tjera
Gabimet më të zakonshme  në gatim që shpeshherë mund të shkatërrojë  një darkë

Gabimet më të zakonshme në gatim që shpeshherë mund të shkatërrojë një darkë

Sulmi kimik në Siri: humb dy binjakët dhe pritet nga Erdogani, e puth në ballë

Sulmi kimik në Siri: humb dy binjakët dhe pritet nga Erdogani, e puth në ballë

Raporti: Ja si ka gëluar korrupsioni në Kosovë përgjatë vitit 2016

Raporti: Ja si ka gëluar korrupsioni në Kosovë përgjatë vitit 2016

TË FUNDIT

Ndeshje me rrezikshmëri të lartë: Serbia viziton Podgoricën

Ndeshje me rrezikshmëri të lartë: Serbia viziton Podgoricën

1 orë Më parë
Google zbuloi se cilët telefona janë në shënjestër të hakerëve

Google zbuloi se cilët telefona janë në shënjestër të hakerëve

2 orë Më parë
Një iftar në Stamford Bridge

Një iftar në Stamford Bridge

2 orë Më parë
Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Plumba mbi Top Channel në terr të natës

Plumba mbi Top Channel në terr të natës

27/03/2023
Pse dhe Hipokrati këshillonte agjerimin?

Pse dhe Hipokrati këshillonte agjerimin?

26/03/2023
Ky libanez, një jetë mbi biçikletë…

Ky libanez, një jetë mbi biçikletë…

26/03/2023
Dikur me qytetërim brilant, ç’ndodh sot me muslimanët në Spanjë?

Dikur me qytetërim brilant, ç’ndodh sot me muslimanët në Spanjë?

26/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist