Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një tragjedi rrugore trondit Italinë

    Një tragjedi rrugore trondit Italinë

    Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

    Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

    Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

    Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

    Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

    Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

    Puna në “djepin” e Hitlerit ka nisur…

    Puna në “djepin” e Hitlerit ka nisur…

    Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

    Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

    Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

    Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

    Kurti: E diela e 24 shtatorit, aneksimi i veriut nga Serbia

    Kurti: E diela e 24 shtatorit, aneksimi i veriut nga Serbia

    Edhe 200 trupa britanike në Kosovë

    Edhe 200 trupa britanike në Kosovë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Gruaja që sfidoi 300 neo-nazistë: fotografia shndërrohet në ikonë kundër racizmit në Skandinavi

Nga te Sheshi
04/05/2016
në Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Gruaja që sfidoi 300 neo-nazistë: fotografia shndërrohet në ikonë kundër racizmit në Skandinavi

Protesta e vetmuar e një gruaje që sfidoi marshimin e 300 neonazistëve me uniformë po shndërrohet në një imazh ikonë të rezistencës ndaj rritjes së të djathtës ekstreme në Skandinavi.

Fotografia e 42-vjeçares, Tess Asplund, me grushtin e ngritur përballë lidershipit kokërruar të Lëvizjes Nordike të Rezistencës në Borlänge, një qytet në qendër të Suedisë, po bën xhiron e internetit në këtë vend.

“Ishte një impuls. Isha kaq e zemëruar, sa thjesht dola jashtë në rrugë”, tha Asplund për gazetën “The Guardian”. “Po mendoja: jo, pra, ata nuk mund të marshojnë këtu! Pata një lloj zemërimi. Asnjë nazist nuk do të marshojë këtu, nuk është ok”.

Pasi u bashkua më pas me një kundër-demostratë që u zhvillua në qytet, ajo nuk mendoi më për gjestin e saj, mori trenin dhe u kthye në Stokholm. Por, kjo deri një ditë më pas kur fotografia ishte postuar gjithandej në rrjetet sociale.

“Tani është shndërruar në një cirk, jam pak e tronditur”, thotë Asplund, një grua trupvogël që peshon vetëm 50 kilogramë. “Nazistët janë zemëruar shumë, kështu që ndihem pak e frikësuar. Unë dua paqe dhe qetësi, këta çunat janë të mëdhenj e të çmendur. Është një ndjesi e përzier, por po përpiqem të ruaj qetësinë”.

Protesta e vetmuar e Asplund vjen në një kohë kur e djathta ekstreme në Suedi ka shtuar aktivitetin, sipas analistit Daniel Poohl nga Expo, një fondacion anti-racist në Stokholm, fotografi i të cilit arriti të kapë imazhin në foto.

Partia kundër emigrantëve Demokratët Suedezë renditet në sondazhe mes 15 dhe 20 për qind, dhe mban balancën e pushtetit në parlament, ndërsa ndjesitë raciste po shtohen nga një peisazh i fragmentarizuar i faqeve të internetit që nxisin urrejtje.

Nacionalsocialistët antisemitë të NRM-së përbëjnë pikën më ekstreme të krahut të djathtë, thotë Poohl.

“Jetojmë në një Europë ku idetë e së djathtës ekstreme po bëhen gjithnjë e më popullore, edhe pse ka reagim kundër tyre. Eshtë një kohë kur njerëzit po kërkojnë diçka që të kanalizojë dëshirën e tyre për të krijuar rezistencë ndaj një Europe që ngre mure ndaj refugjatëve, një Europe që nuk mund të jetë më bashkëpunuese. Tess ka arritur të kapë një nga konfliktet e kohës sonë”, thotë ai.

Media suedeze e ka krahasuar fotografinë me një imazh të famshëm të vitit 1985 të njohur si “tanten med väskan”, apo “zonja me çantë”. Imazhi në fjalë tregon një grua që godet me çantën e saj një kokërruar të partisë “Nordic Reich”.

Fotografia e Asplund në shumë kuptime tingëllon më e fuqishme në kontekstin suedez. “Jetojmë në një një shoqëri multikulturore tani, kështu që ka kuptim të veçantë që bëhet fjalë për një grua me ngjyrë”.

Shoqëria civile suedeze po punon fort për të sistemuar tenda për mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Azia që kërkuan azil në vend gjatë vitit të kaluar, por është vënë re një valë zjarrvëniesh mbi qendrat e azilkërkuesve, e madje qeveria ka ashpërsuar qëndrimin në politikat e dhënies së azilit.

Ndërkaq, Asplund tregon se nazistët kundër të cilëve ajo marshoi, njihen për shënjestrimin që u bëjnë anti-racistëve. “Kam miq që janë sulmuar prej tyre dhe që u është dashur të ndryshojnë adresë. Pata disa telefonata nga numra privatë, që bërtisnin kundër meje. Është e vështirë të flasësh për urrejtjen”, thotë ajo.

“Ndjehen e turpëruar që kam këtë problem. Policia thotë se është një vend demokratik, se ata kanë të drejtën të protestojnë. Por ata janë nazistë! Është e tmerrshme”.

Asplund, e cila e përshkruan veten si afro-suedeze, është e papunë dhe aktivizohet në grupin kundër afrofobisë. Suedia u identifikua nga OKB vitin që shkoi se ka një problem specific me afrofobinë, që përshkruhet si një ndjesi armiqësore ndaj njerëzve me origjinë nga Afrika Subsahariane.

“Racizmi po bëhet normal në Suedi”, thotë ajo ndërsa tregon rastin e një burri në metro që i kishte thirrur “zezake” ndërsa i kërkonte të nxitonte. “Por askush nuk i kushtoi ndonjë rëndësi. Mendoja se Suedia e vitit 2016 do të ishte më mendjehapur, por diçka ka ndodhur”, thotë Asplund.

“Shpresoj që të dalë diçka positive nga ajo fotografi. Ndoshta ajo që bëra mund të jetë një simbol se ne të gjithë mund të bëjmë diçka – nëse mundet një person, secili nga ne mundet”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Një tragjedi rrugore trondit Italinë
Bota & Rajoni

Një tragjedi rrugore trondit Italinë

03/10/2023
Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë
Ballkani

Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

03/10/2023
Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë
Ekonomi

Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

03/10/2023
Lajme të tjera
Sa flokë duhet të na bien mesatarisht gjatë një dite

Sa flokë duhet të na bien mesatarisht gjatë një dite

Reali ritakohet me Atletikon në finalen e Champions League-s: mposht një Man. Siti të pafrymëzuar

Reali ritakohet me Atletikon në finalen e Champions League-s: mposht një Man. Siti të pafrymëzuar

Gjithë jetën bashkë: binjaket festojnë 100-vjetorin e lindjes

Gjithë jetën bashkë: binjaket festojnë 100-vjetorin e lindjes

TË FUNDIT

Një tragjedi rrugore trondit Italinë

Një tragjedi rrugore trondit Italinë

7 orë Më parë
Françesku “përkëdhel” çiftet homo

Françesku “përkëdhel” çiftet homo

7 orë Më parë
Greqia mbyll krenarinë e saj të rreme

Greqia mbyll krenarinë e saj të rreme

8 orë Më parë
Rama “ngatërron” dhe Saudi-Izraelin në çështjen Kosovë-Serbi

Rama “ngatërron” dhe Saudi-Izraelin në çështjen Kosovë-Serbi

10 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

03/10/2023
Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

03/10/2023
Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

03/10/2023
Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

03/10/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Kush e sundon veriun e Kosovës, fiton legjitimitetin ndërkombëtar

Nga Leons Hasani: Si duhen kuptuar zhvllimet e fundit në Kosovë

Pse Vuçiç gënjen trashë dhe paturpshëm?

Nga Ilir Metaj*: Jeto!

Nga Dr. Arben Ramkaj: Censusi, besimi dhe kombi

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist